Sa punë do i bënte qeverisë së Edi Ramës një tërmet si ai i vitit 2019!

Sa punë do i bënte qeverisë së Edi Ramës një tërmet si ai i vitit 2019!

Nga Ylli Manjani - 02/01/2023

Sa punë do i bënte qeverisë një tërmet si ai i 2019!

Do shpallte një emergjencë të madhe që ti mbyllte gojën medias, në emër të mospërhapjes së panikut.

Pa do fillonte teatri në terren me kamera me vete.

Erioni herë me doreza e herë me përparëse do këputej para kamerave duke shërbyer për ata që kanë nevojë.

Po vetëlavdërimet në media!?

Pa do rifillonte rindërtimi dhe teatri me mbledhje fondesh.

Pastaj afrohen zgjedhjet dhe "pakos së madhe" të vitit që shkoi, por që do e ndajnë këtë vit, do ti shtohej pako edhe më e madhe e kalimit të lekëve në llogari për tërmetin...

Kështu njerëzia do votonin nga lumturia për monizmin... Akoma po e votojnë me lekët e 2019-ës, le pastaj me ca lekë të reja..!!!

Ja pra sa punë do t'u bënte një tërmet.

Do shembeshin edhe ca pallate të tjera në emër të tërmetit edhe për 4 vitet e ardhshme!!!

Zoti mos e bëftë, por që iu duhet ai tërmet, iu duhet!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco