Përkrah Albin Kurtit për interesin jetik të Kosovës

Përkrah Albin Kurtit për interesin jetik të Kosovës

Nga Milaim Nela - 19/08/2022

Mendja dhe sytë e shqiptarëve janë tek i ashtquajturi dialog Kosovë-Serbi në Bruksel!

Albin Kurti ka përballë Gebelsin serb Aleksander Vuçiç një shovinist që në qëndrimin ndaj shqiptarëve nuk i lë asgjë mangut mentorit të tij Sllobodan Milosheviç.

Përpos kësaj ai është bërë gur shahu i presidentit rus Vladimir Putin dhe interesave të tij në Ballkan.

Kryeministri i Kosovës luan në kushte krejt të pabarabarta pasi interlokutorë të dialogut shqiptaro-serb janë dy përfaqësues të dy vendeve armike të pavarësisë së Kosovës, Sllovakisë dhe Spanjës, përkatësisht Lajçak dhe Borrel!

Sikur të mos mjaftonte kjo kundër Albin Kurtit janë rrjeshtuar krejt Opozita Kosovare që në vend që të unifikonin qëndrimet në këtë kohë shumë të vështirë për Kosovën, me lloj lloj makinacionesh i ngrejnë stërkëmbësha kryeministrit të tyre.

Të mos harrojmë se në anën e armiqëve të Kosovës janë rrjeshtuar kryeministri i Shqipërisē Edvin Rama dhe kukulla e tij bajate Bajram Begaj.

Opozita Kosovare në veçanti duhet të kuptojë dhe insistojë në çdo tavolinë bisedimesh kombëtare apo ndërkombëtare që Kosova i ka bërë KOMPROMISET e saj në fakt shumë të dhimbshme dhe nuk ka më asnjë milimetër hapësirë për lëshime të mëtejshme.

Çdo kompromis i mëtejshëm do ta bënte Kosovën shtet të paqëndrueshëm dhe do e rrënonte atë përfundimisht!

Politikanët shqiptarë të Kosovës nuk po e shohin këtë por Vuçiç e di këtë shumë mirë dhe prandaj insiston në teorinë e tij të kompromiseve pa fund!

Kosova është njohur si shtet i pavarur dhe sovran në vitin 2008, pavarësi kjo e CERTIFIKUAR ligjërisht nga GJYKATA NDËRKOMBËTARE E DREJTËSISË në vitin 2010.

I gjithë spektri politik i Kosovës duhet të ja bëjë të qartë negociatorëve ndërkombëtarë që manovrat për rrëzimin e Kurtit nuk do të sjellin ndryshim në qëndrimin e shtetit të Kosovës ndaj Serbisë.

1. Ndarja e Kosovës është e papranueshme.

2. Asociacioni është dinamit në themel të sovranitetit të Kosovës dhe për rrjedhojë i papranueshëm.

Serbët e Kosovës duhet të pranojnë që janë qytetarë të saj dhe ose duhet të pranojnë ligjet e shtetit të ri ose të shkojnë andej nga i kanë sjellur.

3. Ekstraterritorialiteti i kishave shqiptare të transformuara në serbe është i papranueshëm.

Shqiptarët duhet të paraqesin dokumenta serioze që ata i disponojnë me shumicë se manastiri i Deçanit dhe objekte të tjera që serbët i mbrojnë me fanatizëm në fakt janë objekte kulti të shqiptarëve.

Mjaft përpjekjeve për rrëzimin e Kurtit sepse rrëzimi i Albin Kurtit në këto momente është thikë pas shpine ndaj shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Gjykoj që duhet një formalizim i qëndrimit të gjithë spektrit politik shqiptar të Kosovës dhe Akademisë së saj të Shkencave rreth dialogut Kosovë-Serbi!

Duhet qëndrim unik KUNDËR Ballkanit të Hapur apo NeoJugosllavisë.

Votuesi shqiptar i Kosovës në çdo proces zgjedhor ka treguar mençuri të pashoqe dhe nëse do bëni lojën e armiqëve të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi do ju ndëshkojë shumë rëndë!

Ruajeni Kosovën mbrojeni sovranitetin dhe pavarësinë e saj!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Gj20/08/2022 07:00

Për t'ju bërë kureshtarë ta rilexoni:
Hiqni paragrafin 6 dhe shumë gjëra ndryshojnë për mirë!

Shto koment

Denonco