George Soros ka një ndikim të madh dhe shumë të rrezikshëm mbi mediat

George Soros ka një ndikim të madh dhe shumë të rrezikshëm mbi mediat

Nga John Dale Dunn - 02/01/2023

Nga John Dale Dunn, AMERICAN THINKER

George Soros, financieri miliarder, aktivisti i majtë dhe influencuesi, ka lidhje të gjera me mediat globale, siç tregohet në një studim të Qendrës Kërkimore të Medias (QKM)- me rezultatin e pashmangshëm që këto media promovojnë axhendat ideologjike socialiste.

Sipas një raporti që Joseph Vazques dhe Dan Schneider përgatitën për Qendrën e Kërkimeve të Medias, Soros ka lidhje me 253 organizata mediatike globale. Ky raport, i publikuar në fillim të dhjetorit, mund të jetë tashmë i vjetruar sepse duket se nuk përfshin paratë që Soros derdhi në një grup të majtë që është në prag të blerjes së 18 stacioneve radiofonike në gjuhën spanjolle në 10 tregje të ndryshme, duke fituar kështu akses në një të tretën e popullsisë hispanike.

QKM vlerëson se Soros mund të ndikojë opinionin publik praktikisht në çdo kontinenet për shkak të donacioneve dhe kontributeve të tij, paratë që ai pretendon se avancojnë axhendën e tij të shoqërisë së hapur, në fakt avancojnë një axhendë radikale marksiste socialiste. Shoqëria e Hapur mbron abortin, ekonominë marksiste, heqjen e fondeve për policinë, zbatimin e dobët të ligjit, kufijtë e hapur, ambientalizmin agresiv (madje edhe të dhunshëm) dhe aktivizmin LGBT.

Raporti vëren gjithashtu me saktësi se Soros merr trajtim të favorshëm nga këto organizata mediatike globale dhe gazetarët/reporterët e tyre që e dinë se kush është Babushi i Parave. Rezultati, siç pritej, është se objektiva të tjerë zgjidhen për investigim dhe kritikë.

Raporti i QKM është vetëm pjesa e parë e një serie të planifikuar me tre pjesë që ekspozon marrëdhëniet e Sorosit me median ndërkombëtare. QKM beson se ky informacion do të shpjegojë pse ka kaq shumë koordinim ndërkombëtar majtist për raportimin politik dhe gazetarinë e avokatisë.

Raporti i QKM përmend disa nga organizatat e përfshira në vërshimin e lajmeve dhe opinioneve me paratë e Sorosit: Instituti Poynter mori 492 mijë dollarë për të trajnuar gazetarët e ardhshëm të majtë; OpenDemocracy mori mbi 1.6 milionë dollarë për të promovuar raportimet e majta; dhe natyrisht, NPR shtoi 600 mijë dollarë në mediat e saj të financuara nga taksapaguesit për të raportuar lajmet me prirje të majta.

‘Paraja flet’ është fjalia kryesore e medieve dhe politikanëve. Nëpërmjet komitetit të tij, Soros ishte krye-donatori i Partisë Demokratike në SHBA përgjatë vitit 2022, duke u dhënë atyre të paktën 126 milionë dollarë.

Soros është gjithashtu një kontribuues i madh dhe famëkeq për kauzat anti-izraelite. Fondacionet e tij të Shoqërisë së Hapur kanë dhënë gjithashtu 220 milionë dollarë për organizatat e lidhura me ‘Black Lives Matter’. Këto janë shuma të mëdha për një ‘turmë të marrë me qira’ dhe aktivitete të tjera që ndikojnë politikanët dhe korporatat private të pranojnë presionin e majtë.

Politika është luftë për marksistët/socialistë dhe armët janë thelbësore për ndikimin e opinionit publik. Për të parafrazuar shfaqjen e njohur të së shtunës “Have Gun Will Travel”, ‘kush ka paratë e Sorosit, mund të udhëtojë’.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco