Ëndrra me 6 miliardë euro në Shpirag

Ëndrra me 6 miliardë euro në Shpirag

Nga Klodian Tomorri - 06/07/2022

“Shell”-i ka bërë zbulim të madh nafte në Shpirag. Por e mbajti lajmin sekret, duke ia treguar vetëm kryeministrit holandez.

Edhe ky e ruajti sekretin. Priti deri ditën që shkoi kryeministri shqiptar atje për t’ia thënë në vesh Edi Ramës. Por mrekullia do të ndodhë në vitin 2023.

Pastaj sekreti mori dhenë. Ministrja e Energjisë tha se në majën e Shpiragut do të investohen 6 miliardë euro. Mund të ishte dhe 60 miliardë euro kjo shifra e deklaruar, nuk do të përbënte asnjë ndryshim.

Pra “Shell”-i, një gjigand multinacional që nuk do t’ia dijë se kush është kryeministër në Holande, Shqipëri dhe Kinë madje, luan kukafshehti me sekrete.

Skenar fiks për radiolojën që bënin komunistët me diversantët.

Historia e atyre puseve në Shpirag ka më shumë se 10 vjet që vazhdon. Gjatë këtyre 10 viteve, fabula ka qënë gjithmonë "vitin tjetër do ndodhë mrekullia".

Përkufizimin më të mirë se çfarë ndodh aty e ka bërë një inxhinier nga më të mirët që kemi ne në këtë fushë. Aty ka naftë, por jo vendburim. Pra, ka naftë, por jo komerciale.

Shpimi i parë aty është bërë gati 60 vjet më parë nga një prej inxhiniereve projektuese më të njohura ruse në atë kohë.

Që atëherë fabula vazhdon e vazhdon. Moriali i saj është i thjeshtë. Nëse do të kishte naftë në Shpirag apo në çdo cep tjetër të Shqipërisë, do ta kishte zbuluar Enver Hoxha, nuk e linte për këta. Në mos naftë, grup armiqësor.

Tani kohët kanë ndryshuar. Grupe armiqësore nuk ka më, por ëndrra me 6 miliardë euro, ka pafund.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Gegu08/07/2022 11:19

Ju duhet nje varian i ri per te ndertuar nje skeme tjeter hajduterie si ajo e inceneratoreve!
Rilindja e Hajduterise!

Leli07/07/2022 16:35

Bukur!

Shto koment

Denonco