Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Politikës së dinakërisë dhe besimit të verbër i ka ardhë fundi!

Politikës së dinakërisë dhe besimit të verbër i ka ardhë fundi!

Nga Paulin Marku - 03/12/2021

Është koha që Partia Demokratike dhe anëtarësia e saj të qartësojnë vizionin e tyre dhe përcaktojnë se cila është rruga reale e përfaqësimit politik. 

Janë shumë probleme që Partinë Demokratike duhet ta lëvizin, ta motivojnë, për t’u përgatitur për zgjedhjet, ndryshe freskimet joreale apo zëvendësimet në politikë mbi bazën e luftës për të marrë privilegjet që realisht nuk i përfaqësojnë janë të dëmshme dhe pa interes për elektoratin e djathtë. 

Drejtuesat e kësaj partie politike i kanë borxh anëtarësisë së saj t’i përgatisin një ambient të sigurtë për të realizuar synimin që në zgjedhjet e ardhshme të hyjë me freskim e reformim dhe një program për t’i fituar këto zgjedhje.  

Kryetari i PD-së duhet të krijojë hapësirën, pasi ka ardhur koha që politika reale t’i lërë vendin arsyes e racionalitetit, për të mbyllur shtegun për dinakët e të pabesët, kur gjendet në mes dinakërisë dhe besimit të verbër. 

Jetës politike në Shqipëri nuk i duhen zëvendësimet apo freskimet në emra, por i duhen freskime që i sjellin cilësi politikbërjes, në baza programore dhe përfaqësuese, në ndërtim të një shteti demokratik, i cili zbret deri në elektoratin e ndershëm kudo në bazë, si dhe në shpërndarjen e pasurisë elektorale e zgjerimin për të gjithë njerëzit e jo vetëm tek të privilegjuarit partiakë. 

Objektivi i qytetarëve të këtij vendi është për të ecur drejt integrimit në BE i cili po cenohet nga bërja e hapave false politike, nga moskonsolidimi i demokracisë, shtetit të së drejtës, zhvillimit ekonomik dhe reformave në të gjitha fushat, me një sistem gjyqësor të brishtë e në shumë raste edhe të korruptuar, me arsim ku dija blihet e nuk fitohet, ku për  çdo ditë shkelet shtresa e mesme dhe e varfër e shoqërisë. 

Në një vend ku çdo ditë ngrihen apo publikohen të dhëna se ky zyrtar apo ai zyrtar dyshohet për shpërdorim të detyrës zyrtare është e vështirë të arrihet edhe besimi i qytetarëve. 

Partia Demokratike duhet ta qartësoj vullnetin e saj në gatishmërinë për të ndryshuar këto gjëra dhe me këtë qartësi fitoren në zgjedhjet e ardhshme, nuk do ta ketë të vështirë.

*Anëtar Këshilit Kombetar të PDSH-së

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA03/12/2021 21:16

EU, POLITIKËS DHE DINAKËRISË SË VERBËR I KA ARDHUR FUNDI! OU, GJOLIFIKËS QE
GRINAKRISË I KA ZGARDHUR, ZBARDHUR, TUNDI MORE MUNDI!!
A ËSHTË MJAFTË, MJAFTË ESHTË;DHE TEPËR; SIÇ PATË DEKLARUAR ISH PRESIDENTI
USA BUSHI DY!!. AH, ÇUDI E MADHE, HORDHI GËRMADHE; GJITHË POPUJKOMBET TË
TERË BOTËS, DUKE SHKUAR PËRPARA; VETËM MORE VETËM, POPULL KOMBI MBARË
KOMBËTARË, MBARË SHQIPTARË, DUKE U KTHYER PRAPA, DUKE U FYER O, SHQYER,
NË KRRABA; DUKE U PËRPLASUR, FERRSHKASUR, NË FERR TË MALLKAUR, NË TERR
TË SHKALLMUAR; DUKE U NDARË DHE PËRÇARË, DUKE U SHARË E FERRVRARË AUH,
EDHE GJËR PARTI ANTI KOMBËTARE; AHIII, GJËR NE TRADHËTI ANTI SHQIPTARE! HEJ,
GJËR NË TRADHTI ANTI KOMBËTARE; ËËËH, ANTI SHQIPTARE!! MORE HORE, OJ KOKA
E KOMBIT; QË NDJELLË, QË PJELLË, DUKE PERSERITUR, KUKE TERSEVRITUR MOREE,
TRADHTINË HORE, TRAGJEDINË MBARË KOMBËTARE, MBARË SHQIPTARE!. HEEEJ JU,
KOKAT E VYSHKURA, KRROKAT E MYSHKURA, TË NDRYSHKURA, KOMBIT SHQIPTARË
JU GËRXHOLA TË VYSHKUR O, TË NDRYSHKUR; MBLEDHNI MEND, KA ARDHUR KOHA
QË GJENERTATA T'REJA, GJENIE DHE KRENIE; TË NIVELEVE TERË KOMBËTARE EDHE
NDËRKOMBËTARE; TA UDHËHEQIN DHE TA NDREQIN O, TA RIPAROJNË DHE TA PËRPA-ROJNË, TË NA RIBASHKOJNË DHE TË NA RIGJALLËROJNË; MU N'KOHËN INTERNETIT,
PËR RILINDJEN DHE RINGRITJEN OR, RISHNDRITJEN HOLOKAUSTEVE GJENOCIDALË
TË POPULLKOMBIT PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARISË DHE, TË HAPEN O KAPEN
MUNDIMET DHE TUNDIMET, NDËR MASAKRAT OR KASAPRAT,MË TË LLAHTARSHME O
MË TË HATASDHME;NDËR TË GHJITHË POPUJKOMBET E BOTES; EDHE PERJETIMET
OU VDEKJEKRIMET, MË ANTI NJERËZORE OUUUH, MË ANTI BOTËRORE!!. MANI USA.

Shto koment

Denonco