PSD dhe partitë e reja...

PSD dhe partitë e reja...

Nga Kastriot Islami - 03/05/2021

1. Ky shkrim s’pretendon të jetë një analizë, sepse këtë gjë duhet ta bëjnë vetë partitë politike dhe mbi të gjitha një analizë komplekse kërkon hapësirë më të madhe. Në këtë shkrim s’do të flitet gjithashtu as për cilësinë e procesit zgjedhor dhe as të rezultatit elektoral. Madje as për shkaqet përse kemi këtë peizazh politik. Kjo është vetëm një ‘foto’ e pjesshme e peisazhit politik, madje pa bërë analizë për cilësinë e saj dhe përse kjo foto është e tillë.

2. Dukuria e re ‘PSD’ përbën një risi, që lidhet,ndër të tjera, me krijimin e ‘poli-t’ të katërt politik,’kuazi-king maker’. PSD e drejtuar nga Tom Doshi, ka marrë në shkallë kombëtare 35477 vota ose 2,25 % të votave dhe do të jetë në parlament me 3 mandate. Afërsisht 11827 vota për një mandat. Nga ana tjetër, partitë e ‘reja’ BD, LN, PLDSH dhe Nisma Thurje e Boikon Abazi, s’janë në parlament se s’kanë marrë asnjë mandat, madje edhe sikur të kishin konkurruar në siglën e një ‘liste të përbashkët’, llogaritjet tregojnë se s’do të ishin në parlament. Ndonëse të gjitha partitë e ‘reja’ së bashku kanë marrë 33194 vota ose 2,1 % të votave në shkallë kombëtare. PSD ka marrë në shkallë kombëtare, krahasuar me votat e marra së bashku nga BD, LN, PLDSH, Nisma Thurje e Boikon Abazi, 1,1 herë më shumë ose 2283 vota më shumë...

3. Përfundimi është i qartë: Duket, (kjo duhet analizuar në thellësi)se nuk është sistemi zgjedhor, qoftë edhe ‘listat e hapura’ që e kanë penguar daljen e partive të ‘reja’ por ndoshta dicka tjetër, që partitë e ‘reja’ e dinë vetë më mirë se kushdo tjetër. Sepse me të njëjtin sistem zgjedhor, PSD ka arritur që me 2,25 % të votave në shkallë kombëtare të ketë 3 mandate, kurse partitë e ‘reja’ veças por edhe sikur të ishin bashkë me 2,1 % të votave, s’kanë mundur dhe as do të mund të futeshin në parlament.

4. PSD gjithashtu ka ‘sfiduar’ edhe LSI (arsyet duken më të thella e do të duhet LSI ti gjejë përmes një analizë të thelluar). PSD ka marrë 3 mandate në shkallë kombëtare me vetëm 35477 vota ose 2,25 %, pra 1 mandat i PSD ‘peshon’ me 11827 vota. Kurse LSI me 107522 vota ose me 6,81 % të votave ka marrë vetëm 4 mandate, pra 1 mandat i LSI ‘peshon’ 26881 vota. Duke krahasuar këtë tregues për LSI e PSD mund të thuhet se PSD ka mundur të marrë një mandat me 2,7 herë më pak vota se LSI. Lidhet kjo apo jo me ‘efikasitetin’ e PSD krahasuar me LSI, apo me diçka tjetër, i mbetet drejtuesve të LSI ta analizojnë këtë çështje dhe të dalin në përfundime...?

5. PSD, suksesin më të madh e ka në qarkun e Shkodrës. PSD,duke marrë 2 mandate në qarkun Shkodër,është renditur forcë e tretë politike, pas PD e PS, duke zhvendosur në vend të katërt LSI, e cila ka mundur të sigurojë vetëm 1 mandat. Në qarkun e Shkodrës, PSD (e drejtuar nga Tom Doshi) ka marrë përkatësisht:

16,3 herë më shumë vota se BD (e drejtuar nga Astrit Patozi),

11,8 herë më shumë vota sesa LN (e drejtuar nga Jozefina Topalli),

31,7 herë më shumë sesa Nisma Thurje (Rudina Hajdarin ka konkurruar në Elbasan),

71,7 herë më shumë sesa PLDSH (drejtuar nga Myslim Murrizi), dhe madje

1,5 herë më shumë vota sesa LSI...

Veçanërisht, drejtuesit e partive të reja mund të japin përgjigjen më të saktë për rezultatin e tyre në Shkodër si dhe për shkaqet e ‘performancës’ së tyre disa herë më të ulët sesa PSD.

6. Argumentet në favor të krijimit të forcave të reja politike nga disa deputetë të ish-parlamentit, përmes futjes së ‘listave të hapura’ kanë prodhuar një situatë të tillë:

7886 votat ‘individuale’ të fituara nga Tom Doshi (konkurruar në Shkodër, me PSD) janë më shumë se

830 votat e fituara veças nga Astrit Patozi (në Tiranë me BD),

598 votat e fituara veças nga Jozefina Topalli (konkurruar në Shkodër me LN),

517 votat e fituara veças nga Rudina Hajdari (konkurruar në Elbasan me Nismën Thurja) prej dhe

556 votat e fituara veças nga Myslim Murrizi (konkurruar në Fier, me PLDSH).

Madje 7886 votat e fituara individualisht nga Tom Doshi, si kryetar i PSD, janë më shumë se 2501 votat e fituara së bashku si ‘individë’ nga Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi. Për më tepër që Tom Doshi me PSD ka fituar 3 mandate kurse katër partitë BD, LN, Nisma Thurje dhe PLDSH, qoftë veças s’kanë marrë asnjë mandat, por qoftë edhe sikur votat e tyre të ‘bashkoheshin’ në një ‘listë të vetme’, s’do të mundnin të prodhonin 1 mandat. Mbetet të analizohet përse ka ndodhur kjo e ç’duhet bërë për të mundësuar futjen e partive të reja në parlament?!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

astriti04/05/2021 14:03

Kete Sehirin e njoh une. Eshte bq rilindas por futet ne portalet e opozites ne tanga dhe hiqet sikur eshte demokrat...braktiseni nga llogarite tuaja dhe po ju fut si mi halesh bejeni bllock kete pisanjos edvinist.. eshte prostitute qe mban ere te rende

Valbona03/05/2021 22:55

O Sehiri lexo piken e pare te shkrimit te profesorit se me ato qe ke shkruar ka te drejte arditi se ti nuk vlen me shume se nje thes mielli. dhe ti si injorant e ofendon opoziten me keto budallalleqe qe shkruan por ka shume mundesi qe te jesh ndonje zvarranik i bodrumeve te erjon veliajt ose qe rama te ka shperblyer me dicka.

Arditi03/05/2021 22:51

O Sehiri qe ske as bythe te shkruash emrin. Ose je injorant qe nuk lexon se cfare ka shkuar profesori... ose nuk kupton se i trashe dhe budalla... ti mund te besh hajer te Rama...Ku e lexove ti o injorant qe profesori ka shkruar se rama ka fituar. per me teper ti nuk mund te jesh demokrat se nuk di as te shkruash dhe ti je nje nga ata injorantet qe ke nxjerre flete te pavlefshme... ose duket ke marre edhe ndodnj thes me miell se nuk vlen me shume se aq...

Sehiri03/05/2021 17:34

Te ka vajtur shkenca dem o prefesor! Hesape te kulluara me nga dy shifra mbas presjes?! Po mir mo Kaci,po parate n'dore,blerja e votave,korrupsjon zgjedhor,perfshi blerjen e komisjonereve dhe vende vende edhe shefave te opozites,nuk ta ndikojne llogarine tyja? Mire qe s'ke thene qe opozita lodhet kot,Edi Rama ka fituar!Tamam studim pensjonistesh,ne mos te kane dhene nonje detire!

Arqiduka 03/05/2021 15:52

Dy mundësi vijnë ndër mend: koalicionet e shkallëzuara ose vota e transferueshme. Kjo e fundit zgjidh the hallin e "kryqit të dytë" që mbetet problem për të parën.

Po sidoqoftë, nuk duhet pritur hyrja e partive të reja në zgjedhje qëbndrore. Përkundër, ndryshimi nis nga këshillat bashkiake.

Shto koment

Denonco