Pesë pyetje për Bujar Kapexhiun

Pesë pyetje për Bujar Kapexhiun

Nga Agim Xhafka - 23/08/2022

1- Sikur ata agjentët në Gramsh të ishin serbë do ndjehej qeveria?

- Sigurisht që do ndjehej, madje do të eksitohej. Urgjent do porosiste buqeta me lule për ta. Po e vërteta lakuriq është që siguria dhe mbrojtja tek ne janë Pe - Leshi.

2- Luiza Gega u shpall kampione Evrope. Po edhe Rama kampion është në borxhe, në largim të rinisë, në grabitje të pronës, në çmimet e larta,në rrogat e ulëta,në kanabizimin e vendit, në pasurimin e oligarkëve, në… Ku ndryshojnë?

-Kanë një ndryshim “të vockël” fare. Luiza bëhet kampione pa drogë. Rama merr medalje për drogë.

3- Pa ujë, pa drita, pa rrugë dhe numri i turistëve sipas ministres Kumbaro e kapi qiellin. Po të ishte çdo gjë ok ç’vend do të zinim në renditjen botërore?

-Nuk do shkelte këmbë turisti po të ishim ok .Ata ndaj dynden se kund në Evropë nuk sheh një vend si Shqipëria. Pa rrugë, pa drita dhe pa ujë. Madje dhe pa njerëz. Udhëtim në shkreti dmth.

4- Në shtator populli ynë a do e fusë në rrjetë atë peshkun e madh?

-Shtator a një çikë më tutje. Peshkatarët opozitarë do ta turbullojnë ujin, do e trembin peshkun e madh tekanjoz, por kaq. Se opozita gjuan me grep. Rrjetën e kanë peshkatarët fillestarë e frikacakë të SPAK-ut.

5- Më mirë këtë dimër të mos kemi energji apo të mos kemi qeveri?

-Po iku qeveria dihet që vjen pranvera. Se ikën terri, ikën tmerri. Dhe na e nxjerr syrin dielli.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco