Drejtësia dhe vota të nxjerrin nga politika

Drejtësia dhe vota të nxjerrin nga politika

Nga Astrit Veliaj - 01/08/2021

Në vendet demokratike, njeriu del nga politika kur i bien votat, i ikën pasioni apo kur ia ndalon drejtësia.

Çdo tentativë eliminimi përmes kulisave, shantazhit apo diktatit përbën abuzim me autoritetin dhe pushtetin.

Ky vend ka një të kaluar të hidhur ku fajësitë jepeshin në takime të fshehta, jo në institucione të pavarura. Kjo memorie e trishtë duhet tejkaluar si kulturë politike kombëtare, si vasalitetit dhe si politikë ndërkombëtare në republikat bananiere.

Koha kur qëllimi justifikonte mjetin ka kaluar. Me pretendimin e qëllimeve nobile janë instaluar regjime represive dhe janë bërë shumë padrejtësi anembanë botës. Disa prej të cilave në kohën tonë, madje edhe nga vende të zhvilluara.

Askush nuk është i pagabueshëm. Për këtë raportet e mira duhen mbajtur me principet. Trafiku i influencës është paligjshmëri dhe imoralitet, vetëgjyqësia është një padrejtësi e re. Ndaj na duhen njerëz që nuk impresionohen nga të pushtetshmit. Ata i ndërtojnë vendet dhe institucionet e forta.

Çdo akuzë që nuk respekton filtrin e medias dhe drejtësisë i shërben rrënimit të demokracisë dhe shtetit ligjor. Kurbani ul besueshmërinë e proceseve, bërja e shembujve i shërben frikësimit, por jo ndërtimit të institucioneve. Ngutja, nga ana tjetër, tregon qëllime të errëta.

Drejtësia piqet kur merr kohën e vet dhe respekton të drejtat e njeriut, kur akuzat balancohen me mbrojtjen dhe një trupë e pavarur e profesionale vendos se ku qëndron e drejta.

*Postim në FB nga ish-deputeti dhe biznesmeni i njohur

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

aqifi nga elbasani01/08/2021 18:34

Mos e ke per vehten z Astrit se ty te nxorri vota e demokrateve te beratit nga politika .Sa per Saliun nuk ka vote dhe drejtesi ta nxjerre jashte politikes

Shto koment

Denonco