Një përrallë me mbret … president

Një përrallë me mbret … president

Nga Mal Berisha - 21/05/2022

Shekuj më parë, skocezët dëshironin të kishin një Mbret i cili të mos ishte anglez. Të lodhur nga sundimi i gjatë anglez, ata i kërkonin Mbretit të deri-atëhershëm të abdikonte dhe në vendin e tij të vendosej një mbret tjetër i cili të kishte një cilësi të vetme:

Të mos fliste gjuhën angleze.

Plotësimi i kësaj kërkese, sipas tyre, do të hiqte qafe sundimin e huaj.

Pas shumë kërkesash të pareshtura  një ditë Mbreti anglez i njoftoj subjektet e veta skoceze se e kishte gjetur Mbretin e ri që kërkonin ata. Ky i fundit kishte bash atë cilësinë që kërkonte turma:

Nuk fliste asnjë fjalë anglisht.

Turma u mblodh e entuziazmuar. Përpara pallatit bëhej një zhurmë e madhe. Oborri  gumëzhinte prej hamendjeve të tyre:

Qytetarët pyesnin njëri tjetrin:

• Cili do të jetë Mbreti ynë vallë?

• Si do të jetë, i gjatë, i hollë, i shkurtër?

• A do të shkëputej Mbreti i ri nga ndikimi i këtij Mbreti që kemi? thoshte një tjetër.

• Po ku e gjeti Mbreti që kemi tani, Mbretin që po na e  vendos mbi krye?

• A do ta dëgjojë Mbreti i ri Mbretin që kemi sot, apo do të jetë kokë më vete?

• Ku e gjeti Mbreti ynë një Mbret që nuk flet anglisht, xhanëm?

Pas disa javësh pritje, një ditë, papritmas turma ra në një heshtje varri. Dikush njoftoi së Mbreti anglez, i deri-athershëm, do të paraqiste Mbretin e ri, që nuk dinte anglisht.

Mbreti, doli në ballkonin e ndërtesës së Mbretërisë. Në duar mbante një djep në të cilin koloviste të birin, një foshnje dhjetë muajshe. Ai e zgjidhi djepin, e nxori foshnjën e ngriti para duarsh në ajër dhe ia tregoi gjindjes. Pastaj iu drejtua atyre:

Deshët një mbret që nuk di të flasë anglisht?

Turma bërtiti me të madhe:

Poooooooooooooooooooooo!

Atëherë, ky do të jetë Mbreti juaj dhe Biri Im!

Ju siguroi se ende nuk flet asnjë fjalë  anglisht.

Pllakosi heshtja!

Turma u shpërnda e zhgënjyer!

Pas disa ditësh edhe neve do të shpërndahemi të (zh)gënjyer, kur të mësojmë se Presidenti ynë i ardhshëm do të dijë të flasë vetëm fjalët që do t’ja diktojë Mbreti që do ta vendosë aty, dhe që e ka caktuar vetë prej kohësh.

Shënim: Ngjashmëria është rastësore dhe nuk ka për qëllim te fyejë askënd.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA21/05/2022 21:38

HEU, NJË PËRRALLË ME MBRET SI PRESIDENT! EU, ZIJË KALLË TRET FERRZITRENT!!
PORSI PRESIDENTI QË NUK MUND AS NUK DIN T'FLAS, SËMUNDJE NGA TRURI QE ME
BLOKADË TEK PLAS! HORRZI FERRZITRENT QË TUK NDIJNË TË SHKAS A, RRËSHQAS
NË GABME N'SHPREJE, VRARGRIME N'PREHJE; PËR SHKAK, SI TRAMAK, MVARET HË,
VETËM DHE VETËM ÇKA T'I THOT KRYEMINISTRI, FRYEKRIMISTRI; KËSO PRESIDENTI
PËSO FERRZI TRENDI, VENDI; QË VETËM SI KUKULL, APO SI SUKULL; DIRIGJIMI NGA
KREMLINI E BELIGRADI; PRIRIZGJIMI JO,NGA BERLINI O DELIGADI; ATHUA PSE KËSO
UDHËHEQJE, PRESË KURTHËDREQJE, PËR PAJTIM, VAJKRIM, TERË SHQIPËRIA ORE,
MBARË SHQIPTARIA, T'MBETEJ DHE TRETEJ REBUBLIKË RUSO SERBO JUGOSLLAVE
AHIII, PUSO VERBO TUGOSHKAVE; HEJ ORE, RUSO SERBO JUGOSLLAVE?! MANI USA

Shto koment

Denonco