Dy fjalë për ndjesën!

Dy fjalë për ndjesën!

Nga Sali Berisha - 02/01/2023

Ndjesa është virtyt njerëzor dhe hyjnor i njeriut të qytetëruar. Por ndjesa pa pendesë është fasadë, është mëkat i rëndë.

Të kërkosh ndjesë pa pendesë është njëlloj sikur djalli të përpiqet të gjejë strehë në librat e shenjtë!

Kjo lloj ndjese ka në bazë instinktin e pudorit (turpit), të cilin e kanë në një masë të caktuar edhe kafshët.

Ndjesa pa pendesë është kallp-ndjesë dhe nuk buron nga ndërgjegjja e vrarë e njeriut për veprën e keqe që ka kryer.

E tille ishte ndjesa e Edi Ramës natën e Vitit të Ri. Pra, ajo ishte dhe mashtrimi i tij i fundit pasi vjedhja e tij vazhdoi edhe natën e Vitit te Ri. Ka tipa, thoshte ish-presidenti i Francës Fransua Miteran, që pasurohen edhe duke fjetur. Një tip i tillë është Edi Rama, që vjedh edhe duke fjetur pasi gjemitë e kontrabandës, paratë e djegësave fryjnë pandërprerë çdo minutë kuletën dhe kontot e tij.

Prandaj dhe ndjesa e tij ngjan me gjahtarin e Çehovit, i cili vrau gjatë gjahut një njeri në pyll, dhe pasi i kontrolloi xhepat, i gjeti një kuti me cironka. Hape t’i hamë, - i tha shoku. Ndjesë, - iu përgjigj gjahtari vrasës, këto nuk po i hamë se jemi në kreshpë.

Edhe Rama nuk kërkoi ndjesë të vërtetë për të zezat që iu ka bërë shqiptarëve, sepse në ndërgjegjen e tij, pendesa si e tillë nuk ekziston.

Duke përfunduar, i them Edi Ramës nëse i ka ngelur një nanogram ndërgjegje njerëzore në ndonjë skutë të erret të psiqikës, t’i kërkojë të falur shqiptarëve se:

-i ka vjedhur çdo ditë

-i ka mashtruar çdo ditë

-i ka përzënë nga vendi i tyre çdo dite dhe më shume se çdo luftë civile.

Dhe ik…!

Përndryshe Revolucioni Demokratik do ta hedhë këtë vit aty ku e meriton, në honet e turpit të historisë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Direkt n riedukim02/01/2023 15:39

O doktor, di gjë ti pse Adi Krasta ka filluar ka harruar shqipen? Psh te emisioni ku kishte të ftuar Enkel Demin (u dha dhe ritransmetim sot), Krasta tha fjalën: prezentator apo prezentatore festivali në vend të prezantues/e, dhe fjalën dyshimtar në vend të dyshues. Dakord që Krasta është pedagog, por të paktën mos ta flasë shqipen më keq se Rama!

Shto koment

Denonco