Siguria publike dhe ajo e kombit është në kolaps

Siguria publike dhe ajo e kombit është në kolaps

Nga Ylli Manjani - 06/11/2022

E gjithë struktura e sigurisë publike duhet ribërë. Pa asnjë dyshim, po!

Struktura aktuale ka kolapsur në të gjitha pikëpamjet. Strategjikisht, ligjërisht, nga ana operacionale, nga burimet njerëzore dhe ç'është më e rëndësishmja në produkt siguria publike dhe ajo e kombit është në KOLAPS.

Hackerat e Iranit kanë bërë padyshim shumë dëm. Por të mos harrojmë se:

1. Politizimi ekstrem i burimeve njerëzore.

2. Kompromentimi i  misionit të sigurisë me qëllimet elektorale të partisë.

3. Patronazhimi politik si goditje madhore e të dhënave.

4. Përmbysja e hierkive për qëllime politike (fjala vjen vendosja e policisë mbi çdo gjë tjetër).

5. Ndërhyrjet e vazhdueshme selektive në zbatimin e ligjit.

6. Bërja e ligjeve me natyrë të personalizuar dhe jo me natyrë normative,

Janë sëmundje që i kishim përpara se në skenë të na dilnin hackerat. Me thënë të drejtën hackerat nuk po nxjerrin asgjë të re. Këto që nxjerrin ata dolën edhe më parë nga patronzhimi  elektoral.

Shto këtu edhe digjitalizimin aspak të sigurtë që është bërë, megjithë sasinë marramendëse të parave publike të harxhuara nëpërmjet AKSH.

E gjithë struktura ka rënë tashmë edhe si koncept. Persona në kërkim mund të hyjnë e dalin pa asnjë barrierë zyrtare. Vetëm goditjet selektive ose të rastit mund ti rrezikojnë, sepse struktura nuk mbron më sigurinë publike.

Ndërkohë agjenci si fjala vjen SHISH rri në këmbë vetëm për të shpërndarë rroga. Vështirë të provojë ky institucion një produkt të punës së tij. Po të mos ishin agjencitë partnere, për SHISH do ishte goditur rëndë siguria e rendi Kushtetues.

Duhet rindërtuar nga e para SHISH, Policia, ushtria e çdo strukturë tjetër që garanton rend e siguri.

Duhet ribërë me një koncept të ri e të kohës në të gjitha pikëpamjet.

Por qeveria moniste nuk e bën dot. S’ka sesi ta bëjë sepse ajo e ka zhbërë me qëllim politik.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco