Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Kritikët e Bashës si vëzhgues ndërkombëtarë e jo si ‘kontribuues’ të humbjes!

Kritikët e Bashës si vëzhgues ndërkombëtarë e jo si ‘kontribuues’ të humbjes!

Nga Kim Mehmeti - 29/04/2021

‘Sa të bezdisshëm janë bërë këta ‘kufomëngrënësit’ e PD-së, që nisën ta kritikojnë kryetarin e vet ende pa përfunduar numërimi i votave. 

Dhe nuk janë të tillë pse kërkojnë dorëheqjen e tij, por pse sillen si të ishin vëzhgues ndërkombëtarë, të dërguar në Tiranë që t’i regjistrojnë të metat e kryetarit të PD-së, e jo anëtarë të kësaj partie dhe pjesëtarë dhe ‘kontribuues’ të humbjes?

Me këtë sjellje të tyre ata pa dashje e shpalosin të vërtetën për vetveten, se i nënshtrohen kryetarit kur ai i ngre nga ‘muratorë’ në deputetë, ministra, kryeparlamentarë e President, por jo edhe atëherë kur i largon nga grazhdi i pushtetit.

Andaj, si nuk u gjet dikush që të këtillëve t’u tregojë se shtëpia jote nuk rregullohet duke bërtitur në mes të mëhallës, por duke i shqyrtuar hallet me familjarët tu, edhe atë pa të dëgjuar fqinjët dhe dashakeqësit!

Pra si nuk u gjet ndonjë i PD-së që gjeneralëve të saj të vonuar t’u tregojë se ka diçka që është më e dhembshme se vetë humbja: të shohësh bashkëluftëtarët tu si i ‘gëzohen’ trupit tënd të përgjakur dhe si nuk të japin kohë as t’i numërosh plagët e ta rimarrësh veten, e lë më të shpjegosh se pse dhe si e ke humbur luftën!

Po pra,  përgjegjësia është ilaçi më i duhur për shëndetin e një partie, por vetëm nëse ajo parti është pastruar nga atdhetarët e patriotët e vonuar, që stolisen me gabimet e të tjerëve, nga strategët që nuk e dinë se nuk bëhesh gjeneral duke i kritikuar e shpjeguar humbjet e komandantit  tënd, por duke i numëruar betejat ku ti ke luftuar e fituar.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Qytetar 02/05/2021 08:58

Faleminderit Z. Kim Mahmeti! Keta qe flasin pa as nje kontribut gjate ( vetem kur Z Berisha u ka dhene nje post) ketyre viteve ,dihet qe Kane disa arsye. Une mendoj per njeren. Keta Jane nje nga Petet e Bakllavase se Hidhur qe I serviret popullit shqiptar gjate ketyre 30 viteve nga partia komuniste e punes.

Vlonjati01/05/2021 10:33

Po ja fut kot o Qazim. HAHAHAHAHAHAHA. Ku Basha fituesi?

MANI,USA.29/04/2021 22:27

KRITIKËT E BASHËS SI VËSHGUES NDËRKOMBËTARË;JO,SI "KONTRIBUS" T'HUMBJES!
HIPIKËT E PASHËS SI, NDËRSHKUES FERRKOBËTARË;JO SI TRONDISHUES TUMBJES!!
NGJARJE E VËRTETË: PARA CA VITE,ISH KËSHILLTARI PËR POLITIKË TË JASHTME,ISH
PRESIDENTIT BILL KLINTON,Z.XHEMS RUBIN, I PATË KËSHILLUAR UDHËHEQËSIT NGA
KRAHU I LUFTËS UÇK NË KOSOVË:-JU MJAFTË KENI UDHËHEQË SHTETIN, KOHA O,TË
TËRHIQENI DHE T'SHPETONI ME FYTYRË DHE,ME AUTORITET TË LARTË ÇLIRIMATRË;
PËR LIRI, PAVARËSI E DEMOKRACI,TË VENDIT TUAJ!" POR, NUK DËGJUAN,A TENTUAN,
QË SIKUR PASHALLARË,GJITHONË TË JETËS,TË SUNDOJNË DHE TI OKUPOJNË,QE TË
GJITHA FUNKCIONET SHTETRORE! HEEJ, TANI ËSHTË KOHË ATOMIKE;O MIK,OJ MIKE;
DUHEJ SË SHUMTI DY MANDATE,;DHE, NUK DUHEJ MË SHUMË; SEPSE, QE PSE: TI DO
KORRUPTOHESH, HORRUKTOHESH, Q'BEHËJ DHE,DEHEJ O LLUMË; ËH,DO MBETËSH,
DO TRETËSH,EDHE I PA FYTYRË,EDHE I PA MORAL,;PLAQ OJ SHMBTYRË O,PA IDEAL!"
MANI,USA.

tirana29/04/2021 17:39

Si gjithmone nje shkrim exelent i nje intelektuali shqiptar te mirenjohur . Nuk ka nevoje per koment tjeter ....

Shto koment

Denonco