Zgavra që vjedh taksa me rendiment më të lartë se Cristiano Ronaldo

Zgavra që vjedh taksa me rendiment më të lartë se Cristiano Ronaldo

Nga Klodian Tomorri - 07/01/2023

Tatim fitimi 5 për qind për sektorin e IT-se është shndërruar në një zgavër të madhe shmangiesh të taksave. Ai është një privilegj, që është dhënë pa asnjë kushtëzim në krijim vende pune apo benefite të tjera për ekonominë.

Pra, i gjithë favori është thjesht dhe vetëm një mekanizëm për të shmangur taksat dhe klasifikohet plotësisht tek ato që quhen si praktikat e dëmshme.

Thuajse të gjitha kompanitë e IT-së, që marrin tenderat e tejfryrë të AKSHI-it, kanë hapur dhe nga një kompani satelit të fokusuar vetëm në programim, ku transferojnë një pjesë të madhe të parave qe marrin nga tenderat si nënkontraktim për të shmangur tatim fitimin 15 për qind dhe për të paguar vetëm 5 për qind.

Situata është bërë aq absurde saqë një nga tendermarrësit më të mëdhenj të AKSHI-t, ka krijuar një kompani satelit, të cilës i nënkontrakton 3 milionë euro në vit. Kompania ka vetëm 2 punonjës.

Pra, një punonjës prodhon 1.5 milionë euro të ardhura në vit, kokë më kokë në rendiment me Cristiano Ronaldon. Por nuk është vetem ky. Thuajse të gjithe tendermarrësit e AKSHI-t kanë krijuar nga një kompani satelit ku shmangin taksat masivisht.

Shikoni çfarë skeme kanë krijuar këta. Nga njëra ane vjedhin me tenderat e tejfryrë të AKSHI-t, nga ana tjetër nuk paguajnë as taksa.

Vjedhje e dyfishtë, vetëm se pjesa e dytë, kjo e shmangies se taksave, bëhet me ligj. Të babëzitur, nuk lënë as qindarkat.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco