Srebrenica, Dritanoviç dhe Kuvendi i Shqipërisë!

Srebrenica, Dritanoviç dhe Kuvendi i Shqipërisë!

Nga Arbër Zaimi - 12/07/2022

Tre shtrime problematike.

1. Pse përkujtojmë ne Srebrenicën kur boshnjakët nuk merren shumë me hallet tona dhe nuk e njohin Kosovën? (thuhet shpesh nga shqiptarët në rrjetet sociale)

2. Në Bosnjë nuk u vranë boshnjakë, por njerëz! (Dritanoviç)

3. “Kuvendi i Shqipërisë konfirmon qëndrimin e Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake në Srebrenice nga forcat serbe të Bosnjes përben shkelje të ligjit ndërkombetar, nxit fenomenin e pandëshkueshmerise ndaj krimeve të luftës si dhe shkel mbi dinjitetin e më shumë se 8 mije civilëve që u masakruan në Sreberenicë, të mbijetuarve dhe familjeve të tyre, por edhe ndaj rreth 10 mijë shqiptarëve të vrarë gjatë spastrimit etnik në Kosovë dhe 20 mije grave të dhunuara nga regjimi serb i Sllobodan Milosheviqit”. (Pjesë nga Rezolutoviçi i Kuvendit të Shqipërisë).

Pse?

1. Ne, shqiptarët, nuk ka pse të jemi tregtarë fatkeqësish. Nuk ka pse ta ngremë zërin kundër gjenocidit vetëm me raste, sipas atij parimit fshataresk “na kanë ardhur, do u vemi”. Është interes i gjithë njerëzimit që ndaj krimeve të mbahet qëndrim. E sidomos popujt me përmasa krahasimisht të vogla, e kanë të domosdoshme të ngrenë zërin kundër padrejtësive dhe pabarazive, sepse janë potencialisht të kërcënuar prej tyre. Veç kësaj, ka edhe interes të drejtpërdrejtë të shqiptarëve për denoncimin e krimeve gjenocidale të Serbisë, sepse janë një ndër viktimat e preferuara të ideologjisë mizore mbi të cilën është ndërtuar një program nacionalist grabitqar e shoven që dominon tash e dy shekuj në Serbi.

Boshnjakët nuk e njohin Kosovën sepse janë të bllokuar nga Republika Srpska dhe partitë serbe të Bosnjës të dirigjuara nga Beogradi e Moska, ashtu siç ukrainasit nuk e njohin Kosovën për shkak të ndikimit direkt që ka patur Rusia deri para luftës në disa parti politike e oligarkë, si dhe në pjesë të popullsisë të atij vendi. Megjithatë, e përsërisim, është në përputhje me principet universale të drejtësisë të qëndrosh kundër krimeve, gjenocideve e pushtimeve, po ashtu është edhe në përputhje me vetëmbrojtjen tonë të ngremë zërin kundra mizorive ruse e serbe.

2. Po, në Bosnjë u vranë njerëz. Dhe ata që vranë ishin njerëz. Me kaq nuk kemi thënë asgjë. Dikush paguhet, dikush rritet në detyrë, duke mos thënë asgjë ose për të mos thënë asgjë. Ka që kryejnë studime e trajnime, magjistrime e doktorime, paguajnë instruktorë për të mësuar aftësinë se si të mos thuash asgjë por ta thuash bukur. Ka që paguajnë ekipe me spiçrajtër për të siguruar që nuk thuhet asgjë, në vendin e duhur e në kohën e duhur. Kështu dhe Dritanoviçi.

Në Bosnjë, gjatë rrethimit të Sarajevës, po edhe gjatë vuajtjeve të qyteteve të tjera, e në përgjithësi gjatë luftës, nuk janë vrarë vetëm boshnjakë. Psh. ka patur aty edhe shqiptarë. Madje madje, ka patur edhe serbë, që nuk kanë marrë armët kundër fqinjëve, nuk i kanë lëshuar shtëpitë, dhe janë vrarë e kanë vuajtur krah për krah me boshnjakët. Ka dhe serbë që kanë luftuar në anën e Bosnjës, si psh. gjenerali Jovan Divjak, i cili qysh prej fillimit e la JNA-në dhe u angazhua me ushtrinë boshnjake në nivele të larta, në mbrojtjen e Sarajevës së rrethuar e më pas edhe si zv.shef i Shtabit të Përgjithshëm boshnjak.

Në 2011 Divjakun e ndali policia austriake, sepse kishte urdhërarrest nga Serbia, njëjtë si për gjithë çlirimtarët që luftuan kundër saj. S’ka pse habitemi këtu, secili popull, sado i dominuar nga ideologji shovene e vrastare, e ka fuqinë për të nxjerrë lastarë shprese që mbajnë anën e së drejtës. Edhe nga ana e boshnjakëve, nuk kanë qenë të gjithë viktima apo çlirimtarë. Psh. Fikret Abdiçi i “Bosnjës Perëndimore” u bë aleat me ushtrinë e Republikës Srpska dhe më vonë ka mbajtur burg i dënuar për krime lufte kundër boshnjakëve. Çdo popull ka njerëz që për ambicie personale, për inat, për lakmi, puthen me hasmin dhe ia kthejnë armën kundër të vetëve. Këto duhen thënë, sepse e tillë është historia. Por po ashtu duhet thënë se nuk është thjesht “vrasje e njerëzve nga njerëzit”.

Ishte përpjekje për të hequr qafe një popull të tërë, boshnjakët. Pra ishte gjenocid. Autor ishte Serbia dhe ideologjia shovene e nacionalizmit serb, që kurrë nuk u ndërpre. Edhe në Kosovë ka patur shqiptarë që kanë bashkëpunuar me Milloshin, siç ka patur edhe serbë që kanë mbrojtur fqinjët me raste. Por dinamika ishte e qartë, synohej largimi i shqiptarëve prej trojeve ku kanë banuar prej shekujsh.

Të mos thënit e të vërtetës haptazi e pa droje nuk ndihmon pajtimin mes popujve, por ndihmon vetëm rehatimin dhe normalizimin e nacionalizmit shoven serb. Serbia duhet ta ndalë atë lloj të nacionalizmit, dhe kjo arrihet duke kërkuar vazhdimisht ballafaqimin e tyre me historinë, me krimet e gjenocidet që i kanë bërë, deri sa të vihet drejtësia. Kështu që, hiqe viçin o Dritan. Nuk mjafton që ke kërkuar falje, për sa kohë që për të ruajtur pozitën tënde flirton me partitë beogradocentrike dhe me bekuesen e kriminelëve, kishën serbe, element kryesor radikal të ideologjisë shoviniste në nacionalizmin serb.

3. Partia Socialiste e Shqipërisë çoi në Kuvend një rezolutë për Srebrenicën. Por nëse ia lexon tekstin, merr vesh që në fakt është një Rezolutoviç. Kjo rezolutë kujdeset të na tregojë se fajtor për gjenocidin qenkan “forcat serbe të Bosnjës”. Pavarësisht faktit se njeriu kryesor i faktorit serb në luftë ishte Sllobodan Millosheviçi, i cili nuk ishte serb i Bosnjës po president i Serbisë. Pavarësisht faktit se fillimisht pala serbe u paraqit në luftë si JNA (ushtri jugosllave) e jo si ushtri e serbëve të Bosnjës. Pavarësisht faktit se mbi 4000 oficerë e ushtarë nga Serbia u angazhuan në masakrat e gjenocidin ndaj boshnjakëve në Bosnjë. Pavarësisht faktit se qindra paramilitarë serbë morën pjesë në luftë.

Rezolutoviçi ka vendosur që t’ia lërë fajin vetëm serbëve të Bosnjës, sepse siç duket është me rëndësi të dorës së parë të mos ofendohet Vuçiçi, ish-ministri i Milosheviçit dhe nxënësi i Sheshelit që asokohe nxiste vrasjen e boshnjakëve mundësisht me qindra që të mos lodheshin me numërime. Hajde rezolutoviç hajde. Gjenocid ka pasur, po Millosheviçi e Serbia nuk paskan patur faj. Gjithë fajin e ka Mlladiçi e Karaxhiçi. Të cilët, natyrisht, deri vonë i ka ruajtur dhe i fshehur Serbia e Vuçiçit, teksa ky i fundit bënte dhe “aksione simbolike” duke vënë emrin “Ratko Mlladiç” në bulevarde të Beogradit.

Rezolutoviç që ruan vëllamin Vuçiç. Pak rreshta më poshtë, rezolutoviçi kujdeset që të mos i referohet gjenocidit të shqiptarëve në Kosovë si i tillë, por me termin më të lehtë “spastrim etnik”. Pse? Sepse ende nuk e ka njohur bota, Haga, OKB-ja si gjenocid veprimtarinë serbe në Kosovë. O parti e Edit të Hapur Ballkanik, na takon neve shqiptarëve ta njohim të parët atë gjenocid që largoi nga vendi i tyre mbi një milion shqiptarë, dogji e shkatërroi mbi 150.000 shtëpi, përdhunoi mbi 20.000 dhe vrau mbi 12.000.

Gjenocidi është krimi që synon zhdukjen e një etnie, dhe pikërisht këtë thuajse e arriti Serbia. Sepse i zhbiu shqiptarët nga Kosova. Na takon ne ta njohim të parët dhe të bëjmë çmos ta njohë dhe bota. Është idiotizëm të presim fillimisht verifikimin nga Haga, Strasburgu, Brukseli, Nju Jorku, që pastaj të flasim dhe ne, për faktin se një kombi të mjerë (të cilët jemi ne), një komb tjetër nën marrinë e shovinizmit deshi t’ia digjte gjysmën e trupit. Hiqeni viçin nga rezolutat e Kuvendit të Shqipërisë, se edhe turpi duhet ta ketë një fund.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA13/07/2022 23:24

HEU, DRITAN-OVIÇ SI RAM-OVIÇ! EU, PO HIQNI KËTA VIÇA DHE HIÇA; TË I NDIQNI AH,
QË POPULLKOMBI YNË MË I MALLKUAR, MË I SHKALLMUAR, KURRË HË BURRË OUH,
A GRUA, NGA KJO GURRË A PËRRUA , A KRUA; NUK MBETEJ O, TUK TRETEJ OUUUH,
PA TARDHËTARË DHE BARËBARË, KËSO VIÇA QË PËSO HIÇA, DUKE MBROJTUR AUH,
NDROJTUR, KASAPËT, SATRAPËT, Q'MASAKRUAN, KASAPRUAN, MBI 80% O, POPULL
KOMBIN, RROPULL KOBIN, DHE ENDE KËRKOJNË, TENTOJNË 100% ÇFARROSJE MË
TOTALE, GLOBALE, KATASTROFALE MË KANIBALE; NA PËRSERITEN, TERSENGRITEN
MË E MJERA SHQIPTARIE; MË E DJERA SHTIPKAGRIE; SI GOGOLA-RROPTANA MORE,
SHI, ZOGOLA DHE TOPTANA!! MË T'FALA NGA REFUGAJATË LUFTË KOSOVË MANI USA

Durim Puna13/07/2022 06:53

Bravo!

Azemi13/07/2022 04:14

Faleminderit Arber, dhe Syrit per kete shkrim shume informativ per ne Shqiptaret, nje e rikujtim i ngjarjeve te dhimbshme qe Shqipetaret kane vuajtur jo shume kohe me pare, nga masakrat e shtetit Serb, dhe fatkeqesisht te frymezuar nga ideologjia nacionaliste e kishes Serbe.

Jam plotesisht me ty dhe besoj se cdo njeri i ndershem (socialist a demokrat, shqiptar, malazez apo serb) do ta pranonte se cdo hap i paqes fillon me pendimin e distancimin e pergjithmonshem te shtetit Serb nga masakrat qe ushtria e tyre ka bere per qindra vite ndaj fqinjeve te vet e sidomos Shqiptareve.

Elita dhe kisha Serbe jane ata qe duhet te kerkojne falje e jo te perulet Shqiperia para ketyre frymezuesve te vrasjes ne mase te njerezve te thjeshte. Eshte e turpshme per mua si Shqiptar qe parlamenti im me njollos emrin tim me pafytyresine me te madhe duke bere lojra fjalesh per te mbrojtur vrasesit e ushtrise Serbe, vetem se po na i ngel hatri Vucicit qe si thoni ju eshte nje racist qe ka frymezuar vrasjen e Shqiptareve ne mase.

Jane njerez te elites e kishes Serbe, si Vucici, qe jane problemi shekullor qe shkakton masakra te perseritshme (sistematike) nga Serbia. Keta njerez ushqehen nga urrejtja prandaj edhe nuk e largojne ate nga populli i tyre perkundrazi i fusin zjarr, keta jane djajte ne toke.

Edhe ne Shqiperi jane pikerisht njerez si Rama qe urrejne popullin e vet (nje malok me pak e nje tra me shume) dhe nuk e kane problem se po shfarosin (ne kuptimin e plote te fjales) popullin Shqiptar. Edhe Rama me shoke qe ben lojera fjalesh me gjakun e Shqiptarev, jane djall ne toke qe zgerdhihet me tragjedine vdekje prurese per njerez ne vuajtje, edhe vdekje prurese per kombin Shqiptar.

Keta jane ‘tradhetare te larte’ te atdheut dhe mendoj se duhet te gjykohen ligjerisht per kete, nese ka ngel ndonje atdhetar ne drejtesine e Shqiperise. Nuk kaperdihen keto marrezira, jemi ne dakort te bejme paqe, por jo duke lepire vrasesit si ben Rama, kjo vetem ndez zjarrin nacionalist Serb, se masakrat qe keta nacionaliste bene, po pranohen si nje gje e mire nga kryeministri e parlamenti Shqiptar. Kjo eshte tradheti edhe nje njolle per te gjithe ne Shqiptaret sidomos per ata qe votuan keta tradhetare per tre here rradhaz, dhe sidomos per ata administrator djallezor qe vodhen voten e popullit te lire apo patronazhistat spiuna armiq te Shqiperise qe e blen voten per nje thes miell apo per nje premtim pune si pastrues, duke shfrytezuar mjerimin qe Rama me shoke dhe kjo makineri gjobe venese e hajdute e pateonazhistave dhe policeve ne rruge e ne bashki te ndyre, qe po shfarosin popullit Shqiptar.

Shto koment

Denonco