Nuk i keni parë të gjitha akoma...

Nuk i keni parë të gjitha akoma...

Nga Bujar Leskaj - 12/08/2022

Njëzetë e dy të liga në nëntë vjet të sektit Rama:

1.𝗞𝗮𝗻𝗮𝗯𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗺𝗮𝘀𝗶𝘃 𝗶 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗶𝘁.  Sipas Raportit të vitit 2022 për tregun e drogës në vendet e BE-së, të Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave dhe Varësisë nga Droga,  ” Shqipëria për disa vite ka qenë një prodhues kryesor i kanabisit bimor të destinuar për tregun europian”.

2. 𝗣𝗣𝗣-𝘁𝗲. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, në Shqipëri, kontratat koncesionare të tipit partneritet publik-privat(PPP), jo vetëm kapin mbi 16.5 përqind të prodhimit kombëtar, shifra më e lartë në krahasim me GDP-në në të gjithë Evropën, por janë të përgatitura pa konsideruar raportin kosto-përfitime dhe në shumicën e tyre, përmbajnë risqe, të cilat i përballon ose të gjitha, ose pjesën më të madhe Buxheti i Shtetit.

3. 𝗟𝗶𝗴𝗷𝗲𝘁 𝗲 𝗾𝗲𝗽𝘂𝗿𝗮 𝗺𝗲 𝗱𝗼𝗿𝗲. Sipas organizatës prestigjoze Transparency International dhe Departamentit Amerikan të Shtetit që e ka cituar në raportet e tij, Shqipëria “shkëlqen” në ligje të përgatitura mbi bazën eskluzive të interesave të një lobi biznesi, madje edhe të një biznesi apo oligarku të caktuar. Mjafton të përmendim Ligjin për Teatrin Kombëtar, masakrën e tokave sipas Ligjit 2020, si dhe abuzimet masive me Ligjin e Investitorit Strategjik .

4. 𝗗𝗼𝗿𝗲𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗶𝗻𝘁𝗲𝗿𝗲𝘀𝗮𝘃𝗲 𝗸𝗼𝗺𝗯𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲, duke rrënuar perspektivën e konkurrueshmërisë së ekonomisë kombëtare, me pjesëmarrjen në nismën “Ballkani i Hapur” të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

5. 𝗗𝗼𝗿𝗲𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗱𝗲𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗲𝗸 𝗴𝗿𝗲𝗸𝗲𝘁, me një rënie dakord me qeverinë e vendit fqinj, për ta adresuar çështjen në një gjykatë ndërkombëtare, duke dobësuar dukshëm pozitën kombëtare në përcaktimin e ujrave të Shqipërisë sipas rregullave të mirëdefinuara të vijës bregdetare.

6. 𝗗𝘆𝗳𝗶𝘀𝗵𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗯𝗼𝗿𝘅𝗵𝗶𝘁 𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸. Në nëntë vjet 2013-2022, borxhi publik i Shqipërisë(ai zyrtari dhe borxhi i fshehur i detyrimeve PPP dhe detyrimeve të TVSH, etj.) ka kërcyer nga 68% në 116%!

7. 𝗦𝗵𝗽𝗲𝗿𝗱𝗼𝗿𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗴𝗮𝗹𝗼𝗽𝗮𝗻𝘁𝗲 𝗻𝗲 𝗶𝗻𝘃𝗲𝘀𝘁𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸𝗲. Të gjitha të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave dhe nga ajo e Infrastrukturës flasin për kosto të rritura me herë për ndërtimin e një km rrugë. Ato kanë një diferencë të lartë në rrugët e ndërtuara me para nga Buxheti i Shtetit, në krahasim me financimet dhe hua të buta nga donatorët. Kosto mesatare e 1 km rrugë është trefishuar në nëntë vitet e fundit! 

8. 𝗣𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸𝗮 𝗲 𝗳𝗮𝘀𝗮𝗱𝗮𝘃𝗲. Shpenzime në nivele mbi 650 milionë euro në vit, jo sipas 3 E-ve(Efektivitet, Efiçiencë dhe Ekonomicitet) dhe parimeve të OECD/SIGMA të administrimit të përgjegjshëm të financave publike, si dhe dëm ekonomik mbi 200 milionë euro.

9. 𝗣𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸𝗮 𝗾𝗲 𝗶𝗻𝗸𝘂𝗿𝗮𝗷𝘂𝗮𝗻 𝗵𝗲𝗺𝗼𝗿𝗿𝗮𝗴𝗷𝗶𝗻𝗲 𝗺𝗮𝘀𝗶𝘃𝗲 𝘁𝗲 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲𝘃𝗲 𝗻𝗴𝗮 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲𝗿𝗶𝗮. Në nëntë vitet e fundit janë larguar rreth 600 mijë vetë, ose sikur të boshatiseshin qarku i Fierit, Vlorës dhe Kukësit bashkë! 345 mijë të larguar janë të rinj të gupmoshave 19-27 vjeç. Sipas EuroBarometrit, 74.8 përqind e grupmoshave 19-27 vjeç duan të emigrojnë, ose gati tetë në dhjetë të rinj, duke mos parë asnjë mundësi për të realizuar aspiratat e tyre në atdhe.

10. 𝗚𝗿𝗼𝗽𝗮𝘁 𝗲 𝘇𝗲𝘇𝗮 𝗳𝗶𝗻𝗮𝗻𝗰𝗶𝗮𝗿𝗲 𝗻𝗲 𝗻𝗮𝗳𝘁𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗻𝗲 𝗲𝗻𝗲𝗿𝗴𝗷𝗶𝘁𝗶𝗸𝗲. Politikë qeveritare që lejoi dhe nxiti abuzimet masive me koncesionet në naftën shqiptare dhe me blerjet dhe shitjet skandaloze të energjisë elektrike nga KESH.
Mund të shtojmë dhe të liga të tjera. P.sh.:

11. 𝗜𝗻𝘀𝘁𝗮𝗹𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗮𝗻𝘁𝗶𝗸𝘂𝗹𝘁𝘂𝗿𝗲𝘀 𝘀𝗲 𝗽𝗮𝗽𝗲𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷𝘀𝗵𝗺𝗲𝗿𝗶𝘀𝗲. Asnje nga zyrtaret e larte te sektit Rama, te akuzuar per shperdorim detyre dhe korrupsion nga institucionet e pavarura te vendit, nuk eshte larguar nga detyra. Ne te kundert, disa jane promovuar.  

12. 𝗞𝗼𝗻𝘀𝗶𝗱𝗲𝗿𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗼𝗽𝗼𝘇𝗶𝘁𝗲𝘀 𝘀𝗶 𝗮𝗿𝗺𝗶𝗸𝗲. Fjalori denigrues, sulmet verbale dhe tentativat per blerje te perfaqesuesve te opozites jane kthyer ne dukuri te perhershme e te zakonshme te sektit ne qeverisje, te motivuar dhe duke dhene shembullin personal ne keto sulme vete Lideri Global.  

13. 𝗚𝗼𝗱𝗶𝘁𝗷𝗮 𝗻𝗱𝗮𝗷 𝗺𝗲𝗱𝗶𝗮𝘃𝗲. Nuk mjaftojne vetem insinuatat dhe sulmet verbale te mediave prane qeverise. Sa here mediat e pavarura te vendit sulmojne dhe denoncojne aferat qeveritare, nga organet tatimore dhe doganore nisin kontrollet selektive dhe gjobat ndaj kompanive qe i financojne keto media. 

14. 𝗜𝗻𝗸𝘂𝗿𝗮𝗷𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗴𝗿𝘂𝗽𝗲𝘃𝗲 𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻𝗮𝗹𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗮𝘀𝘁𝗮𝗷 “𝘁𝗲 𝗵𝗮𝗻𝗲 𝗸𝗼𝗸𝗮𝘁”. Përdorimi i elementëve me të kaluar kriminale dhe i grupeve kriminale gjatë fushatave zgjedhore është tashmë një dukuri e zakonshme gjatë nëntë viteve të fundit, e denoncuar dhe nga raportet e OSBE/ODHIR.

15. 𝗨𝘇𝘂𝗿𝗽𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝘁𝗲 𝗴𝗷𝗶𝘁𝗵𝗮 𝗶𝗻𝘀𝘁𝗶𝘁𝘂𝗰𝗶𝗼𝗻𝗲𝘃𝗲 𝘁𝗲 𝗽𝗮𝘃𝗮𝗿𝘂𝗿𝗮 𝗱𝗵𝗲 (𝗸𝗲𝗾)𝗽𝗲𝗿𝗱𝗼𝗿𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝘁𝘆𝗿𝗲.  Rasti i fundit flagrant ishte ai i përdorimit të Autoritetit të Dosjeve në sulmin e paprecedent dhe të turpshëm ndaj ish-Presidentit të Republikës Ilir Meta.

16. 𝗦𝗵𝗸𝗮𝘁𝗲𝗿𝗿𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗯𝘂𝗷𝗾𝗲𝘀𝗶𝘀𝗲. Realizimi i politikave fiskale inkoherente dhe bllokuese të prodhimit të brendshëm. U zerua rimbursimi i TVSH 6 përqind në blerje për fermerët dhe u vu një taksë e re 10 përqind TVSH për lëndët e para. Pragu i rimbursimit të TVSH për investimet kapitale në bujqësi (blerje makinerish, linjash prodhimi, etj.) u dhjetëfishua! Buxheti i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2022 ishte më i ulët se ai i vitit 2021, ndërsa mungojnë për këtë vit  investimet për kanalet vaditëse dhe kulluese nga fondet e Buxhetit të Shtetit. 

17. 𝗠𝘂𝗻𝗴𝗲𝘀𝗲 𝗲 𝘁𝗵𝗲𝗸𝘀𝗵𝗺𝗲 𝗲 𝗺𝗯𝗿𝗼𝗷𝘁𝗷𝗲𝘀 𝘀𝗲 𝘀𝗵𝘁𝗿𝗲𝘀𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲 𝘃𝗮𝗿𝗳𝗲𝗿𝗮. Rimbursimi ndaj inflacionit i 348 mijë pensionistëve kryefamiljarë, pensionistëve me pension më të vogël nga gjysma e pagës minimale dhe familjeve në nevojë me 3 mijë lekë në muaj, edhe pse një fond shumë i vogël, nuk u rinovua pas skadimit të afatit tremujor të Paketës së Rezistencës(Mjerimit) Sociale, megjithë të ardhurat rekord me shtesë mbi 440 milionë euro në buxhetin e shtetit, gjatë gjashtëmujorit të parë janar-qershor 2022.   

18.  𝗠𝘂𝗻𝗴𝗲𝘀𝗲 𝗲 𝗺𝗯𝗿𝗼𝗷𝘁𝗷𝗲𝘀 𝘀𝗲 𝗯𝗶𝘇𝗻𝗲𝘀𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗴𝗷𝗼𝗯𝗮 𝘀𝗲𝗹𝗲𝗸𝘁𝗶𝘃𝗲 𝗻𝗱𝗮𝗷 𝘁𝗶𝗷. Janë me dhjetëra biznese të rrënuara nga kontrollet selektive dhe gjobat ndaj aktivitetit të tyre, ndërkohë që bizneset “mavi”, favorite të Ramës dhe sektit të tij, nuk kontrollohen asnjëherë dhe fitojnë tendera pafund nga buxheti i Shtetit.   

19. 𝗣𝗿𝗼𝗽𝗼𝗴𝗮𝗻𝗱𝗲 𝗮𝗿𝗿𝗼𝗴𝗮𝗻𝘁𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗺𝗮𝗻𝗶𝗽𝘂𝗹𝘂𝗲𝘀𝗲 𝗴𝗲𝗯𝗲𝗹𝘀𝗶𝗮𝗻𝗲. Çdo ditë, që nga orët e para të mëngjezit, mendja e qytetarit të thjeshtë bombardohet nga mijëra mesazhe dhe statuse, si dhe qindra shkrime, intervista dhe video në faqet në internet të institucioneve qeveritare, në mediat sociale dhe në mediat tradicionale. Çdo ditë deformohet realiteti, për të sprucuar vetëm bojën rozë të pseduo-“arritjeve” të sektit.    

20. 𝗚𝗿𝗮𝗯𝗶𝘁𝗷𝗮 𝗲 𝗕𝘂𝘁𝗿𝗶𝗻𝘁𝗶𝘁 𝗽𝗲𝗿𝗺𝗲𝘀 𝗱𝗵𝗲𝗻𝗶𝗲𝘀 𝗺𝗲 𝗸𝗼𝗻𝗰𝗲𝘀𝗶𝗼𝗻. Kjo formë krejtësisht e pazakontë dhe e paprecedent në Evropë, e dhënies me koncesion privatit të thesareve arkeologjike të vendit, si Parku Kombëtar i Butrintit, përbën një goditje mizore dhe shkatërruese ndaj trashëgimisë sonë kulturore, ruajtjes dhe zhvillimit të saj.

21. 𝗚𝗹𝗹𝗮𝗯𝗲𝗿𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗦𝗵𝗲𝘀𝗵𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗙𝗹𝗮𝗺𝘂𝗿𝗶𝘁 𝗻𝗲 𝗩𝗹𝗼𝗿𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗲𝗿𝗴𝗷𝘆𝘀𝗺𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝘀𝗶𝗽𝗲𝗿𝗳𝗮𝗾𝗲𝘀 𝘀𝗲 𝘁𝗶𝗷, 𝗴𝗷𝗼𝗷𝗮 𝗱𝘂𝗸𝗲 𝗲 “𝗿𝗶𝗸𝘂𝗮𝗹𝗶𝗳𝗶𝗸𝘂𝗮𝗿”. Ndërhyrjet në Shesh përbëjnë një goditje të rëndë të simbolit dhe vetëdijes kombëtare për vlerat tona historike.

22. 𝗗𝗵𝗲𝗻𝗶𝗮 𝗺𝗲 𝗸𝗼𝗻𝗰𝗲𝘀𝗶𝗼𝗻 𝗲 𝗣𝗼𝗿𝘁𝗲𝘃𝗲 𝘁𝗲 𝗗𝘂𝗿𝗿𝗲𝘀𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗩𝗹𝗼𝗿𝗲𝘀. Procedurat koncesionare po realizohen përmes kontratave dhe marrëveshjeve okulte, duke dëmtuar rëndë interesat e ekonomisë kombëtare dhe mundësitë e zhvillimit në të ardhmen të këtyre dy portave kryesore të vendit.    

Në fillim e nisa këtë postim si dekalog të të këqijave të sektit Rama, por minimalisht dolën 22 të liga dhe ka me dhjetëra të tjera si këto. Ftoj çdo qytetar ta shkruaj të tijën si e mendon.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptaro-Amerikani13/08/2022 12:22

NUK JANE 22, POR JANE 22222 TE ZEZA QE NARKO-BANDA E SEKTIT MAFIOZ-KRIMINAL SOROSIAN "RILINDJA", U KA BERE DHE PO U BEN SHQIPERISE DHE SHQIPTAREVE!! POR SHQIPTARET JANE ME PUSHIME, JANE NE GJUME!! KANE 9 VJET QE JANE NE GJUME! I KA DEHUR AROMA E KANABISIT DHE I KA FIKUR NDJENJAT QETESIA E VDEKJES DHE KANCERI I KORRUPSIONIT!! NUK PO E KUPTOJ SE SI U DEPERSONALIZUAN, U NENESHTRUAN DHE E Ç'BURRERUAN KAQ KEQ SHQIPTARET NE PERGJITHESI DHE DURRSAKET NE VECANTI.
ÇFARE U PASKA NDODHUR BURRAVE SHQIPTARE???!!! PO UA PRISHIN SHTEPITE E NDERTUARA ME MUNDIN DHE DJERSEN E TE GJITHA VITEVE TE JETES, DUKE I NXERRE ME FEMIJE, ME GRA, ME PLEQ E ME PLAKA NE RRUGE TE MADHE, MU NE MES TE SHIUT, BORES DHE VAPES, PER TE BERE PALLATE, DHE ASKUSH NUK NDIHET, NUK PIPETIN, POR I MBYT NGASHERIMI DHE TRISHTIMI E VRASIN VETEN!!
PO UA PRISHIN TRASHEGIMINE KULTURORE, TEATRIN KOMBETAR DHE STADIUMIN, HAI, ASKUSH NUK PIPETIN, TE GJITHE HESHTIN SI FIJA E BARIT, DHE SUNDIMTARI VAZHDON GRABITJEN, PRISHJET DHE PLACKITJEN!!!
PO UA VJEDH DHE PO UA GRABIT TE GJITHE PASURINE KOMBETARE, DHE TE GJITHE PO JA BENI: NA PLASI BYTHA, Ç'NA DUHET NEVE!!!
UA MORI TE GJITHA ME PRONA, ME AEROPORTE, ME PASURI SHTETERORE, TE GJITHE FJENE GJUM!!
U VARFEROI, U RRENOI TE GJITHA BIZNESET, U SHKATERROI EKONOMITE FAMILJARE, U KTHEU NE INJORANTE, ANALFABET ASHTU SIC ESHTE VETE DHE PO U BEN IDIOTE DHE TANI PO U DEBON FARE EDHE NGA SHQIPERIA, DHE ASKUSH NUK NGRE KOKE!!!
TANI UA MORI DHE UA SHKATERROI EDHE PORTIN ME TE MADH TE VENDIT, JU AKOMA NE GJUM!! FLINI, FLINI!! SHSHSHEEET!! MOS U ZGJONI!! KUR TE ZGJOHENI DO TA SHIHNI VETEN NE MES TE DETIN MB NDONJE GOMONE!!!
O SHQIPTARE!! PO CFARE KOMBI JEMI KESHTU??? KENI KOCKE APO JENI MOLUSQE? BOLL ME KOMENTE DHE ME SHKRIME, POR KUNDERSHTONI ME VEPRIME!!!

Baci 13/08/2022 10:54

Ok

A113/08/2022 08:10

Shkaterimi i arsimit para universitar eshte e keqja me e madhe ,me pasoja afategjate ,per te arrdhmen e vendit

113/08/2022 08:06

Shkaterimi i arsimit para universitar eshte e keqja me e madhe , me pasoja afategjate , per te ardhmen e Vendit

Mjer populli i ndershm!13/08/2022 00:31

Makina numëruese e parave u gjet në zyrën e Lulit te Selia e PD apo jo? Mos ia vini kot në foto Ramës. Rama ka aq shumë para sa nuk i numëron dot as me makinë.

Barbarosa12/08/2022 23:16

22 mallkime për këtë komb!!!!
Zoti na ruajtë nga kjo murtajë!!!!!

Shto koment

Denonco