Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari /EMRI/

Mashtrimi i trashë me zgjedhjen e Presidentit...

Mashtrimi i trashë me zgjedhjen e Presidentit...

Nga Kastriot Islami - 01/05/2022

1. Procedura dhe kriteret për zgjedhjen e Presidentit të vendit janë qartësisht të shprehura në Kushtetutë. Presidenti shqiptar zgjidhet nga deputetët e parlamentit... Për zgjedhjen e presidentit zhvillohen 5 raunde zgjedhjeje.

Në 3 raundet e para, presidenti mund të zgjidhet me jo më pak se 60 për qind të votave, thënë ndryshe, presidenti mund te zgjidhet me një ‘maxhorancë të cilësuar’... kjo do të ishte një mënyrë që do të rriste ‘legjitimitetin’ e presidentit si figurë e unitetit kombëtar...

Kur kjo s’arrihet në 3 raundet e para, atëherë në raundin e 4-të dhe të 5-të presidenti zgjidhet me maxhorancën të thjeshtë prej 71 votash që është edhe maxhoranca politike... në këtë rast, pavarësisht lodrave të maxhorancës politike, do të bëhej fjalë për një ‘president politik’ pra me ‘legjitimitet minimal’.

Rama duke kontrolluar maxhorancën politike po përpiqet të krijojë të publiku e ndërkombëtarët se po përpiqet për një ‘president konsensual’ ndërkohë që në mendjen e tij e ka emrin e përcaktuar!

2. Në Shqipëri, e keqja e madhe është se ‘maxhorancën politike prej të paktën 71 mandatesh’ e kontrollon një individ, në rastin konkret Edi Rama... Kjo e ‘keqe’ natyrisht do të çonte në caktimin e një presidenti sipas dëshirave të Edi Ramës... Madje Rama duke pasur nën kontroll maxhorancën politike mund të përcaktojë edhe procesin e zgjedhjes së presidentit pavarësisht se ky proces formalisht është i përcaktuar në Kushtetues... Më konkretisht Edi Rama do ta ndante procesin në dy pjesë:

· në raundet 1-3 do të bënte sikur po kërkonte ‘president konsensual’ duke ftuar opozitën politike te jepte emra e votat e saj (të shpërblyera edhe me gjithçka tjetër që dëshiron ajo), pa harruar të bënte sikur gjoja po gjeneronte emra nga qytetarët, shoqëria civile, e tjerë.. Këtu fillon loja e tij ‘gjëegjëzash’ ...

Ai ka 2 emra në ‘kokën’ e tij: i) emrin e tij që e ja kanë dhënë me urdhër dhe ai i ka detyruar të gjithë deputetët e tij ta vendosin të parin në zarfin e propozimeve dhe ii) emrin e një ‘gruaje kosovare’ si back-up (rezervë). Nëse gjatë kësaj kohe opozita, shoqëria civile, qytetarët ... do të nxirrnin emrin e ‘gruas kosovare’ atëherë ai do të shtirrej se është dakord më këtë propozim dhe do të ftonte opozitën të votonte emrin e saj në mënyrë që ajo të zgjidhej me mbi 60 përqind të votave dhe ta konsideronte atë ‘presidente konsensuale’.

Kjo ngjarje ka shumë pak mundësi të ndodhë, veçse në rast se opozita fake do të bëhej pjesë e kësaj ‘loje gjëegjëze’, gjë që natyrisht do të ishte ekstremisht diskretituese...

· në raundin e 5-të Rama do të nxirrte nga ‘xhepi’ xholin, emrin e tij ose të ‘gruas kosovare’ që maxhoranca politike e kontrolluar prej tij do ta votonte me symbyllur. Rama edhe në këtë rast, përmes një propagande mashtrimi, me shumë elementë nacionalistë do të përpiqej të kompleksonte opozitën ose të paktën një pjesë të saj (veçanërisht opozitën-fake) të bashkonin votat e tyre me maxhorancën politike, thjeshtë e vetëm për ‘gruan kosovare’ duke tentuar të krijonte përshtypjen se ‘gruaja kosovare’ (që realisht është zgjedhja e tij rezervë), arriti të siguronte mbështetjen e një ‘shumicë të cilësuar’ apo edhe të gjithë parlamentit dhe s’u zgjidh vetëm me votat e mazhorancës politike të kontrolluar prej tij...

Ky do të ishte një rast ekstrem turpi për të gjithë parlamentin apo edhe një pjesë të tij, pavarësisht se të gjithë deputetët që do ti bashkoheshin votat me maxhorancës politike të kontrolluar nga Rama do ta paraqisnin këtë ‘veprim turpi’ si ‘zgjidhje patriotike’...

· ‘Meritat’ në këtë rast do ti shkonin prestigjatorit, duke e paraqitur atë një ‘gjeni të mashtrimit’... që arrin gjithçka ... si në rastin minimal kur do të zgjidhej vetë ashtu edhe në rastin kur ‘gruaja kosovare’ do të zgjidhej presidente vetëm me maxhorancën politike të kontrolluar prej tij por akoma më shumë nëse ajo do të merrte më shumë vota sesa maxhoranca politike e kontrolluar prej tij...Zgjedhja e një ‘gruaje’ dhe ‘për më tepër kosovare’ do të shitej/mbështetej edhe nga ndonjë faktor i jashtëm që ka mbështetur Ramën vazhdimisht... 

3. Qytetarët duhet të kenë parasysh se Rama e ka nisur mashtrimin me zgjedhjen e presidentit sepse ai me kontrollin e maxhorancën politike, kontrollon të gjithë procesin zgjedhjes së presidentit kurse me emrin e kandidatit që ka në xhep ai do të kontrollonte kështu edhe emrin e presidentit të ardhshëm.

Loja me këtë gjëegjëzë bëhet, duke vënë në dispozicion edhe shumë para e favore, në mënyrë që ai vetë apo ‘gruaja kosovare’ të mund të zgjidhen me më shumë vota sesa numri i deputetëve të maxhorancës politike të kontrolluar prej tij. Der itani Rama ka deklaruar sesi nuk duhet të jetë presidenti, duke deklaruar se duhet të jetë jashtë PS-së, jashtë parlamentit, dhe në kokën e tij e të përcaktuar edhe jashtë Shqipërisë, por brenda trojeve shqiptare...

4. Duke e njohur shumë mirë faktin se këtë ‘lojë mediokre’ mund ta dekonspironte Berisha, gjatë të gjithë kohës është përpjekur që në këtë proces mashtrimi të shmangë me argumente qesharakë prezencën e tij! Për këtë Rama ka pasur mbështetjen edhe të opozitës fake...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco