Sikur për një minutë në Shqipëri të aplikohej standardi i sotëm anglez?!

Sikur për një minutë në Shqipëri të aplikohej standardi i sotëm anglez?!

Nga Andi Bejtja - 20/10/2022

Nëqoftëse ka diçka që çdo zyrtar shqiptar nga më i vogli e der tek Ministri, Kryeministri e Presidenti, duhet t’i bëjnë një kornizë dhe ta varin në mur është letra e dorëheqjes së Mininistres së Brendshme të Anglisë Suella Braverman: Sot i çova një dokument zyrtar nëpërmjet emailit privat (jo atij zyrtar) një kolegu parlamentar...shkela rregullat e shtetit….Gabova, jap dorëheqjen.

Vetvetiu të lind pyetja: kush do mbetej akoma në karrige në këtë vend me këtë standard anglez?

Do ngelej Kryeministri që pas daljes të të dhënave personale të qindra mijërave shqiptarëve, jo vetëm nuk ul kokën, po lavdëron me mburrje dhe i fut në sqetull patronazhistët…

Do ngelej Kryeministri që i thotë policëve gjatë fushatës elektorale, pas punës hiqni kapelet dhe punoni të mblidhni vota për partinë…

Do ngelin ministrat që dalin në përgjime duke mbledhur vota me lekë për Partinë…

Do ngelin drejtorët e Policisë apo Ministrat e Rendit kur u ngelin në dorë të rinj të pafajshëm…

Do ngelin Ministrat, apo Kryetarët e Bashkive që mbi 90 përqind të tendarave i bëjnë sekret…

Do ngelin ata që nuk botojnë dekretet e Presidentit në Fletoret Zyrtare…….

T’i biem shkurt, sikur ky standard anglez të implementohej qoftë dhe një minutë të vetme këtu, Shqipëria do të mbetej në sekondë, pa Presidencë, Kryeministri, Ministri, Bashki, Parlament, pa Institucione komplet….rrezik do të mbesnin vetëm Institucionet Fetare….Pikërisht sepse nuk kemi standarde sa një të mijëtën të përafërt me këtë ikën shqiptarët dhe jo këta….

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Kennedin e puthi 00723/10/2022 01:11

Andi, Anglia eshte mashtruese , dhe levizjat jane per te krijuar opinion demo ne rrjeten ku re dhe ti. Prapa figurave butaforike si Biden ,Jonson,Obama,Truss qendrojne "Arqitektet" profesore te luftrave civile...

Shto koment

Denonco