Prindi 1, prindi 2, dhe lojërat e maskarenjve!

Prindi 1, prindi 2, dhe lojërat e maskarenjve!

Nga Artan Fuga - 03/01/2023

Kam dëgjuar se në disa institucione arsimore parashkollore kanë bërë fillime eksperimentesh sociale me zarar, për të zëvendësuar terminologjinë "baba", "nënë" me termat, Prindi 1 dhe Prindi 2.

Veç një maskaralliku, është edhe një eksperiment i paligjshëm! Është njësoj si të vrasësh dikë për të bërë eksperiment dhe parë se çfarë bën i vrari momentin e fundit të jetës!

Eksperiment i bukur në vetvete, por krim megjithatë! 

Veç maskarallik është edhe antiligjor sepse bie ndesh me kodin e familjes, pra indirekt edhe me Kushtetutën ku ky ligj bazohet. Prandaj eksperimentuesit duhet të vihen para përgjgjësisë ligjore!

Veç antiligjor është edhe një budallallik logjik. Ja pse: Gjoja për të vendosur barazinë midis nënës dhe babës, për ta shuar dallimin midis sekseve. Por Prind 1 kush quhet? T'a zemë se baba! A nuk privilegjohet përsëri baba? Pse të quhet 1 dhe jo 2? A nuk mbetet edhe dallimi mes sekseve vetëm se tani i shprehur numerikisht? Prindi 1 - baba, prindi 2 - nëna! Jo ush po gomar! Këta matematikë nuk dinë se përgjithësisht janë pa shkollë, por nuk dinë as logjikën e thjeshtë! Ku i shuan dot matematika dallimet reale? 1 dhe 2 janë po aq të ndryshëm sa baba dhe nëna, dhe për t'a quajtur 1 ose 2 prindi ka nevojë të tregojë seksin, se përndryshe kush do të quhet 1 dhe kush 2?

Pra, kemi një vërë në ujë!

Veç një eksperiment debil, kemi edhe një gomarllik nga ana operacionale.

Pse?

Unë jam gati të pranoj se në shumë fusha dallimi midis burrit dhe gruas është kot, i tejkaluar. Madje nuk ka fare vlerë të vihet në dukje. Ta zemë kalon kufirin me pashaportë! E ç'vlerë ka nëse je burrë a grua?! Por, kur shtrohesh në spital për ndonjë operim, bëni shaka nëse jeni burrë të thoni se jo, nuk ka rëndësi çfarë jam, ose më keq: jam grua! Shkoni në një bankë dhe hapni një llogari rjedhëse, pikë rëndësie  nuk ka nëse jeni burrë a grua. Por, nëse bëni synet fëmijën, kujdes! - duhet ta provoni se është djalë, se ndryshe nuk ecën!!! Shkoni të merrni pensionin, ose të regjistroheni në zyrën e punës, e ç'ju duhet atyre se jeni burrë a grua? Pikë rëndësie nuk ka. Por, kujdes, kur është fjala të qënë këngëtar lirik, nuk mund të thoni se unë nuk jam as burrë as grua sepse jam 1,2,3 e kështu idiotësira. Do jepni gjak? Nuk ka rëndësi jeni burrë a grua, bëjuni 1,2,3... sa të doni! Por kujdes nëse kërkohet qumësht për bebet, ka shumë rëndësi nëse jeni burrë a grua.

Për familjen në disa raste nuk ka rëndësi a je burrë a grua, por në raste të tjera thelbësore ka shumë rëndësi. Je bashkëshort 1 ose 2, ose 3, 🙂 kur paguan taksat e bashkisë sado të kripura të jenë, por kur merr leje barre je grua se burrë nuk mbetesh dot shtatzënë! Nuk ka 1,2,3, nuk tërci e vërci!

Për fëmijët dallimi nënë - baba shumë thelbësor, nuk bëhet dot prindi 1 dhe prindi 2. Pse? Sepse është nëna që e mban beben në trupin e saj dhe jo baba! Se është nëna që mban embrionin dhe jo baba! Le të jetë edhe homoseksual, e drejtë e tij! Se është nëna që e ushqen me qumësht, jo baba, se ky qumështin veç në dyqan mund ta blejë! Se në muajt e vitet e parë bebja është lidhur me trupin e nënës kryesisht, me aromën, frymën, zërin, e saj, dhe më pak me të babës! Se fëmija sheh që nëna ka dy gjinj kurse baba jo, se baba ka përkundrazi diçka të fryrë poshtë mbathjeve, kurse nëna e ka ndryshe, mos duhet Frojdi ngjallur t'ua shpjegojë? Fëmija sheh që baba rruan faqet, kurse nëna jo! Babës mund t'i bien edhe flokët, nënës jo! Se fëmija pak më i rritur do kuptojë se dikur nëna si ai kishte menstruacione, kurse baba si ai nuk kishte! etj, etj.

