Edi Ramës i mungon politika e jashtme korrekte

Edi Ramës i mungon politika e jashtme korrekte

Nga Peter Marko Tase - 18/11/2021

Shkak për ekonominë e krisur të Shqipërisë është udhëheqja autokratike e Edi Ramës që e ka kthyer vendin e tij në një vatër aktivitetesh të krimit të organizuar dhe marrëveshjeve të fshehta që dëmtojnë seriozisht interesat kombëtare.

Këto grupe kriminale kanë qenë aktive në blerjen e votave dhe korruptimin e votuesve vetëm pak javë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, duke ndihmuar Partinë Socialiste dhe Edi Rama të siguronin vazhdimësinë në pushtet.

Megjithëse përfaqësuesit e OSBE në terren shprehën shqetësime për standardin e varfër të zgjedhjeve dhe shumica e qytetarëve janë zhytur në varfëri e mjerim (gjatë tetë viteve të fundit); një numër ambasadash perëndimore në Tiranë nxituan të uronin kryeministrin në fuqi dhe heshturazi e inkurajuan të vazhdonte me strategjinë e bërjes strehë për krimit e organizuar, dhënien e territorit shqiptar, përfshirë rezervat e naftës e gazit (në përmasa të paspecifikuara) korporatave të lidhura me BE, me qëllim demonstrimin se është ai njeriu që siguroi hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Edi Rama por përdor të gjitha hilet e pista, njësoj si Maqedonia e Veriut, duke shpërqendruar autoritetet ndërkombëtare dhe vazhdon të shmangë përmbushjen e 15 kritereve dhe injoron parimet e Kopenhagës. Ngutja e Ramës për të përfituar nga situata inkurajohet nga kriza aktuale ekonomike që e ka ndarë më dysh Shqipërinë, me këto negociata Rama shpreson të sigurojë më tepër pará të dhuruara nga Brukseli dhe aspiron të anashkalojë rolin e presidentit në ratifikimin e çfarëdo marrëveshjeje me Bashkimin Evropian.

Problemet e Shqipërisë theksohen qartë në faqen 60 të dokumentit kryesor të BE që përcakton rrugën e këtij procesi të gjatë e të ndërlikuar negociatash.

Politika e jashtme e qeverisë shqiptare dhe rishfaqja e diplomatëve të korruptuar para opinionit publik me deklarata hipokrite, midis tyre Fatos Tarifa, Artur Kuko dhe birrëdashësi Ilir Boçka (i mirënjohur për llogaritë bankare në Qipro); të nxitur nga Edi Rama, janë arsye shtesë se pse vendi është në kolaps.

Imazhi i Shqipërisë në botë u njollos nga Fatos Tarifa, ish-ambasador në Uashington, i cili njihet mirë për afaret korruptive gjatë periudhës diplomatike. Tarifa ka pasur shumë sukses në shmangien e gjyqeve dhe prokurorëve në Tiranë për keqmenaxhimin e mbi 150 mijë dollarëve, një fond që iu livrua Ambasadës së Shqipërisë gjatë drejtimit nga ai.

Më 2002-2005, Tarifës i doli nami i keq edhe për mospagimin e gjobave Bashkisë së Uashingtonit; shuma e qindra gjobave për parkim të gabuar dhe tejkalim shpejtësie nga ana e tri makinave të ambasadës shkoi mbi 6 mijë dollarë. Në fund të misionit të tij diplomatik, ish-ambasadori Tarifa e la ambasadën në kushtet më të këqija që kishte pasur ndonjëherë; me xhama të thyer dhe dëmtime strukturore që i shkaktuan dëme të përhershme vetë godinës.

Edi Rama, si një nga dishepujt e George Soros në Ballkan, gjatë dekadës së fundi ka kryer një fushatë përbaltjeje dhe ka pajtuar disa nga lobuesit më të mirë në Uashington për të njollosur e dëmtuar seriozisht imazhin e ish Presidentit dhe Kryeministrit Prof. Dr. Sali Berisha; duke i kurorëzuar përpjekjet keqdashëse me veprimet e zymta e të paligjshme të ndërmarrja më 19 maj 2021 nga ana e Sekretarit të Shtetit Antony J. Blinken, në ‘njoftimin e përcaktimit publik të Sali Berisha […] për shkak të përfshirjes në korrupsion serioz, i përfshirë në akte korruptive të tilla si përvetësimi i fondeve publike dhe ndërhyrjet në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime vetjake dhe pasurimin e aleatëve politikë’.

Në të njëjtën linjë, edhe në vend Edi Rama ka krijuar një skenar në të cilin Lulzim Basha, lideri i rremë i opozitës shqiptare, duket se është aleati më i mirë i Ramës jo vetëm në biznes, ku të dy kanë thela të rëndësishme në të njëjta kompani, por edhe në politikën kombëtare, çka i mundëson Ramës qëndrimin e përjetshëm në pushtet dhe dorëzimin e vendit para korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Më tej, pozicioni dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinjë po dëmtojnë sovranitetin e saj kombëtar dhe kufijtë detarë; duket ditur që Tirana ka tendencën të promovojë tradhtarë si Fatos Tarifa në pozicionet më delikate qeveritare. Në këtë kontekst, cilat janë parimet e marrëveshjes poltike me Greqinë dhe pse e mban Edi Rama këtë dokument larg syve të publikut.

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias tha qartë në një intervistë në radio se:

‘Marrëveshja politike për adresimin e delimitimit të zonave ekskluzive ekonomike midis Greqisë e Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë është arritur që në tetor 2020’.   

Në përgjigje të kësaj deklarate të rëndësishme të bërë nga Minsitri Dendias, kryeministri shqiptar heshti; megjithatë është i nevojshëm urgjentisht një ndryshim kursi. Qeveria Rama, me ministra jokompetentë, duhet të informojë opinionin publik në lidhje me bisedimet dypalëshe me Athinën e mbi të gjitha të ndalojë shpifjet kundër Prof. Dr. Berishës.

Nuk ka dyshim që taktikat e fshehta dhe dialogu që vazhdon në fshehtësi do t’i përkeqësojë edhe më tepër gjërat në një kohë të shkurtër me qeverinë greke, ashtu si dhe reformat në drejtësi në Tiranë, sponsorizuar nga George Soros, janë të dënuara të dështojnë. Transparenca është kyç që negociatat të jenë efektive teksa Edi Rama vazhdon të qeverisë Shqipërinë me stilin autokratik duke lejuar krimin të depërtojë në çdo institucion publik dhe të veprojë nën mbrojtjen e policisë së shtetit.

Transparenca dhe një përgjigje e plotë janë detyrim për Edi Ramën pasi ai nuk mund t’i shmangë këto çështje të politikës së jashtme që nxjerrin në dritë praktikat e tij të neveritshme qeverisëse, zbulojnë fushatën e përbaltjes në Uashington, dhe keqtrajtimin e çështjes së kufijve detarë të Shqipërisë.

Botuar në Atalayar.com-Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco