Demokratët duhet të ngrihen në protesta të fuqishme kundër skenarit të asgjësimit të PD së Rithemeluar!

Demokratët duhet të ngrihen në protesta të fuqishme kundër skenarit të asgjësimit të PD së Rithemeluar!

Nga Ndriçim Kulla - 15/01/2023

Zhvillimet politike në Shqipëri janë dramatike. Pluralizmi politik shqiptar thuajse u vra me daljen e opozitës nga Kuvendi, në 2019, dhe me bojkotin e zgjedhjeve vendore 2019 prej saj.

Edhe pas 25 prillit 2021 pluralizmi vazhdon të jetë gjysëm i vrarë, sepse po luhet një skenar makabër i Ramës, jo i vetëm, për të ruajtur pushtet absolut neodiktatorial, si në qeverisje qendrore ashtu edhe atë lokale, dhe për të shfarosur politikisht opozitën e vërtetë, duke përdorur njëmijë e një metoda alla ruse, bjelloruse, orientale, apo të cdo lloj tjetër të ngjashëm.

Tani Rama, i ndihmuar nga një grup deputetësh të PD, po vazhdon këtë strategji makabër duke përdorur gjykatën për të deligjitimuar të drejtën elementare kushtetuese të demokratëve, pra gjysmës së elektoratit shqiptar, për të patur partinë e tyre politike, pra që të mos lejojë hyrjen e PD së Rithemeluar në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Por situata tani po shfaqet akoma më alarmante, sepse Rama dhe falangat e tij të grupit Alibasha, praktikisht synojnë t’u heqin të drejtën demokratëve, që janë gjysma e elektoratit, të përfaqësohen me forcën e tyre politike në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Kjo është, as më pak dhe as më shumë, një strategji e një genocidi politik për shfarosjen e partisë së demokratëve. Këtë nuk guxoi ta bëjë as Ramiz Alia kur u ngritën studentët dhe lejoi themelimin e PD brenda 4 ditësh! As Cari i ri Putin  formalisht nuk e ndalon pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje.

Si intelektual, i persekutuar, opozitar dhe qytetar i një vendi europian e shikoj këtë situatë shumë të rrezikshme për demokracinë dhe stabilitetin e vendit tonë. Këtë rradhë po tentohet të asgjësohet PD, nesër kjo mund të ndodh me PS, sepse është krijuar precedenti. Për mua kambana e alarmit është e njëjtë, sepse është minë me sahat për demokracinë, pluralizmin dhe stabilitetin e vendit tonë. Si mund të qendroj indiferent komuniteti ndërkombëtar ndaj kësaj strategjie makabre të Ramës dhe grupit Alibasha, e cila mund ta kthej Shqipërinë në ditët e zeza të Enver Hoxhës që burgosi dhe vrau opozitarët dhe e shpalli PPSH partinë e vetme udhëheqëse të vendit. Po prisni që Rama të ndryshoj edhe Kushtetutën dhe ta shpall PS partinë e vetme udhëheqëse të vendit dhe të ndaloj cdo forcë tjetër politike?! Ky është një eksperiment makabër që po bëhet me demokracinë në Shqipëri.

Kjo situatë shumë e rrezikshme kërkon zgjidhje të shpejt, në mënyrë që demokratët të kenë mundësi të marrin pjesë në qeverisjen vendore, përmes PD së vërtetë dhe përfaqësuesve të tyre, të cilët tashmë i kanë votuar me primare!

Imagjinoni dot një vend demokratik perëndimor ku Kryeministri dhe disa bejlerë gjoja deputetë, përmes gjykatësve të nënshtruar, të ndalojnë partinë kyesore opozitare të garoj në zgjedhje të lira demokratike? Por një gjë tillë nuk mund të imagjinohet të ndodh, sepse jo vetëm antarët e simpatizantët e kësaj partie, por edhe qytetarët e një vend të lirë demokratik do rrëzonin kryeministrin dhe qeverinë e tij, ndërsa deputetëve të tyre të shitur do tu tërhiqnin mandatin brenda ditës.

Demokratët presin zgjidhje të shpejt për të ushtruar votën e tyre të lirë përmes forcës së tyre politike!

Strategjinë e Ramës dhe Alibashës e kam të qartë dhe e përshkrova me sipër. Por nuk e kuptoj mirë strategjinë e PD së Rithemeluar dhe forcave të vërteta opozitare. PD e Rithemeluar duhet të jetë konseguente. Përderisa demokratët po kërcënohen të mos munden të përfaqësohen me PD e vërtetë dhe përfaqësuesit e tyre në zgjedhjet lokale, pra po asgjësohet forca e tyre politike, ky është një lloj genocidi politik! Cfarë duhet të ndodhë më shumë për demokratët se kaq?!

Po shikoj se Berisha dhe PD po përpiqen të gjejnë zgjidhje  me rrugë juridike. Kjo më duket se i jep mundësi Ramës dhe grupit Alibasha të realizojnë strategjinë e tyre makabre, pra të mos lejimit të PD së Rithemeluar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit. Kjo do të bëj që më 14 maj demokratët, pra gjysma e elektoratit, të mos ketë mundësi të votoj për forcën e tyre politike! Kjo do të ishte de facto asgjësimi i PD! Kjo do bënte që PS të vazhdoj të sundoj thuajse në gjithë territorin e vendit! E tmerrshme jo vetëm për demokratët, opozitarët, por edhe për demokracinë dhe pluralizmin në vendin tonë.

Por a ka zgjidhje për demokratët?

Unë mendoj se akoma ekziston mundësia për zgjidhje me mjete demokratike që lejon fatmirësisht Kushtetuta jonë. Dhe si e mendoj unë këtë zgjidhje?

Për sa kohë rruga procedurale juridike është bllokuar nga Rama dhe grupi Alibasha, PD e Rithemeluar dhe Berisha kanë vetëm një rrugë demokratike: Ti bëjnë thirrje demokratëve, në të gjithë vendin, të ngrihen në këmbë dhe të përdorin cdo mjet demokratik kushtetues, për të fituar të drejtën e tyre elementare kushtetuese të shprehjes së orientimit të tyre politik përmes PD, e cila ka program demokratik në përputhje me Kushtetutën, si dhe autoritetet dhe strukturat e së cilës i kanë zgjedhur me votë të lirë, madje sipas parimit ”një antar, një votë”.

Kjo është kauzë themelore në një demokraci. Sot po tentohet të zhduket PD në opozitë, nesër kjo mund të përsëritej me PS në opozitë  Prandaj kjo kauzë themelore demokratike dhe kushtetuese meriton të mbrohet me cdo mjet demokratik dhe me cdo ç

mim. E thëne thjesht, demokratët në cdo qytet dhe fshat të vendit, duhet të ngrihen menjëherë në protesta të pandalshme, deri sa Rama dhe Alibashallarët të shbllokojnë vendimin e gjykatës së Apelit dhe të lejonë demokratët të hyjnë në zgjedhjet vendore me forcën e tyre politike, pra PD e Rithemeluar! Ata duhet të protestojnë para Kryeministrisë, Kuvendit, zyrës së Bashës dhe Alibashallarëve dhe para Gjykatës dhe cdo institucioni tjetër të vendit që është pjesë e kësaj strategjie makabre të shfarosjes së forcës politike të demokratëve.

Demokratët nuk duhet ti luten as Ramës, as Alibashave për të drejtën elementare kushtetuese të tyre të ushtrimit të votës përmes forcës së tyre politike në zgjedhje. Por duhet tia kërkojnë organeve drejtuese të PD dhe degëve të saj, kandidatëve për kryetarë të bashkive, si dhe kandidatëve të tyre për këshillat bashkiakë, që kanë zgjedhur vetë përmes primareve, që t’u prijnë në protesta të fuqishme në të gjithë vendin. Shqipëria nuk duhet të ketë normalitet pa u vendosur kjo e drejtë themelore demokratike kushtetuese në vendin e vet. Demokratët nuk duhet të lejojnë që Rama dhe Alibasha të zhvillojnë zgjedhje vendore pa demokratët dhe forcën e tyre politke. Ky do të ishte jo vetëm asgjësimi i PD, por edhe i pluralizmit në vendin tonë.

Kjo është provë e madhe për Berishën, kryesinë dhe organet drejtuese të PD dhe degëve të saj, kandidatëve për kryetarë të bashkive, si dhe kandidatëve të tyre për këshillat bashkiakë, që kanë zgjedhur vetë përnes primareve, si dhe demokratët në të gjithë vendin.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco