Kush ia ka thyer vezët në kokë Edi Ramës!

Kush ia ka thyer vezët në kokë Edi Ramës!

Nga Basir Çollaku - 10/11/2022

Kostandin Kristoforidhi, një dijetar i madh me një vepër fort të çmuar në studimet e shumta të tij. Teksa po punonte për dialektet, po mblidhte lloj sharjesh e lëvdatash në pazar. Vajti te një nënë e moshuar e cila po shiste vezë. Mori një kokërr e theu përtokë.

Zonja e pa e habitur. Mori një tjetër. E theu. Plaka nisi të shajë dhe mallkojë. Kostandini nxori pënë e kartë dhe shkroi çdo fjale. Dhe vazhdonte thyerjen e vezëve duke rritur zemërimin e gruas bashkë me fyerje e mallkime. Mbajti i kënaqur shënim plot fjalë. 

Pasi heshti shitësja e lodhur, ai e pyeti.

Sa kushtonte një kokërr vezë, sa bënin të gjitha. E këputur nga inati, ajo i tregon vlerën. Kristoforidhi i jep dyfishin e pagesës. Zonja nis një breshëri urimesh, lëvdatash, bekimesh. Kosta prapë shkruante dhe shtonte shpërblimin, derisa nënës së moshuar iu sosën fjalët. 

Mu kujtua kjo rrëfenjë kur dëgjova shkrehjen e gjuhës mallkuese të Edi Ramës në Kuvend ndaj opozitarëve të mekur pa shkak, si esnafë të pavend.

Thashë po këtij zavalli kush ia ka thyer vezët. Madje në kokë do ia kenë thyer. Ky qortues idhank demek pas uiskit, pasi ka rrafshuar pluhërisht, shoqëruesen e parë të bananeve nga Kolumbia.

Po kush janë vezët e KM?

Porti i Durrësit miliarda dollarë

Projektbuxheti arnuar si do ai, miliarda dollarë

Call Centerat qindra milionë dollarë

Inceneratorët gjysëm miliardi euro

Kokaina, qindra milionë dollarë

Kullat dhjetëra katëshe qindra milionë dollarë

Amnistia Fiskale, qindra milionë dollarë

Investimet e tij strategjike qindra milionë dollarë

Licencat e legalizimit të hashashit, qindra milionë dollarë.

Avioni personal dhuratë nga Porta e Lartë, mbyllja e kolegjeve si kës nënshtrimi po në këtë burim, tjetër pazar milionash.

Kontrabanda, karburanteve  dhe të tjera, qindra milionë dollarë

Energjia e masakruar qindra milionë dollarë.

Ferma bitcoin, miliona dollarë.

Marrëveshja për detin, për naftë e gazin, miliarda dollarë.

Dallavere me tregjet tona, mbytyr nga orekset me Vuçiçin qindra milionë dollarë.

Përpjekja tinzare me Beogradin per kafshime në hartën e Kosovës, miliarda dhe  fatkeqësi kombëtare.

Ortakëria me Mafian, pafundshpinëria për tu thënë jo, për qindra milionë dollarë.

Për gjithë këto e të tjera VEZE të thyeshme nga fjalëmbledhës anerikanë, evropianë, apo Mafiozë, Rama u gjuhështhur pafundësisht, duke zbrazur çmendurinë e lakmisë, babëzisë, kapjes.

Opozita në Parlament nuk i ktheu xhevapet si kusur i detyruar. Duhej të mos i mbetej borxh kreut të qeverisë dhe mazhorancës. 

Rama meritonte të dëgjonte se ai është:

Tutkun i dalë me arrati nga një dhomë çmendine nga viti 84, ende i pakthyer, pranë kartelës së tij mjekësore.

Derdimen me kohë të pjesshme.

Zuzar me kohë të plotë.

Hajdut dhe kur merr frymë.

Plaçkitës dhe kur fle.

Makut në çdo gjë që prek.

Bedel në këmbë të Mafias 

Mafioz me fatet e popullit.

Gomarisht flet ndaj njerëzve.

Hajvanërisht sundon djersën e njerëzve.

Drogërisht aleat e gjytyrym i së keqes.

Trangull i regjur në pacipësi.

Presh fluturues.

Gjembaçfolës.

Thes zorrësh.

Plehërishte e parfumosur.

Kërriç i përjetshëm, mbetesh pavarësisht karrikes dhe zyrës, të cilën e bën kotec, stallë, pulari, kasolle.

I synetosur më së pari nga koka, hordhia e fjalëve, si ujë i Lanës. 

Zoti e di se ka hedhurina në Tokë, ndonëse gjatë rënies kanë mbetur nëpër godina si shkurre.

E megjithatë Vezët do të jenë gjithnjë e më të mëdhaja, sa të strucit, kur koka ti gumëzhijë nga lëvozhga bosh..

Tani do ketë vezë nga bashkia, vezë nga partia, vezë nga USA, vezë nga ortakëria e Mafias...

Vezë të Xhorxhit dhe Aleksit.

Vezë nga Antimafia.

Paç kokë për t'i mbajtur o derman ziu...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

EO10/11/2022 20:44

A do takohet së shpejti me Plakën?
Apo Ajo është në parajsë e ky do përfundoj në Ferr, por dhe aty s'do e pranojnë...do e çojnë më thellë!

Shto koment

Denonco