Për ju që iu 'mungon' Ruçi i bandave dhe hurit/ Shkoni se e keni te muzeu i krimeve të Sigurimit

Për ju që iu 'mungon' Ruçi i bandave dhe hurit/ Shkoni se e keni te muzeu i krimeve të Sigurimit

Nga Syri.net - 13/06/2021

Largimi i Gramoz Ruçit nga politika përflitej prej ditësh në qarqet gazetareske. Arsyeja nuk lidhej me ato që u deklaruan në kongresin alla- Kim Jong-un të Edi Ramës. E para, thuhej se do të largohej për rezultate të dobëta në qarkun e Fierit. E dyta, emri i tij përflitej se ishte ndër personat e padëshiruar nga ndërkombëtarët.

Në fakt, prej dekadash thuhet se Ruçi është një person në listën e zezë të amerikanëve. Kur socialistët ishin në qeverisjen e tyre të parë, raportohej se ai nuk udhëtonte dot drejt SHBA. Në atë kohë, Ruçi nuk mori ndonjëherë post ekzekutiv.

Megjithatë vazhdimisht është thënë se Ruçi vazhdon të mbajë poste të larta në PS për shkak të lidhjeve të kaluara me komunizmin. Votuesi nostalgjik i komunizmit e sheh Ruçin si një simbol të rëndësishëm.

Por ky ishte një mashtrim, edhe pse krimet e komunizmit i rëndojnë Ruçit në shpinë, që nga torturat e deri te masakra e 2 Prillit.

Duke e veshur me ideologji Ruçin, harrojnë se ai vërtet ishte njeri i hurit dhe i litarit, por edhe i bandave.

Lidhja e tij me PS ishte pikërisht regjimi i gangsterëve. Këtë e di më mirë se askush tjetër avokati mediatik i regjimit Rama, Mero Baze.

Ai u dhunua barbarisht nga një bandë, për të cilën shkruante se ishte e lidhur me Ruçin. Dhuna mund t'i kishte kushtuar jetën në vitin 2005. Më pas Baze do shkruante se banda e Ruçit ishte e vetmja që ishte shkrirë plotësisht me politikën, duke kontrolluar çdo gjë, që nga trafiku i hashashit e deri te çdo emërim në shtet. Praktikisht ata ishin shteti.

Një dekadë më vonë, Ruçi kapi postin e kryeparlamentarit dhe bandat kriminale dhe droga u bënë kryefjala e regjimit të Edi Ramës sërish.

Largimi i Gramoz Ruçit po trumbetohet si ndonjë arritje, që nga personazhe si Astrit Patozi, i dhunuar nga banda e Ruçit në vitin 2005 e deri te disa gazetarë që bëjnë sikur nuk kanë memorie politike. Nëse vërtet ju merr malli për Gramoz Ruçin, shkoni se e keni të Shtëpia e Gjetheve si torturuesin e fundit të regjimit komunist.

'Çmenduri, çmenduri,' bërtiste ish-presidenti francez Nikolas Sarkozi kur vizitoi Shtëpinë e Gjetheve dhe mësoi për krimet e Ruçit me shokë. 'Çmenduria vazhdon,' shkruante gazeta më e madhe franceze Figaro duke komentuar skandalin e patronazhistëve dhe rikthimin e Sigurimit në formën e tij më të frikshme në jetën e shqiptarëve.

Dhe nëse vazhdon të jeni nostalgjikë edhe pas kësaj, shkoni se Ruçin e gjeni të stamposur te Shtëpia e Gjetheve. Në fund mos harroni se në një palë votime të dominuara nga krimi dhe bandat, Ruçin mund ta kenë larguar për rezultate të dobëta. Me pak fjalë, bandat e tij nuk ishin kaq të fuqishme sa bandat e qarqeve të tjera të PS. A ka më rëndë se kaq?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Blue Mind 17/06/2021 01:25

Jam dakord me ty 100% ashtu jemi si popull.

