Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Elektricisti që punon mjek…

Elektricisti që punon mjek…

Nga Agim Xhafka - 30/09/2022

Ne shoqëria e thërrasim Xhelë, por gjatë quhet Xhelal. Është elektricisti i qendrës shëndetësore. Më duhej një ditë se llamba tek garazhi bënte qark të shkurtër, digjej në çast. E gjeta tek një kabinet mjekësor në katin e dytë.

Kishte plot njerëz në korridor dhe mezi e dallova nga që Xhela kishte veshur përparëse të bardhë. Mbante dhe një shkop në dorë e tregonte ca germa te një tabelë varur në mur.

-Kjo? - pyeste.

-Ç - dëgjova.

-Po kjo?

-L.

-Vazhdo!

-Xhel, të lutem mos zbrit te të voglat se një mut i shoh, - më erdhi në vesh një zë i avashëm.

Qe Lipja, kushëriri im. U afrova dhe pasi qesha me këtë komedi, pyeta Xhelalin:

-Po jep shfaqje, mo?!

-Jo, jo. Po vizitoj tamam, byrazer.

Nuk po besoja që ai ishte elektricisti që unë kërkoja. Se vazhdonte pyetjet me seriozitet:

-Çfarë germe është kjo?

Kur mbaroi i thashë hallin tim.

-Pas dy orësh ta rregulloj, - më premtoi.

-Po pse kaq vonë?

-Se tani do bëj ca vizita veshësh e grykësh, andaj.

Ngela i habitur. Xhela paska lajthitur e rroitur. U nxeha ndaj trokita te dera e drejtorit të Xhelës. Ia tregova tëk e tëk gjithë marrëzitë që pashë.

-E di, e di, nuk ka rrëshqitur ai, jo. Por kanë rrëshqitur mjekët drejt Gjermanisë. Vijnë plot njerëz për patenta e për dokumente shkolle. Ata ia kemi ngarkuar Xhelalit, ai i viziton.

Pyet dhe njerëzit përgjigjen, kaq. Bile kur një ditë bënte vizita veshësh Xhela pordhi padashje, por zotnia që vizitohej e mori si pyetje. E hazër xhevap i tha;

-Pordhë, o byrazer. Pordhë ishte. E dëgjova mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco