Srebrenica, një gur në qafën e Edi Ramës

Srebrenica, një gur në qafën e Edi Ramës

Nga Enver Bytyçi - 13/05/2022

Sot Parlamenti shqiptar, saktësisht mazhoranca e komanduar nga kryeministri i vendit, Edi Rama, hodhi poshtë një rezolutë të sponsorizuar nga opozita e Sali Berishës për të dënuar masakrën e Srebrenicës dhe për ta cilësuar atë si gjenocid. Kjo masakër është njohur si e tillë nga dhjetëra parlamente të vendeve europianë, por edhe në rajon. Ajo është cilësuar si gjenocid me vendim të Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi. Por Edi Rama refuzoi ta pranojë këtë fakt. Refuzoi që masakrimi i mbi 8000 muslimanëve në harkun kohor të 48 orëve në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë të quhej gjenocid.

Jo rastësisht ky qëndrim antihuman dhe pro dhunës e krimeve serbe i Edi Ramës u shpreh vetëm pak orë pasi ai darkoi me shumë entusiazëm në Bruksel në krah të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe përfaqësuesit të Presidencës boshnjake, liderit të serbëve të Bosnjës, Dodik. Vuçiç dhe Dodik e kanë refuzuar sistematikisht dënimin e kësaj masakre. Të njëjtën gjë bëri sot Edi Rama dhe mazhoranca e tij parlamentare. Madje kjo mazhorancë e çmendur nuk reshti të sulmojë opozitën dhe liderin e saj Berisha me akuza përtej kërkesës për të dënuar masakrën e Srebrenicës.

Nga diskutimet dhe debati në sallën e parlamentit doli shumë qartë se kreu i mazhorancës, si dhe sejmenët e tij në sallën e parlamentit janë më agresivë dhe urrejnë më shumë opozitën në Shqipëri, se krimet serbe në Bosnjë, në Kosovë dhe në Kroaci. Ata ishin të gatshëm të dënonin çdo opozitar dhe kreun e opozitarëve, por jo edhe krimet e Aleksandër Vuçiç e të Milorad Dodik kundër muslimanëve në Bosnjë-Hercegovinë e sidomos në Srebrenicë dhe Sarajevë, ku kanë humbur jetën rreth 25 mijë njerëz të pafajshëm.  

Duke mbrojtur masakrën serbe në Srebrenicë Edi Rama praktikisht mori në mbrojtje kriminelët e luftës, Ratko Mlladiç dhe Radovan Karaxhiç, dy përgjegjësit kryesorë të këtij gjenocidi, të dënuar tashmë me burgim të përjetshëm në Gjykatën e Hagës. Për kryeministrin shqiptar masakrat dhe krimet kundër njerëzimit që Serbia ka kryer në Ballkan, përfshirë edhe ato në Kosovë, janë thjesht një "rrëmujë" e rastit dhe e kryeneçësisë së një individi, Sllobodan Milosheviçit, por jo edhe akte çnjerëzorë të krahasueshëm me gjenocidin e nazizmit.

Në fakt Edi Rama po mbron me stoicizëm mikun dhe vëllain e tij, president të Serbisë, i cili është një nga autorët dhe frymëzuesit kryesorë të këtyre masakrave. Në kohën kur ndodhi Srebrenica Vuçiç deklarohej se "serbët do të vrasin 100 muslimanë për një serb që ata mund të vrisnin". Eshtë e mjaftueshme kjo deklaratë e kreut të sotëm të shtetit serb, që ai të ishte para një toge gjyqtarësh ndërkombëtarë për t'u përgjigjur për krime kundër njerëzimit. Dhe pikërisht për këtë arsye kreu i ekzekutivit të Shqipërisë nxiton t'i bëjë parapritë akuzave kundër shefit të shtetit serb.

Ndërkaq duhet thënë se nga një parlament i populluar me trafikantë, hajdutë dhe kriminelë në fushën e pastrimit të parave nuk pritej diçka ndryshe. Ky parlament me përfaqësues të shumtë të organizatës kriminale në pushtet, nuk mund të votojë dënimin dhe ndëshkimin e krimeve kundër njerëzimit. Vota e Edi Ramës, Taulant Ballës, Damian Gjiknurit, Arben Ahmetajt, e të njëjtëve të tjerë në atë sallë nuk pritet të shkojë në favor të viktimave të krimit shtetëror serb, por në mbrojtje të agresorëve dhe kriminelëve serbë që i kanë shkaktuar ato viktima. Kriminelët nuk votojnë kundër kriminelëve.

Vota e sotme kundër rezolutës që dënon genocidin serb në Srebrenicë është paralajmërim i një vote tjetër kundër nga ana e mazhorancës së Edi Ramës në Parlamentin shqiptar për një rezolutë tjetër që do të paraqitet aty për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë. Pas dy ose tri javësh në atë sallë do të ketë edhe një rezolutë për Kosovën. Por edhe në këtë rast garda mbrojtëse e Beogradit do të sulmojë opozitën dhe Sali Berishën, në vend që të dënojë krimet kundër njerëzimit që Serbia ka kryer në Kosovë.

Edi Rama është i gatshëm të përballet e ta sulmojë edhe George Sorosin, nëse ky i del kundër, por jo edhe Serbinë. Sepse po dënoi Serbinë, atëherë atij do t'i duhet të përballet me zemërimin e Aleksandër Vuçiç. Dhe kjo do të thotë më pas të zbulohen aferat politike e jo politike midis tyre. Ndaj dhe akti i sotëm i paprecedent i refuzimit të Srebrenicës duhet lexuar si akt bashkëpunimi dhe pengmarrjeje i kryeministrit të Shqipërisë nga ana e Beogradit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Azemi13/05/2022 13:53

Faleminderit zoti Bytyci, mendon se si e thoni edhe ju “nga një parlament i populluar me trafikantë, hajdutë dhe kriminelë nuk pritej diçka ndryshe”. Po perkrahin vrasesit qe kane masakruar me mijera njerez. Eshte nje turp per te gjithe ne Shqipetaret, e ne mendimin tim, nje turp per cdo Socialist te ndershem qe zgjodhi keto deputete me Ramen ne krye.

Edhe po ti falim Rames faktin se babai i tij shpirt-keq e vari poetin e lire dhe ndeshkoi popullin ne emer te popullit. Nuk duhet tia falim perkrahjen qe Rama i beri vrasesve ne tw gjithe historine e tij (nje gazetar mund ta zbettheje kete me foto dhe fjalime ku Rama del krah ne krah me vrasesit). Kjo po kulminon me vrasesit Serb, me dinakeri ne emer te paqes. Ne emer te paqes duhet qe Serbia te njohe masakrat e ndyra qe bijte e saj kane bere, e jo te na behet pape djali i atij qe ishte me afer dreqit se paqes.

Per mendimin tim turpi me i madh eshte te socialistet e ndershem qe po i mbyllin syte dhe pranojne si normale cfaredo veprimi apo ideje qe Rama me shoket kriminele ne parlament qe ai ka rrethuar.

Jane socialistet e bindur dhe ata te ndershem ata qe do te mbahen mend si njerezit qe i dhane timonin Rames me shoke qe shpopulluan Shqiperine, qe mohojne masakrat qe bota e kane denuar.

Turp e faqja e zeze per cdo votues socialist qe vazhdon te mbeshtese keta tradhetare e armiq te Shqiperise. Nje dite do te ju vije ketyre socialistve tmerri qe keni votuar te dera (si e solli komunizmin vdekje prures i babait te Rames).

Njolle per gjithe Shqiperine nga ky veprim ne Parlament.

Shqiptaro-Amerikani13/05/2022 10:47

DEPUTETËT PREJ KARTONI TË KUQ TË RILINDJES!!! SHIHNI SA PËR TURP QË JANË KTHYER!!! SA QESHARAKË!! SA TË PACIPË!!! SA PLEHRA!!! KUKULLA PREJ MUTI!!! ÇFARË UTURAKËSH TË QELBUR NGA E PËGËRA 17-VJEÇARE E EDVIN RAMËS!!! KUSH E KUSH TA NGREJË TESËRËN E PARTISË SA MË LART QË TA SHIKOJË "AI", LARTGJATËSIA E TIJ DHE PADRONI I TIJ SERB QË NGA BRUKSELI!!!!
EDVIN KRISTAQ RAMOVIÇI ËSHTË NJË SATRAP MË KRIMINEL SE SA SLLOBODAN MILOSHEVIÇI, RADOVAN KARAXHIÇI, PUTINI, KIM YOUNG UN, SADAM HUSEINI, MILORAD DODIKU DHE ALEKSANDËR VUÇIÇI.
HABITEM SE SI SHBA QENKA SOROSIANIZUAR, VERBUAR DHE QENKA KORRUPTUAR KAQ SHUMË!!!!
AMERIKANO-NON-GRATAT QË NUK I RREZIKOJNË PUSHTETIN E NARKO-REGJIMIT TË TIJ KRIMINAL, SULLTAN-SATRAPIT-SOROSIANO-ERDOGANISTO-PUTINIST TË SURRELIT, HAJDUTO-KRIMINELIT ORDINER, EDVIN KRISTAQ RAMOVIÇIT, AI I KA MIQ TË NGUSHTË, I RESPEKTON DHE IU PËRULET DHE U LËPIHET SI QENI TË ZOTIT!!!
KUR VJEN NË TIRANË, BASHKË ME BYTHËLËPIRËSAT, LLAPISTAT, GOJORËT, LETRAT HIGJENIKE DHE UTURAKËT E TIJ, FILLON DHE ÇJERR BYTHËN ME THONJ, PËR TMERRIN E TIJ, FOBINË E TIJ SHPIRTËRORE DHE PSIKOLOGJIKE, NON-GRATAN SALI BERISHA!!!
FYTYRA ËSHTË PASQYRA E SHPIRTIT, PRANDAJ EDVIN KRISTAQ RAMA KËTË FYTYRË KA PATUR GJITHMONË, TRIMOSH DHE AUTORITAR ME TË MUNDURIT DHE BYTHËLËPIRËS, LLAPIST, GOJOR, I NËNSHTRUAR, SERVIL, PUTHADOR, SHARLATAN, LEGEN DHE MUTNGRËNËS ME MË TË FORTËT!!!

Shto koment

Denonco