MANI,USA.14/06/2021 08:07

NËSE JU MUNGON RUÇI I BANDAVE DHE HURIT; SHKONI SE E KENI TEK MUZEU I KRIMEVE TË SIGURIMIT! PËRSE JU MUNDON HUÇI I TRANDAVE KE MURIT; SHIQONI
SE E GJENI TEK MUZEU I FIGURIMIT!! KUR FASHIZMI,DRAZHIZMI, DONTE TA INJO-
RONTE E,TA SHOKONTE,NJË INTETELKUAL,VIRTYTE TË LARTA MBARË KOMBËTARE,
MBARË SHQIPTARE; ATËHERË,E BURGOSTE NË BURGJET BASHKË ME HAJNA DHE
KRIMINELË,DUKE IA FSHIRË TRURIN DHE NGRIRË PRURIN, DUKE E DHUNUAR OUH,
DUKE E TORRTURUAR, MASAKRUAR, KASAPRUAR; QË TA DISKRETITOJNË; A,QË TA
PËRFFITOJNË, QË TA DEMORALIZOJNË, QË TA ÇVESHIN DHE DESHIN OH,LAKURIQ
SA GURIQ,DUKE E TËRBUAR DHE VËRBUAR, QË KURRË HE,PËRJETË AI,MOS MUND
TË BEHËJ AS TË NGREHËJ,SI INETELEKTUAL I NIVELIT TË LARTË, DUKE HUMBUR O
SHPRESEN DHE BESËN,PËR DREJTËSI, TERË KREJTËZI; PËR HIPOKRIZI AHIII,PËR
KRIMOMRIZI; SI KRIMINEL TËRË KOMBËTARË, NDËRKOMBËTARË! T'FALA MANI,USA.

Daj Jaku13/06/2021 23:27

Të mbështes pothuaj 100% o SHQIPTAR. Por nuk duhet të harrosh 500 vjet sundim Otoman. Në komentet e Qezarit për paraardhësit tanë përshkruhemi si inteligjentë por edhe të korruptuar, spiunë të lindur për 5 pare. Austriakët në lufttën e parë thonë që vetëm në Shqipëri nuk kishte nevojë të paguheshin spiunët.... Sa Gërmoz Rruçin nga Tepelena.... është turp kush akuzon veriorët për shpellarë në krahasim me tepelensat e Gërrmozit, gjaksorë patollogjik.

Selim13/06/2021 17:22

Eshte thene se ka qene ne listen e zeze te amerikaneve? Mos e keni fjalen per listen e Soros? Apo nje here e ben Sorosi pastaj kur nuk ta leverdis eshte e amerikaneve. JNuk me rreh qe se postoni. Jam i kenaque qe do ta lexoni.

Skenderi13/06/2021 16:34

30 vjet nga PD nuk i hyri gjemb ne kembe, 30 vjet vetem lloqe, .........po nga PD, ....film serial me ngjyra i kinostudios Shqiperia sot

Shqiptari13/06/2021 15:40

SHQIPTARET DUHET TA KENE SHUME TE QARTE EDHE SHPREHJEN VLONJATE: SI E KE ZEMREN, SI E KE SHPIRTIN, ASHTU E KE EDHE SURRATIN!
A SHIKON NDOKUSH MIRESI, DASHURI DHE HUMANIZEM NE SURRATIN E GRAMOZ RUCIT??!!!
A E KA PARE APO E KA FIKSUAR NDONJE OBJEKTIV APARATI FOTOGRAFIK SURRATIN E GRAMOZ RUCIT TE QESHUR??!!!
NUK E IMAGJINOJ DOT SE SI KA DASHURUAR NE JETEN E TIJ NJE NJERI I TILLE?!!!!
NUK E IMAGJINOJ DOT SE SI MUND TE KETE PERKEDHELUR GRAMOZ RUCI NDONJE NGA FEMIJET E TIJ, NIPERIT APO MBESAT!!!
A KA NDONJE DAMAR GJAKU DASHURIE KY NJERI???
VIKTIMAT E GRAMOZ RUCIT LE TE KENAQEN DHE TE "Ç'MALLEN" TEK MUZEU I KRIMEVE TE KRIMINELEVE TE KOMUNIZMIT!!! NDERSA VETE GRAMOZ RUÇIT I SHTOHET JETA NGA GJAKU I TYRE. ME TE VERTETE NJE NJERI ME ZEMER TE TILLE KAQ TE ZEZE, KAQ TE FORTE, TE HEKURT, QE NUK PENDOHET E NUK DRIDHET NDAJ ÇDO KRIMI, NUK VDES KURRE!
POR NJE GJE ESHTE E SIGURTE NE SHQIPERI: PERVEÇ SE NGA PERENDIA, NGA ASNJE DHE NGA ASGJE TJETER NUK I CENOHET JETA GRAMOZ RUÇIT! KA PER TA KALUAR NJE SHEKULL JETE!
NGA NJE ANALIZE E THELLE HISTORIKE, DEL QE SHQIPTARET JANE POPULLI ME INDIVIDUALIST DHE ME I KORRUPTUAR MBI TOKE. JO I KORRUPTUAR NE KUPTIMIN BANAL TE SOTEM, POR NE KUPTIMIN E PLOTE TE FJALES I KORRUPTUAR (QE BLIHET, QE PRISHET, QE KALBET, QE TE TRADHETON, QE TE SHET E TE SPIUNON PER INTERESIN E VET, I PATURPSHEM, I DEGJENERUAR, I PABESE), PRANDAJ NJE FRIKE E MBJELLE PER 45 VJET NDAJ PUSHTETIT, DO TE KERKOJE 245 VJET QE TE LARGOHET! POPULLIT SHQIPTAR I MUNGON EDUKATA DHE KULTURA DEMOKRATIKE PREJ SHEKUJSH, I MUNGON RESPEKTI DHE DHEMSHURIA NDAJ VETES. PRANDAJ MOS E KERKONI KOT DEMOKRACINE ME ZOR TEK POPULLI SHQIPTAR! AI NUK KA MEMORJE HISTORIKE, DHE TERHIQET E GENJEHET NGA INTERESAT PERSONALE BANALE TE ÇASTIT, GENJEHET ME NJE THES MJELL, ME 3 PAKO MAKARONA, APO 3 SHISHE VAJ, APO ME SHTRENJT AKOMA, ME 50 EURO! E SHET JETEN E VET, TE FEMIJEVE TE VET E TE FAMILJES SE VET PER 50 EURO!!! KETE TIPAR TE VECANTE KORRUPTIV TE POPULLIT SHQIPTAR RAMA E STUDIOI SHUME THELLE DHE E VURI NE ZBATIM ME SHUME SUKSES NE 2017 DHE NE 25 PRILL 2021! SHQIPERIA KESHTU KA QENE, KESHTU ESHTE DHE KESHTU DO TE JETE EDHE PER 200 VJET! NUK KA KURRE QEVERI TE KORRUPTUAR, NESE NUK KA NJE POPULL TE KORRUPTUAR!
EDHE GRAMOZ RUÇI ESHTE THJESHT MEKANIZEM, NJE VEGEL DHE PERSONAZH I NJE REGJIMI DIKTATORIAL, I MODERNIZUAR KETO 8 VITE NGA EDVIN KRISTAQ RAMA!
MOS ME SHANI, O KOMENTUES, NUK JAM ANTISHQIPTAR, JAM SHQIPTAR SAFI, POR NDOSHTA JO SI JU, SEPSE PO TE FLISNI CILTERSISHT DHE SERIOZISHT PERPARA PASQYRES ME VETEN TUAJ, DO TE ME BESONI QE TE GJITHA QE SHKROVA JANE TE VERTETA!

Shto koment

Denonco