Si t'u themi fëmijëve që për ju nuk ka më nënë e babë, por ka idiotizma : Prindi 1 dhe Prindi 2? Se kush i ndihmon për mësimet, asnjë rëndësi seksi i njërit dhe i tjetrit. Se kush bën punët në shtëpi, etj., pa rëndësi. Se kush është deputet dhe tjetri biznesmen, fare!

Unë nuk kam asgjë me sjelljen seksuale të 1 dhe 2. Le të ketë qejf burri me burrin dhe gruaja me gruan. Por edhe homoseksualët, mesa njoh literaturën, duan ta dinë se me cilin seks kanë të bëjnë: leisbiket duan grua partneren, homoseksualët përgjithësisht burrin. Nuk mund t'u thuash nuk ka rëndësi, keni dikë pa seks!!!

Transeksualët janë gjë tjetër pastaj. Flasim njëherë tjetër!

Por, mos bëni idiotizma, maskaralliqe, shkelje ligji, shkelje të të drejtave të fëmijëve nëpër shkolla, kopështe dhe çerdhe!

Drejtësia ka fushë veprimi krejt të legjitimuar për t'ua vënë këmbët në një këpucë pastaj prindit 1 dhe prindit 2, madje në këpucë uniseks po deshët!  

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Lek 04/01/2023 19:11

Si Paralajmërimi është një dhuratë për njerëzimin
E Diel, 2 Janar 2011, në 21:45

Bija Ime e dashur, kur njerëzit t’i dëgjojnë këto Mesazhe, do t’i vënë ato në pyetje, do t’i sfidojnë dhe do t’i tërheqin mënjanë. Më tepër se kaq, ata do të hedhin përbuzje mbi to dhe do të bëjnë pyetjen: Përse këto Mesazhe nuk flasin më shumë për gëzim dhe lumturi? Përse ato janë të frikshme? Sigurisht që kjo mënyrë e të komunikuarit ndaj botës nuk do të vinte nga Jezu Krishti? Sigurisht që Jezu Krishti predikon dashuri dhe jo terror?

Përgjigja Ime ndaj këtyre akuzave është e thjeshtë. Është për arsyen se Unë ju dua të gjithëve që Unë e tregoj tani Mëshirën Time përmes këtyre Mesazheve. Unë vij fillimisht si Shpëtimtar për të gjithë, për t’ju çliruar, me qëllim që çdo njeri të mund të përfitojë nga shpëtimi. Vdekja Ime në Kryq ishte për t’ju dhënë një mundësi të dytë për të hyrë në Mbretërinë e Atit Tim.

Këtë herë Unë kthehem si një Gjykatës i Drejtë. Ju të gjithëve tani, përmes Dashurisë Sime për ju, po ju tregohet Mëshirë nga Unë, fillimisht. Kjo Mëshirë merr formën e një Paralajmërimi paraprak për t’ju ndihmuar që t’i rregulloni jetët tuaja përpara se Unë të kthehem në Ditën e Gjykimit. Prej Dhembshurisë Sime për secilin prej jush, Unë tani ju jap mundësinë e fundit për t’i hapur zemrat tuaja dhe t’i jetoni jetët tuaja në mënyrën e duhur.

Gëzimi mbi Tokë nuk mund të krahasohet me Gëzimin në Qiell

Kthejani shpinën tuaj mëkatit, pendohuni dhe rikthejeni lutjen në jetën tuaj. Është prej Mëshirës që Unë duhet t’ju paralajmëroj për të Vërtetën. Gëzimi që ju besoni se mungon në Mesazhet e Mia është për faktin se njerëzimi ia ka kthyer shpinën gëzimit së vërtetë. Gëzimi i ndjerë në Qiell nuk mund të krahasohet me të ashtu-quajturin gëzim që ju përjetoni mbi Tokë. Gëzimi mbi Tokë, i cili vjen nga dashuria e vërtetë, do të jetë i pastër. Gëzimi që vjen nga të mirat materiale është pa kuptim.

Bijtë e Mi, gëzimi që Unë duhet të ndjej duke ju vështruar është jetë shkurtër, për fat të keq, për shkak të asaj që Unë dëshmoj mbi Tokë sot. Gjithçka që ju e mbani për të shtrenjtë buron nga zotërimet materiale, apo përmes vlerësimeve nga të tjerët që ju lavdërojnë. Fare pak kohë i përkushtohet përgatitjes suaj për jetën tjetër.

Paralajmërimi është një Dhuratë

Mëshira Ime po ju sillet si një Dhuratë. Pranojeni atë. Shijojeni atë. Ejani tek Unë, të gjithë ju. Unë Jam varka juaj e shpëtimit në një det të tërbuar që është plot me rryma dhe shpërthime të papritura. Shpëtoni veten tani, ose do ta gjeni veten të fundosur në një rrymë të një madhësie të tillë sa nëse vendosni, në minutën e fundit, që të pranoni të hipni në varkën e shpëtimit, ju nuk do të keni fuqi të ngjiteni.

Pastrimi në botë vazhdon

Unë Jam i lodhur, fëmijë. Pavarësisht se sa shumë Unë përpiqem të komunikoj, shumë nga ju prapë e bëjnë një vesh shurdhër. Madje edhe priftërinjtë e Mi nuk i kushtojnë rëndësi thirrjes Sime kur Unë dëshiroj ta shfaq Mëshirën Time. Ndërsa Pastrimi në botë vazhdon dhe shtohet me shpejtësi, tani është koha për të thirrur fëmijët e Mi.

Tërmete dhe fatkeqësi të tjera globale

Kurrë të mos keni frikë nga stuhitë, tërmetet, tsunamit, përmbytjet, vullkanet dhe rrymat e nxehta, të cilat do të bien mbi botë për të ndihmuar në ndalimin e antikrishtit dhe ushtrisë së tij. Ndjekësit e Mi do të jenë të sigurt duke e ditur atë që i pret ata në Parajsën e Re, e cila do të formohet kur Qielli dhe Toka të shkrihen si një. Këto gjëra duhet të ndodhin. Ato nuk mund të ndalohen pasi kanë qenë parathënë. Megjithatë, bijtë e Mi, këto ngjarje do të jenë të shkurtra.

Ju, besimtarët e Mi, do të shpërbleheni për besimin dhe qëndrueshmërinë tuaj, përballë kundërshtimit të madh. Atëherë, bijtë e Mi, gëzimi do të jetë i vështirë për t’u marrë me mend. Ata që i përkasin Dritës do të mbështillen me Lavdinë dhe Dashurinë që ju pret. Ata në errësirë nuk do të jenë në gjendje t’i qëndrojnë Dritës. Ju mund të doni ta bëni këtë, por do t’ju lëndojë aq shumë sa do t’ju duhet të fshiheni. Por nuk ka se ku të shkoni përveçse strofullës së errësirës, e cila drejtohet nga vetë mbreti i errësirës – i ligu. A është kjo çfarë ju doni?

Si Satani punon përmes njerëzve

A e kuptoni terrorin që mashtruesi përfaqëson? A nuk e kuptoni se ai fshihet pas çdo vepre të vetme të egoizmit, lakmisë dhe vetëpëlqimit?

Ndërsa ju jetoni atë çfarë ju besoni të jetë jeta juaj e larmishme, e ngarkuar dhe e mbushur me kënaqësi, duke shpenzuar, duke u ushqyer, me veshjet e kota dhe në kërkim të vazhdueshëm për argëtim të mëtejshëm, ju jeni komplet të pavetëdijshëm se çfarë qëndron prapa veprimeve tuaja.

Ai zë i fshehtë, që ju nuk mund ta dëgjoni, por që e ndjeni – kur ju ndjeni një urgjencë për të vepruar, e cila ju shtyn të kërkoni, të kërkoni e të kërkoni më tepër argëtime, aventura dhe kënaqësi, vjen nga i ligu. Nuk ka rëndësi nëse veprimet tuaja ju bëjnë të buzëqeshni, të qeshni dhe përplasni duart me kënaqësi. Kjo ka fare pak peshë. Këto dëshira të forta janë krijuar për t’ju bërë që të kërkoni vetëkënaqësi të vazhdueshme. Çfarë e mire është kjo? A ju bën të ndjeheni mirë kur ka mbaruar? Sigurisht që jo. Kur ju ndaloni dhe pyesni veten, po sikur të mos i bëja më këto gjëra – çfarë pastaj? A do të kishte rëndësi? Në fillim, po, ndoshta do të ishte e mërzitshme, por është vetëm kur të keni ngelur pa asgjë që do t’ju duhet të përqendroheni vetëm në mbajtjen e vetes gjallë.

Ushqimi do të bëhet më i rëndësishëm se të mirat materiale argëtuese. Pastaj kur të keni mbetur pa ushqim dhe të jeni të uritur, ju do ta kuptoni se asnjë nga ato gjërat argëtuese të dikurshme nuk do të kenë më rëndësi. Ky është purifikimi që tani do të ndodhë së shpejti në botë. Përmes këtij purifikimi, një formë pastrimi, ju do të bëheni përsëri të plotë. Atëherë dhe vetëm atëherë ju do të jeni gati ta pranoni të Vërtetën.

Si Satani ju lë të ndjeheni bosh

Bijtë e Mi, ju nuk e shikoni Satanin në punë. Ju nuk mund ta shikoni atë, por ai e kalon gjithë kohën e tij duke u përpjekur për t’ju vjedhur nga Unë. Ai ju shkakton dhimbje të tmerrshme, fëmijë. Të gjitha tundimet që ai vë përgjatë udhës suaj përdorin joshjen materiale të parasë, bukurisë, zotërimeve dhe talentit, të cilat gllabërohen nga ju për shkak të lakmisë dhe dëshirës. Ju besoni se kur ju t’i keni grumbulluar të gjitha këto gjëra ju do të ndjeheni të kompletuar. Për fat të keq, kjo nuk është e vërtetë. Kjo është gënjeshtra që Satani përdor për t’ju vënë në kurth. Kur ata prej jush që i kanë arritur lartësi të tilla të pasurisë, zbulojnë se për ndonjë arsye ju e keni humbur atë të gjithë, atëherë të jeni mirënjohës. Sepse është vetëm kur ju vini të zhveshur nga zotërimet e botës që ju me të vërtetë mund të më lejoni Mua brenda zemrës suaj.

Mesazh për të pasurit

Për ata prej jush me pasuri – Unë nuk ju dënoj. Për shkak se ju keni mbështetje materiale, kjo nuk do të thotë se ju nuk po e ndiqni udhën e drejtë. Por ju keni një përgjegjësi për të bashkë-ndarë dhe për t’u kujdesur për ata me më pak fat se ju. Kjo është detyra juaj. Nuk është pasuria apo mirëqenia materiale që janë të gabuara. Nuk është i gabuar gëzimi dhe qeshja që ju përjetoni kur e shijoni jetën. Është kur ju bëhet fiksim dhe kur dëshira juaj për jetë luksoze merr përparësi mbi besimin tuaj dhe mbi mirëqenien e të tjerëve, që e bën këtë një fyerje në Sytë e Atit Tim. Pasuria juaj, shtëpitë, rrobat dhe zotërimet tuaja janë si retë që kalojnë nëpër qiell.

Ato gjenden atje për një minutë dhe ikin minutën tjetër.

Ju nuk mund t’i merrni ato me vete në jetën tjetër. Është shpirti që do të shkojë me ju. Kujdesuni për shpirtin tuaj, tregoni dashuri ndaj njëri tjetrit dhe ndaj atyre që ju shkaktojnë ankth në këtë jetë. Ndiqni Mësimet e Mia. Lypni Mëshirën Time. Vetëm atëherë ju do të bashkoheni me Mua në Tokën e Re që është Parajsa. Mos e çoni dëm trashëgiminë dhe vendin tuaj në Mbretërinë e Atit Tim.

Jezu Krishti juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/01/02/how-the-warning-is-a-gift-to-mankind/
Email This
BlogThis!
Share to Twitter
Share to Facebook
Share to Pinterest

armiri, paris04/01/2023 12:30

Shume e drejte!!!!

Shoqeria po degradon me sukses fale Shoqerise se Hapur, Shqyer!!!

Landi04/01/2023 05:34

Kto shko thuaja tet nipi, kelyshit te Alex sorres

Shto koment

Denonco