Hej konservatorë, po ju sundojnë gazilionerët si George Soros me shokë

Hej konservatorë, po ju sundojnë gazilionerët si George Soros me shokë

Nga Rowan Scarborough - 30/12/2022

Nga Rowan Scarborough, WASHINGTON TIMES

Operacioni i madh i Twitter-it të vjetër për të mbytur në mënyrë metodike mendimin konservator drejton realitetin e ri në Amerikë: ne po sundohemi nga ideologë të majtë të pazgjedhur, super të pasur.

Panteoni: Bill Gates, George Soros, Michael Bloomberg, Jeff Bezos, Lauren Powell Jobs, Tom Steyer, Tim Cook, menaxheri woke trilionadollarësh BlackRock, Google, Facebook, Twitter i vjetër, Disney, Comcast dhe Klaus Schwab me klubin e miliarderëve Forumi Ekonomik Botëror.

Ata nuk janë thjesht të ndryshëm nga ti e unë. Ata janë të ndryshëm nga dinamot industriale të gjyshërve tuaj, ata që i dhanë formë jetës amerikane përmes shpikjeve. Energji elektrike, hekurudha, makina, aeroplanë, raketa, telefona, pajisje më të mira, banka dhe naftë për t'i drejtuar të gjitha.

Kjo nuk mjafton për Big Tech e sotëm, shtëpitë e investimeve dhe financuesit e tjerë të Partisë Demokratike. Po, ata shpikën brezin e ardhshme të gjërave interesante duke e çuar përpara përvojën njerëzore. Por më pas ata e lidhën atë dhe rrjedhën e madhe të parave në përpjekje për të na vënë nën kontroll – çfarë duhet të lexojmë, të themi e të mendojmë; si të udhëtojmë; çfarë ushqimi duhet të prodhojmë e hamë; si votojmë.

Ironikisht, falë njeriut më të pasur në botë, Elon Musk, amerikanët kuptuan për herë të parë se sa kontroll mbi mendjen ushtronte Twitteri i vjetër. Musk është ai tipi i industrialistit të kohës së gjyshërve. Zoti Musk arriti suksese kolosale në sektorin bankar (PayPal), në industrinë e automobilave (Tesla) dhe në udhëtimet në hapësirë (SpaceX). Ajo që i mungonte ishte dëshira për ta parë nga lart poshtë amerikanin e mesëm.

Musk e çliroi Twitterin e vjetër duke nxjerrë fillimisht Twitter Files e ekspozuar se sa thellë shkon manipulimi nga woke.

Vendosja në listën e zezë (e thirrur me emrin e zbukuruar kibernetik “filtrimi i vizibilitetit”) solli një kosto të madhe për vendin tonë. Ata nuk ndaluan thjesht debatin; ndaluan të vërtetën. Nuk kishte të bënte vetëm me fshirjen e llogarive në Twitter të një aktivisti konservator. Bëhej fjalë për fshirjen e një mendimi si të papërshtatshëm për t'u diskutuar - kudo.

Shtrëngimi i kontrollit të miliarderëve në shoqërinë amerikane rrjedh në dy kanale.

Twitter-i i vjetër, Google, YouTube i Google dhe Facebook sulmojnë mendimin e lirë.

Kanali 2 është ribërja e jetës së përditshme, duke e zhveshur atë nga kënaqësia dhe duke e mbjellë atë me ndjenjën e fajit.

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates dhe pasuria e tij prej 100 miliardë dollarësh (sipas Forbes) është një njeri i tillë.

Ndoshta nuk ka një gazilioner që ka një axhendë më të gjerë për të drejtuar jetën tonë sesa zoti Gates dhe fondacioni i tij Bill dhe Melinda Gates (me vlerë 56 miliardë dollarë).

Gates i ka kthyer COVID-19/ndryshimin e klimës në eksperimente për të bllokuar diellin tonë të vetëm, ushqimin vegan, ngrënien e insekteve dhe mishin e rremë – ndërkohë që ai blen toka bujqësore. Ai është financuesi privat nr. 1 i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Projekti i saj i preferuar këto ditë është një lloj “pasaportë” dixhitale vaksine, e cila do të kërkonte një bazë të dhënash masive dhe kontroll udhëtimi.

Fondacioni Gates dërgoi një grant në 2012 për All Things Bugs LLC. Qëllimi i deklaruar: “Të zhvillohet një mënyrë për prodhimin efikas të ushqimit të dendur me vlera ushqyese duke përdorur specie insektesh”.

All Things Bugs mburret me pluhurin e bulkthave dhe sallamin e larvave, të cilat unë nuk i përdor. Këtë vit, ajo fitoi patentën e parë amerikane në botë për prodhimin në masë të ushqimit të insekteve, raportoi Yahoo News.

Forumi Ekonomik Botëror i Klaus Schwab është përkrahësi më i bezdisshëm i insekteve në botë. Menyja e tij mbështet veçanërisht krimbat e miellit. Njam, njam. Në përgjithësi, zoti Schwab dëshiron një rinovim total të Tokës.

Revista Land Report vlerëson se Gates, me 242,000 hektarë gjithsej, është pronari më i madh i tokës bujqësore në SHBA. Për çfarë qëllimi? Pyeta zyrën e shtypit të Fondacionit Gates dhe nuk mora asnjë përgjigje.

Gates ka investuar në një eksperiment të Harvardit mbi gjeoinxhinierinë diellore. Re pluhuri të veçantë do të zbehnin diellin dhe do të ulnin temperaturat në Tokë.

“Kjo re kimike e financuar nga Bill Gates mund të ndihmojë në ndalimin e ngrohjes globale”, raportoi CNBC. Gates ka vendosur që të gjitha “vendet e pasura” duhet të konsumojnë mish 100% sintetik. Ka të bëjë me metanin e çliruar nga lopët dhe ndryshimet klimatike.

Një mënyrë që zoti Gates përdor për publikimin e  të gjitha ëndrrave të tij është financimi i një liste të organizatave të njohura gazetareske. I keni vënë re të artikujt për insektet si ushqim?

Një analizë e vitit 2020 nga autori Tim Schwab në Columbia Journalism Review zbuloi se më shumë se 250 milionë dollarë grante të Gates kanë shkuar në media me ndikim si BBC, NBC, ProPublica, National Journal, The Atlantic dhe The Guardian.

Teksa zoti Gates, tip studiuesi me syze, nxjerr dekrete mbi ndryshimin e klimës dhe dietën, ka një plutokrat amerikan që është më pak i sjellshëm. Përkrahësi i Partisë Demokratike George Soros përdor forcën brutale të parave politike për të marrë atë që do.

Ajo që ai dëshiron është jo më pak se një ristrukturim i Amerikës, duke hedhur poshtë sovranitetin e SHBA për një lloj sundimi global.

“Sovraniteti i shteteve duhet t'i nënshtrohet ligjit ndërkombëtar dhe institucioneve ndërkombëtare”, thotë zoti Soros. Si dhe "Ne kemi nevojë për një autoritet të ri ndërkombëtar që kapërcen sovranitetin e shteteve për të promovuar një shoqëri të hapur".

Ai ka financuar qindra grupe aktiviste të krahut të majtë, si Kërkoni Drejtësi (4.5 milionë dollarë më 2021). Grupi drejtohet nga Brian Fallon, ish-sekretar shtypi i fushatës së Hillary Clinton dhe një nga mbrojtësit më të njohur të fushatës për mosfinancimin e policisë.

Investimi aktual me më tepër ndikim i Sorosit është zgjedhja e prokurorëve ultra të majtë në Amerikën urbane ultra-blu. Motivi i tij është të ndihmojë të varfrit duke liruar kriminelët e varfër pas arrestimit.

Unë do ta cilësoja planin e madh të drejtësisë penale të zotit Soros si më shumë krim, më pak polici.

(Meqë ra fjala, vetë Soros jeton mjaft rehat në komplekset e mbyllura në një qytet që ka policinë e vet).

Konservatorët thonë se Soros po shkatërron Amerikën. Demokratët marrin paratë e tij dhe kandidojnë.

Pastaj është kufiri jugor.

Fondacioni për Shoqëri të Hapur i Sorosit bën dhurata financiare. Një përfitues është Alianza Americas. Vitin e kaluar, ai bëri thirrje për eliminimin e Patrullës Kufitare të SHBA dhe zbatimin e ligjit - me fjalë të tjera, një kufi plotësisht të hapur.

Presidenti Biden dëshiron më shumë votues demokratë, kështu që ka shkelur betimin për të mbrojtur Amerikën dhe po bën punën e Alianza America. Kartelet vrasëse meksikane të drogës tani hyjnë e dalin sipas qejfit. Ata po e mbytin vendin tonë në droga vdekjeprurëse, si fentanili i dizenjuar nga kinezët, dhe duke trafikuar kriminelë e skllave seksi.

Pse e bëri këtë zoti Biden?

Soros ishte donatori kryesor deri tani për zgjedhjet afatmesme të sapopërfunduara, me mbi 128 milionë dollarë për Demokratët dhe grupet aleate.

Ja pse.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Hapni syte shqipe30/12/2022 19:35

Sa bukur tingellon e verteta.
Bravo

Shto koment

Denonco