Kjo është banda që po ju qeveris!

Kjo është banda që po ju qeveris!

Nga Oerd Bylykbashi - 11/08/2022

Sot i ashtuquajturi “interes publik” është kthyer në rrezik publik akut. I ashtuquajturi “interes publik”, i shndërruar në një sëmundje autoimune, po vret vetë publiken dhe bashkë me të interesin dhe të drejtat individuale të çdokujt prej nesh, emër për emër.

Edi Rama nuk ndalet në sulmin që i bën themeleve të asaj që dikur, jo më larg se 22 korrik 2016, e quanim ende “shtet i së drejtës”.

Në vend të tij sot mbizotëton Shteti i Padrejtë.

Më parë Partneriteti Publik Privat (PPP), tani "Interesi Strategjik" është tanku me të cilin Edi Rama po shkel gjithçka.

Interesi strategjik po përdoret si Kalë Troje, që në barkun e “interesit publik” të fshihen 10-15 klientët apo ortakët e qeverisë. Interesi strategjik po zhvesh publiken për interesin privat të një grusht klientësh të Ramës.

Në 1945, gjyshërit e këtyre që sot qeverisin e grabitën pronën private me grykën e armëve dhe e quajtën shtetëzim.

E përdorën pronën por nuk guxuan ta merrnin për vete. Sot, nipërit po grabisin prona private me justifikimin e “interesit strategjik”. Që të jenë brenda, zyra e noterisë e quajtur Parlament bën edhe një ligj.

Dhe më pas, atë që grabisin e mbrojnë me Kod Civil dhe gjykatat reformës së tyre që rrezikojnë t’i shërbejnë si sistem imunitar kësaj kleptokracie. Për llustër gjendet edhe ndonjë tip strategjik i huaj që të mbyllë gojën publiku.

Porti i Durrësit është manuali i grabitjes strategjike. Boll të hapësh barkun e këtij Kali Troje dhe qelbet dynjaja nga pisllëku politik. Aty sheh si janë ngatërruar zorrët e politikës.

Kjo nuk është një histori korrupsioni. Korrupsioni bëhet në fshehtësi, atë përpiqen ta mbulojnë. Kjo nuk është as vjedhje, se edhe ajo bëhet fshehurazi.

Ajo që po i bëjnë Durrësit dhe në këtë rast gjithë Shqipërisë, dhe jo vetëm neve që jetojmë sot por edhe brezave që do të vijnë, është grabitje ditën për diell me maskën e “interesit strategjik”.

Shqiptarë, keni vetëm një mekanizëm publik strategjik në dorë për të drenuar këtë kënetë të fëlliqur plot me ushunjëza: keni votën tuaj. Deri atëhere protesta juaj e dredh Edi Ramën dhe bandën e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptaro-Amerikani13/08/2022 12:29

LERINI HARTIMET, FJALIMET DHE NGASHERIMET KRITIKE!!! HIDHUNI NE VEPRIM!!
NUK ESHTE VETEM PAZARI ME PORTIN E DURRESIT, POR ESHTE NXJERRE NE PAZAR E GJITHE SHQIPERIA, BASHKE ME NJEREZIT BRENDA!
SHQIPERIA PO SHNDERROHET NE NJE HUMNERE TE ZEZE SHUME TE THELLE FINANCIARQE PO GLLABERON DHE PO MERR ME VEHTE TE GJITHE SHQIPTARET!! SHQIPERIA PO SHKON DREJT FALIMENTIMIT DHE SHPERBERJES TOTALE!!!
SI NUK PO E NDJEJNE AKOMA SHQIPTARET, QE JANE FUTUR NE NJE ARKIVOL GJIGAND DHE JANE NE RRUGETIMIN E TYRE TE FUNDIT NGA SHTEPIA DREJT VARREZES SE ZEZE QE KA HAPUR EDVIN KRISTAQ RAMA!!??? AKOMA FLENE??""
JANE 22222 TE ZEZA QE NARKO-BANDA E SEKTIT MAFIOZ-KRIMINAL SOROSIAN "RILINDJA", U KA BERE DHE PO U BEN SHQIPERISE DHE SHQIPTAREVE!! POR SHQIPTARET JANE ME PUSHIME, JANE NE GJUME!! KANE 9 VJET QE JANE NE GJUME! I KA DEHUR AROMA E KANABISIT DHE I KA FIKUR NDJENJAT QETESIA E VDEKJES DHE KANCERI I KORRUPSIONIT!! NUK PO E KUPTOJ SE SI U DEPERSONALIZUAN, U NENESHTRUAN DHE E Ç'BURRERUAN KAQ KEQ SHQIPTARET NE PERGJITHESI DHE DURRSAKET NE VECANTI.
ÇFARE U PASKA NDODHUR BURRAVE SHQIPTARE???!!! PO UA PRISHIN SHTEPITE E NDERTUARA ME MUNDIN DHE DJERSEN E TE GJITHA VITEVE TE JETES, DUKE I NXERRE ME FEMIJE, ME GRA, ME PLEQ E ME PLAKA NE RRUGE TE MADHE, MU NE MES TE SHIUT, BORES DHE VAPES, PER TE BERE PALLATE, DHE ASKUSH NUK NDIHET, NUK PIPETIN, POR I MBYT NGASHERIMI DHE TRISHTIMI E VRASIN VETEN!!
PO UA PRISHIN TRASHEGIMINE KULTURORE, TEATRIN KOMBETAR DHE STADIUMIN, HAI, ASKUSH NUK PIPETIN, TE GJITHE HESHTIN SI FIJA E BARIT, DHE SUNDIMTARI VAZHDON GRABITJEN, PRISHJET DHE PLACKITJEN!!!
PO UA VJEDH DHE PO UA GRABIT TE GJITHE PASURINE KOMBETARE, DHE TE GJITHE PO JA BENI: NA PLASI BYTHA, Ç'NA DUHET NEVE!!!
UA MORI TE GJITHA ME PRONA, ME AEROPORTE, ME PASURI SHTETERORE, TE GJITHE FJENE GJUM!!
U VARFEROI, U RRENOI TE GJITHA BIZNESET, U SHKATERROI EKONOMITE FAMILJARE, U KTHEU NE INJORANTE, ANALFABET ASHTU SIC ESHTE VETE DHE PO U BEN IDIOTE DHE TANI PO U DEBON FARE EDHE NGA SHQIPERIA, DHE ASKUSH NUK NGRE KOKE!!!
TANI UA MORI DHE UA SHKATERROI EDHE PORTIN ME TE MADH TE VENDIT, JU AKOMA NE GJUM!! FLINI, FLINI!! SHSHSHEEET!! MOS U ZGJONI!! KUR TE ZGJOHENI DO TA SHIHNI VETEN NE MES TE DETIN MB NDONJE GOMONE!!!
O SHQIPTARE!! PO CFARE KOMBI JEMI KESHTU??? KENI KOCKE APO JENI MOLUSQE? BOLL ME KOMENTE DHE ME SHKRIME, POR KUNDERSHTONI ME VEPRIME!!!

EO12/08/2022 06:17

Do vijë dita t'i tregojmë KM-së se popullit i ngrihet?!!!!

Shto koment

Denonco