Ku shkojnë rublat ruse, denarët serbë, lirat turke e derhami i Dubait?!

Ku shkojnë rublat ruse, denarët serbë, lirat turke e derhami i Dubait?!

Nga Enver Bytyçi - 13/11/2022

Nga Enver Bytyçi/

Edipsodi i parë:

Ishte viti 2013! Nuk ishin zhvilluar ende zgjedhjet parlamentare. Ambasadori rus në Tiranë, Abramov, më kërkon një takim për bisedë në cilësinë e drejtorit te kzekutiv të Institutit të Studimeve të Europës Juglindore. Shkova, nuk e refuzova! Çeshtjet që diplomatët konsultojnë me mua lidhen kryesisht me Kosovën dhe zhvillimet në rajon. Me kënaqësi ua shpjegoj ato çfarë ndodhin, sepse më jepet mundësia të shfaq të vërteta, që disa prej tyre i kanë abservuar ose i duan si gënjeshtra.

Nejse! gjatë bisedës ai u ankua edhe për qeverinë Berisha! Nuk na jep akses, tha, për investimet tona në Shqipëri. I kemi kërkuar të investojmë në hekurudha dhe na nxjerrin pengesa. Pasi foli për këtë ankesë, i thashë: 

- Po ja tani mund të vijnë në pushtet socialistët dhe besoj se do ta keni më të lehtë të realizoni projektet tuaja! Pasi heshti për pak, tha: - Do ta shohim! 

Më vonë, në prag të zgjedhjeve ose pak pas tyre, mediet shkruan se në portin e Durrësit kishin ardhur 30 milion dollarë nga Rusia, të destinuar për fushatën elektorale! Sigurisht në ndihmë të një subjekti politik në zgjedhjet e qershorit 2013! E morën pushtetin Rilindasit dhe askush nuk foli më për këtë episod!

Episodi i dytë:

Përsëri më takon një ose dy vjet më vonë një diplomat rus! Arsyeja e njëjtë: - Të dinte se çfarë mendoj unë për zhvillimet në Kosovë dhe në Ballkan. Por biseda vjen edhe te Shqipëria. 

- Kryeministri Rama, më thotë, ka kërkuar të bëjë vizitë në Moskë dhe të takojë presidentin Putin. Por zoti Putin i ka kërkuar nënshkrimin e Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit midis të dy vendeve. Ai është në dilemë. Nga njëra anë ka dëshirë të madhe të pritet në Kremlin, nga ana tjetër ka frikë nga amerikanët ta nënshkruajë këtë traktat! Ne nuk e presim nëse ai nuk pranon të nënshkruajë traktatin!

Logjika: Nëse nuk do ishte frika, gogoli amerikan, do i bashkohej Vladimir Putin! Kryeministër pa sens, pa logjikë, jo i vetëdijshëm për veten dhe interesin kombëtar!
Informova për këtë me shkrim ish-presidentin e Republikës,të ndjerin e fisnikun, siç edhe kishte emrin, Bujar Nishani. 

Episodi tretë:

Në vitin 2016 kam bërë një letër përsëri për presidentin Nishani. Në atë letër i kam kërkuar që si kryetar shteti dhe i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të parandalonte dhënien me koncension të hidrocentraleve të kaskadës së lumit Drin te një firmë në pronësi të një qytetari serb, babai i të cilit ishte gjeneral dhe kriminel lufte në Kosovë! I paraqita presidentit faktet që posedoja për këtë. Ngarkoi këshilltarin e tij, Sajmir Kodra, që ta ndiqte shqetësimin tim. Por zotit Kodra ia fshehën në ministrinë e Ekonomisë dhe Energjitikës gjithçka që lidhej me këtë aferë!  Përfundimisht asnjë përgjigje!

Episodet e tjera janë të nohura dhe publike. Tani të më thotë dikush se ku shkojnë rublat ruse?! A është Edi Rama poseduesi kryesor i rublës ruse, denarit serb dhe lirës turke?! Tani edhe i derhamit të Emirateve të Bashkuara!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco