I vetmi Kryeministër që promovon kanabisin, drogohet dhe refuzon testin e drogës

I vetmi Kryeministër që promovon kanabisin, drogohet dhe refuzon testin e drogës

Nga Kastriot Islami - 11/11/2022

Në një debat, para disa kohësh, një servil tipik që mbronte me zjarr Kryeministrin, hidhet dhe thotë: “Ju njerëzit me mend të këtij vendi, mos flisni se ai ju mundi të gjithëve, pra është më i aftë se ju veç e veç dhe të gjithë bashkë!”

Bashkëbiseduesi ju përgjigj: "Është e vërtetë se ai i paska “mundur” të gjithë njerëzit me mend në këtë vend! Dhe a dini përse? Sepse ai ka disa “vese” që njerëzit me mend në këtë vend nuk i kanë.

Ai mund të jetë politikani më i pasur në glob! Mashtrues i suksesshëm! Promovues i kanabisit dhe i droguar, që refuzon testin e drogës!  Më konkretisht, ai është i vetmi kryeministër në botën demokratike që:

mashtron, tallet e ofendon kundërshtarët e votuesit e tij;

është akuzuar si i droguar…dhe ka tmerr e frikë të pranojë testin e drogës;

është akuzuar nga OSBE-ja për zotërimin e 200 milionë eurove të fshehura në “off shore”;

miqtë e tij i kanë nxjerrë në media, dosje mjekësore për sëmundje mendore;      

mban rreth tij individë mediokër që të maskojë injorancën e tij;

është me formim të mangët e shkollim të cunguar;  luan basketboll në zyrën e tij;

zhgarravit gjatë takimeve zyrtare se s’ndjek dot bashkëbiseduesin; ka mbushur muret e zyrës së tij me zhgarravinat e tij;

ka dalë rrugëve të Tiranës me sëpatë në dorë për të prerë shtyllat e elektrikut; 

ka dalë duke ulërirë në mes të sheshit Skënderbej, “o rrumpallë”;

shan, ofendon, bulizon me fjalë të ndyra opozitarët në parlament;

e ka bërë fushatën elektorale me “timon dhe tepsi” në dorë.

Pasi ka shkatërruar imazhin e vendit të tij, shkon nëpër botë vetëm për interesa personale;

tregon në dreka e darka me homologët evropianë, barcaleta të rëndomta e banale;

shkon në takime kombëtare e ndërkombëtare me antiplumb, poturre e atlete;

ka dalë lakuriq në një plazh publik; ka ngritur televizionin e tij privat; 

bredh natën si lugat me taksi se nuk e zë gjumi nga frika; ka deklaruar në media se është bërë Kryeministër nga frika e vdekjes;

ka shokë të ngushtë - kriminelët dhe miq – oligarkët; ka blerë vota me hajdutët dhe ka kërcënuar votuesit me kriminelët; 

ka zëvendësuar profesorët e akademikët me kriminelë në sektin e tij;   

ka mbushur maxhorancën me “kukulla dhe manekinë”; 

ka orkestruar goditjen fizike të deputetëve të opozitës në parlament;

ka ndërtuar shtëpi me para të dyshimta, një bunker pa dritare dhe pa çati; 

iu kap një avion droge se ju thye rrota gjatë uljes në lëndinë;

përdor “charter” personal dhe bën jetë luksoze;

mbolli me ndihmën e Policisë, të gjithë fushat e vendit me kanabis;

ka rritur ne shifra të frikshme defiçitin e buxhetit duke financuar PPP-të me buxhetet e ardhshme;       

ka futur në burg të varfër e pensionistë të pamundur për të paguar dritat.

Ka futur në zyrën ovale të Presidentit të SHBA-së, Ministrin e Brendshëm bashkëpunëtor të mafias;

ka përdorur policinë për të goditur fëmijët në sy të prindërve;

bredh nëpër botë për të hapur ekspozita me zhgarravinat e tij me paratë e taksapaguesve.

Përdor helm mbytës kundër kundërshtarëve të tij që protestojnë;

për të përjetësuar karrigen e tij pranoi të sillte mbetjet e armëve kimike siriane;

është akuzuar se ofendon, godet dhe dhunon gratë;

si at-vrasës ka akuzuar të atin për çështje morale; 

ka ofenduar rëndë Presidentin e SHBA-së duke u bërë thirrje amerikanëve të mos e votojnë;

ka prishur me dhunë stadiumin kombëtar, Pallatin mbretëror e Teatrin Kombëtar;

ka organizuar takimet elektorale në mes të qyteteve me karrige nga shkollat e kopshtet.

Ka kërcënuar në telefon për interesat e tij e të sektit që drejton gjyqtarë e prokurorë;

ka paguar 80 mijë dollarë për një foto me Presidentin e SHBA-së për të mashtruar votuesit; po boshatis vendin duke detyruar qytetarët ose të nënshtrohen ose të emigrojnë;

po i fut thikën pas shpine kombit, duke bashkëpunuar me qarqe antishqiptare e cilësuar kundërshtarët, “tradhtarë “ e tradhtarët,  “bashkëpunëtorë” vetëm për karrigen e tij...

 Këto janë vetëm disa nga bëmat e zullumet, sepse ka edhe shumë të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Gj11/11/2022 10:14

Bravo profesor!
Lexoje nëse ke kohë:
"Në një fshat që s'kishin parë kurrë gomar, vjen njëri më së fundi dhe mblidhet gjithë fshati me gjetë çfarë është. Asnjë nuk dinte ç'të thoshte dhe thërrasin më të diturin, që s'kishte ardhur akoma...ky pasi e pa mirë e mirë ju thotë: "ose është lepur 300 vjeç, ose e ka çue djalli të na hajë të gjithëve".
Ka filluar dhe në pamje t'i ngjasojë...

Shto koment

Denonco