Tire sanitarja dhe Tire qeveria!

Tire sanitarja dhe Tire qeveria!

Nga Sali Berisha - 14/07/2021

Miq, Tirja është sanitarja që ju merrte lekë familjarëve të të sëmurëve me Covid për shërbime ndaj tyre dhe që nuk ua bënte.

Mediat u morën gjatë me të drejtë me Tiren jo aq për personin por për fenomenin ryshfetin, korrupsionin e shndërruar në sistem në qeverinë e kreut të meduzes dhe për të cilin Shqipëria se fundi sipas Bankës Botërore renditet e dyta në botë.

Dje doli se zëvendës ministrja e brendshme Voda apo Tire qeveria merrte shumë të mëdha për punësim të qytetarëve.

Në këtë kontekst mund të thuhet se:

Tire qeveria është si motër binjake por jo siameze me Tire sanitaren.

Janë binjakë në aktin e tyre të ulët, ryshfetin gjobën ndaj qytetareve për xhepat e tyre.

Te dyja janë hajdute xhepi dhe më keq.

Por përsëri dallimi midis Tire sanitares dhe Tire qeverisë është aq i madh sa dallimi midis Edvinit dhe një shoferi të kryeministrisë

Tire sanitarja niste ditën e punës me uturak në dorë për të sëmurët rëndë.

Kurse Tire qeveria niste ditën e punes si personi me vokal, si ylli i narkoqeverisë së Edvinit.

Ajo ishte para kamerave televizive në krah të Edvinit në inspektime, e deleguara e tij në studjo televizive, lajme dhe debate, në pritje dhe në delegacione jashtë vendit.

Për të gjitha këto u tha se ajo u largua nga qeveria për shkak të zilive të forta që ngjalli tek tiret të tjera dhe në veçanti tek ndrikullat Balluku, Manastirliu dhe Xhaçka.

Në veçanti kjo zili u bë verbuese kur Tire qeveria u emërua komandante e Shtabit kundër pasojave të tërmetit në Durrës krahu i djathtë i kreut të meduzës të Edvinit.

Por përsëri midis Tire qeverisë dhe Tire sanitares  ka dallime të tjera, të njejta me ato që ekzistojnë midis kreut të Meduzës dhe të themi një shoferi në kryeministri.

E para merr një rrogë prej 2000€ në muaj e dyta merr një rroge 10 herë më të vogël.

Tire sanitraja u arrestua në krye të detyrës me kamera madje edhe me shoqet me të cilat kishte folur në telefon.

Kurse Tire qeveria u shkarkua në heshtje varri kohë me parë pasi prokuroria e partisë njoftoi kreun e meduzës për aktin e saj.

Së fundi, Tire sanitarja jo vetëm u arrestua menjëherë por dhe përfundoi direkt në qeli, kurse Tire qeveria u la arrest shtëpie sepse ishte ylli i narkoqeverisë! sb

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco