Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Basha si ‘gaxhel’ i Ramës, ktheu PD në peng pazaresh

Basha si ‘gaxhel’ i Ramës, ktheu PD në peng pazaresh

Nga Avni Nezaj - 19/01/2022

Gjoba për demokratët që kanë 9 vjet në opozitë është e paguar shumëfish. Vendi ka bërë vetëm hapa pas në procesin e integrimit. Dhe kjo falë Edi Ramës, por edhe celulës së tij në selinë e Partisë Demokratike.

Pas 8 Janarit, gjërat janë edhe më shumë të qarta. Një njeri i votuar për të qenë kryetar i demokratëve, të dirigjonte atë soj dhune ndaj demokratëve, nuk kishte ndodhur ndonjëherë.

Gaz lotsjellës, xhama të thyer mbi kokat e demokratëve, shkopinj druri. Mercenarët e Bashës ishin të gatshëm të hidhnin edhe tavolina e karrige nga lart mbi kokat e protestuesve paqësore që kishin rrethuar selinë e PD, shtëpinë e tyre politike. Ishin mbledhur aty edhe në shenjë simbolike për të shpuar blindimin që kishte bërë ish-kryetari duke u ngujuar në seli bashkë me një grup deputetesh dhe përkrahësish të tij. Pa harruar këtu se mercenarët me siguri kanë qenë të paguar të ushtrojnë dhunë. Se me PD dhe me demokratët ata nuk kanë asnjëfarë lidhje.

Ndërmjet tyre kishte edhe nga ata që sa herë bëhen protesta, dalin të parët që të mbrojnë dikë, edhe pse nuk ka asnjë rrezik për kurrkënd, e të marrin shpërblimin e radhës.

Aq shumë dhunë u ushtrua ndaj protestuesve paqësorë sa atë ditë mu duk se nëse rrethuesit e PD do të hynin vërtet në seli, mbrojtësit e paguar do të kapnin për leckash, njëri pas tjetrit edhe deputetët edhe mbështetësit e tjerë të Bashës e t’i hidhnin si copa mishi nëpër shkallë vetëm të mbronin paguesin e radhës.

Basha, që e prisnim të mbetej në histori si një kryeministër i këtij vendi, doli i shpërlarë me bombolat e gazit lotsjellës që u hidhej demokratëve. Por një gjë e arriti, në histori do të mbetet si një ish-kryetar partie që edhe pse i shkarkuar, nuk kishte burrë nëne që ta nxirrte nga zyra. Kishte ndërruar bravat e dyerve, kyçet e dritareve, linjat e rrymës elektrike, kanalizimin e ujërave të zeza dhe të bardha, sistemin e kondicionimit. Pra ishte mbyllur brenda e nuk largohej. Bunker vëlla më keq se ai i Surrelit.

Dyert, duhej 7 persona që t’i hapnin dhe ato deri në gjysmë sa për të hyrë e dalë një person i hollë në përmasat e Gaz Bardhit, Grida Dumës apo Salianjit.

Por për mua, deklarata me tronditëse pas protestës te selia e PD nuk janë gënjeshtrat e njëpasnjëshme të Bashës, Bardhit apo listës së deputetëve që u dërgohen deklaratat në telefon dhe urdhëroheshin ose të flasin ose të heshtin, por prononcimi i Çlirim Gjatës. Ai deklaroi pak ditë pas protestës se shpeshherë në PD bënim reagime me porosi të partisë, kundër oligarkëve dhe lidhjeve të tyre me Ramën dhe korrupsionin, dhe pas një kohe të caktuar na vinte urdhri që të ndalnim sulmin.

Kjo është e tmerrshme. Sulmi politik dhe akuzat e vërtetuara ndalen kur çështja shkon në gjykatë ose kur ka një akuzë krejt të pavërtetë dhe kërkohet falje. Pra kjo lojë e ish-drejtuesve të PD ka qenë gjoba e radhës mbi “oligarkun” e radhës. Kjo ka si shpjegim atë që opozita është shndërruar në gjobëvënëse dhe në shërbim të biznesit të familjes së kryetarit. Se shpjegim tjetër nuk ka.

Prandaj përveç shumë të tjerave, demokratët kanë të drejtë të irritohen nga Basha. Dhe kanë votuar që ai të ikë. Edhe sepse e kthehu opozitën në fraksion të Rilindjes. Edhe pse e la opozitën pa përfaqësim në parlament dhe në pushtetin lokal. Edhe pse tradhtoi gjithë kauzat e opozitës që nga teatri, unaza, protestat. Edhe pse shkatërrimi i perspektivës së integrimit nuk u sulmua asnjëherë seriozisht nga opozita. Edhe pse heshti për trekëndëshin e krijimit të Jugosllavisë së re. Edhe pse përjashtoi Sali Berishën. Edhe pse përzuri elitat nga PD duke u ofruar hapësirë në parti të katapultuarve nga bankat e shkollës së Henri Çilit apo nga radhët e shoqatave pa kurrfarë integriteti.

Dhe nuk gabojmë aspak nëse mendojmë se bunkerizimi i selisë dhe mbyllja e dyerve për kundërshtarët tij në parti ka sërish prapaskenë pazarin. Dolën në lojë kullat në truallin e Shtëpisë së Demokratëve.

Tani që është në hall shumë të madh dhe pasi i shërbeu me devotshmëri Ramës për 9 vjet duke betonizuar demokratët në opozitë, ai po i kërkon ndihmë këtij të fundit. Në të gjitha takimet e tij publike marrin pjesë me autobusë dhe furgona ushtarët e rilindjes. Dhe më e bukura është se ata edhe e duartrokasin. Ngrenë edhe dy gishtat lart. Dhe nuk kanë faj. Basha i mbajti dhe po i mban në pushtet që ata të vjedhin. E bashkë me ta edhe pazarxhiu do kapë ndonjë kockë si gaxhel i Ramës.

Prandaj, që PD të rikthehet fuqishëm, duhet që Lulzim Basha të ikë. Behu trim Lulzim. Dorëheqja edhe pas shkarkimit mund të të mbajë akoma në lojë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

DEMOKRATI I BAZES20/01/2022 12:29

LULMUT BRAVA NUK ESHTE GAXHEL I RAMES POR ESHTE BAXHELLA E RAMES!

MANI USA20/01/2022 00:08

HEU, BASHA SI "GAXHEL" I RAMES, KTHEU PD NË PENG PAZARESH! EU, PASHA SHI,
TRANGEL I DRAMES, SHFREU PD NË DENG SHKAVRARËSH!! PËR HERË TË PARË NË
HISTORINË E DEMOKRACISË, NJË I VETQUAJTUR KRYETAR PARTIE,DUKE U KTHYER
E KUKE USHQYER, NË SERVIL TË DJALL BIR DJALLIT, Q'KALL NXIR HALLIT, STRALLIT;
SËBASHKU ME KRYEDJALLIN, FERRASHKU NË SHKRRYESTRALLIN, MORE E KALLIN
TIM E FLAKË TERË PARTINË E VETË, NXJERR TRADHTINË E SHKRETË; DUKE KALLUR
E SHPALLUR TERË SELINË E DEMOKRACISË, VRER KËRDINË E DEMONKRACISË; HEJ,
DUKE U BLINDUAR MBRENDA, DUKE U GJINDUAR MË TRËNTA; ÇDO DEMOKRAT O SA
AFROHEJ SELISË, DUKE I HELMUAR ME GAZ LOTSJELLËS DHE NERVORË T' ARMIKUT
NGA RUSO SERBO JUGOSLLAVË; DUKE I PLAGOSUR DHE ALIVANOSUR, ME TENTIME
OR KERKIME, QË TË I MBYTË DHE SHTYPË TERË PARTINË DEMOKRATIKE SE KËSHTU
KA URDHERESË NGA FASHIZMI, DRAZHIZMI, RUSO SERBO JUGOSLLAVË, DUKE BERË
SERVILIZIMIN, STERILIZIMIN DHE, KËTË TROHE SHQIPËRIE LONDINEZË DHE KOSOVË
AHTISARI; SHTIPEGRIE HORDHIKREZE MË HORPROVE ATI VARRI; DUKE NA VARRUAR
PËRSEGJALLI, Q'NA KALLI TIME FLAKË AH, MOJ SHTRIGA MË E LIGA PLAKË! MANI USA

Shto koment

Denonco