Analiza zgjedhore fatale që Lulzim Basha fsheh

Analiza zgjedhore fatale që Lulzim Basha fsheh

Nga Ylli Manjani - 25/11/2021

Në dy zgjedhjet politike në vend, 2017 dhe 2021, 51% e votuesve nuk kanë votuar qeverinë. Aq më pak qeverinë moniste. Monizmi në mënyrën më paradoksale të mundshme është vendosur nga pakica ekektorale. Kujtoj se PS në të dy zgjedhjet politike, megjithë paratë e shpenzuara, përdorimin ekstrem të pushtetit për vota, me skemë patronazhimi etj mori vetëm 48.5% të votave. Pra më pak se gjysma e numrit total të votave.

Lulzim Basha dhe PD e tij nuk arriti të vihej në krye të shumicës elektorale në të dyja zgjedhjet. Dështoi në mënyrë fatale. Më keq akoma, opozita e Bashës u bë barrierë për këtë shumicë elektorale që të përballej vetë me qeverinë moniste të pakicës.

Në këtë llogjikë, që bazohet në fakte reale, jo opinione, Lulzim Bashës nuk i ka faj:
as blerja e votës,
as pjesëmarrja e krimit në zgjedhje,
as përdorimi i pushtetit për vota,
as patronazhistët,

Nuk i ka faj as LSI, por veç vetja e vet.

Me këto instrumente, PS ka kompensuar konsumin e vet në pushtet, por nuk ka arritur dot të blejë e as të imponojë shumicën elektorale. Këtë shumicë dështoi ta menaxhonte Luli. Kushdo politikan do ta konsideronte shans të artë. Por ai dështoi!

A e dështoi se s'di, apo se nuk do, për mua ka pak rëndësi. Ky është përkufizimi i dështimit fatal. Dëmi që i sjell shoqërisë është i rëndë. Sepse përveç faturës së keqqeverisjes, Luli si dështak politik kronik i shton shoqërisë edhe kostot e mungesës së shpresës që vota vlen.

Fakt është se po votove Lulin, megjithëse je në shumicë, prapë nuk fiton. Me Lulin në krye, qeverisë pakicë moniste pa i hyrë gjëmb në këmbë.

Kjo është analiza që Luli fsheh. E maskon me komisione parlamentare, nisma ligjore të tipit komunist dhe propagandë të blerë me paratë e buxhetit që i jepen PD. Kjo është analizë faktesh e jo llafesh.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Tani25/11/2021 09:54

Gati 2500 vota moren bashke kandidatet e jozefines dhe patozit ne qarkun e vlores, me keto vota lul qoftja do kishte mare nje deputet plus, edhe lsi mund te kishte mare gjithashtu 1 deputet. Kjo vetem per vloren, po ne qarqet e tjere. Edhe ketu e ka fajin saliu qe i largoi luli keta te dy nga partia ose te gjente nje formule per bashkim.

Shto koment

Denonco