Shtet ligjor apo 'Teatri në Ekran'?

Shtet ligjor apo 'Teatri në Ekran'?

Nga Jamarbër Malltezi - 16/11/2022

Pas mbi 2 vjet hetime po arrestohen disa për vjedhje thërrimesh POR asnjë vendim-marrës që kish tagër të:

1-Shkelën Strategjinë dhe Planin e Veprimit të mbetjeve të financuar me miliona euro nga taksapaguesit Europianë përmes Komisionit Evropian.

2- Të injorojë Agjensinë e Prokurimeve Publike që doli kundra procedurës anti-ligjore.

3- Të bëjë gjoja sikur u kryen 9 procedura dhe 17 firma brenda ditës, 4-Të japë garanci ministrit të firmosë kontrata paçka se nuk ka fare para në buxhet.

5-Të marrë kompetencat e pushtetit vendor që është përgjegjës për menaxhimin e mbetjeve sipas ligjit dhe po sipas ligjit pushteti qëndror nuk ka rol menaxhues.

6- Të japë 8 pikë bonus për eksperiencë për kompaninë që nuk ekzistonte fare në atë kohë.

7- Të injorojë MSA.

8- T’i japë të njëjtëve sekserë të Rama-Ahmetaj edhe 8 milion € për heqjen e mbetjeve të Elbasanit dhe 15 milion € për të hequr mbetjet urbane nga porto Romano.

9- T’i japë të njëjtëve sekserë edhe monopolin absolut:

a-landfill,

b-incenerator,

c-mbetje të riciklueshme,

d-inertet,

e-dherat…, e në fund-

10- Të bëjë me regji emergjence heqjen e plehrave për çdo qytet, vjet (Durrës, Shijak, Kavajë, Lushnje, Peqin, etj.) që t’i detyrojë të çojnë paratë tek monopoli i sekserëve të vet!

Kur të ketë ndonjë përgjigje për këto 10 pika atëherë flasim për heronj imagjinarë të fëmijëve imagjinarë të kukllave të Soros. Deri ateherë “Teatri në ekran”.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco