Beogradi po luan një rol destruktiv, kurse Vuciç po bën manovra populiste

Beogradi po luan një rol destruktiv, kurse Vuciç po bën manovra populiste

Nga Florian Hassel - 28/12/2022

Fakti që presidenti serb, Aleksandar Vuçiç po dërgon trupa në kufirin me Kosovën nuk është gjë tjetër veçse një manovër populiste për publikun vendas

Nga Florian Hassel, Tages Anzeiger

Duhej të ishte një kompromis historik që BE dhe Uashingtoni ulën Serbinë dhe Kosovën për të arritur një marrëveshje në prill të vitit 2013 në Bruksel. Në fakt, rezultoi një gabim historik, pasojat e të cilit rikthehen në rajon në mënyrë të përsëritur. Në vend që ta detyronte Serbinë të njihte pavarësinë e Kosovës në këmbim të anëtarësimit në BE, BE-ja promovoi një kompromis të kalbur.

Beogradi nuk duhej ta njihte Kosovën, dhe, nën drejtimin e Aleksandër Vuçiç, ishte në gjendje të shmangte pajtimin me të kaluarën e tij të afërt, shpesh të dhunshme në ish-Jugosllavi, të manipulonte pakicën serbe në Kosovë për qëllimet e tij dhe sot e kësaj dite të luajë kartën e gjoja serbëve të persekutuar.

Fakti që Vuçiçi po vendos tani ushtrinë dhe policinë në gatishmëri të plotë luftarake, nuk duhet të bëjë shumë përshtypje- kjo nuk është gjë tjetër veçse një manovër populiste për turmën vendase.

Kjo i shërben Vuçiçit mbi të gjitha sepse mediat shtetërore të Serbisë dhe tabloidët pro-qeveritarë janë të mbushura me propagandë anti-Uashington, anti-BE dhe pro-ruse për vite me radhë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po refuzon asociacionin kuazi-autonom të qyteteve dhe komunave serbe në Kosovë, të dakordësuar në Bruksel në vitin 2013- dhe po bën mirë.

Kjo tregon rolin shkatërrues që Beogradi ka luajtur për vite me radhë në kontrollin e serbëve që jetojnë ende në Kosovë. Kosovarët me të drejtë i frikësohen mosqeverisjes de facto- siç ndodhi në Bosnje-Hercegovinë. Edhe atje, Moska dhe Beogradi po bojkotojnë funksionimin e shtetit në tërësi, kryesisht nëpërmjet një nënrepublike serbe, që do ta afronte me demokracinë dhe BE-në.

Në rastin e Rusisë, politika evropiane mori një qasje të vonuar, por të riorientuar. Në rastin e politikës ndaj Kosovës dhe Serbisë- kjo gjë, për fat të keq, nuk po duket ende.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco