Rastet po ulen se shqiptarët po arrijnë imunitetin e grupit, Borat!

Rastet po ulen se shqiptarët po arrijnë imunitetin e grupit, Borat!

Nga Erion Dasho - 09/04/2021

Në kulmin e konfliktit me kontrollorët e Rinasit, Borati lëshoi deklaratën patetike se kishte kaluar një natë pa gjumë në pritje të vaksinave! Koha kur shqiptarët dëgjonin rëndom për liderin që nuk vë gjumë në sy "për të mirën e popullit" ishte koha e qoftëlargut!

Deklarata e djeshme e Boratit rikujtoi faktin që vonesa në ardhjen e vaksinave rrezikon “verën e sigurt dhe pa kufizime” të cilën Borati po ua premton shqiptarëve çdo ditë dhe po e lidh me vaksinat kineze.

Si qëndron e vërteta?

Në radhë të parë ka dyshime serioze se shifra e pretenduar prej mbi 200 mijë vaksina të administruara nuk është e vërtetë!

Borati dhe boratët prej ditësh nuk i raportojnë shifrat ditore të vaksinimit, por vetëm “sukseset”. Në mungesë të një regjistri elektronik dhe kur emrat e personave të vaksinuar shënohen në letra bakalli, është e pamundur të verifikohet në se realisht janë administruar 200 mijë vaksina.

Nëse do të gënjente për numrin e të vaksinuarve, kjo nuk do të ishte diçka e re për Boratin. Gjatë pandemisë ai gënjeu për gjithçka, për numrin e testimeve, për numrin e rasteve, madje edhe për numrin e të vdekurve. Një gënjeshtër e fundit do to ishte as më shumë dhe as më pak, por respektimi i traditës.

Por, le ta marrim për një moment të mirëqenë këtë fakt dhe të supozojmë se Borati ka vaksinuar 200 mijë persona me vaksinën kineze. 

Sot kemi dy grupe qytetarësh të imunizuar. Nga njëra anë janë midis 1 dhe 1.5 milion shqiptarë që tashmë e kanë kaluar COVID-in duke garantuar një imunitet grupi rreth 50%. 

Të vaksinuar me vaksinën kineze janë më pak se 10% e shqiptarëve, pjesa dërrmuese e të cilëve janë vaksinuar dy javët e fundit. Protokolli i vaksinës së CoronaVac kërkon që këta qytetarë të vaksinohen edhe me dozën e dytë një muaj pas të parës dhe vetëm dy javë pas marrjes së dozës së dytë, rreth 50% e tyre krijojnë mbrojtje ndaj virusit. 

Pra, të vaksinuarit e deritanishëm do të kontribuojnë me rreth 5% në arritjen e imunitetit të grupit vetëm në mes të muajit maj. Nga ana tjetër, imuniteti natyral është arritur që sot në masën 50% ose rreth 10 herë më tepër se ai që pretendohet nga Borati dhe boratët.

Siç e tregon tendenca e rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID-i, Shqipëria po bëhet i vetmi vend në botë që po arrin imunitetin e grupit jo nga vaksina, por nga lënia e infeksionit në gjendje të lirë.

Me një kosto prej mbi 9 mijë jetësh njerëzore dhe një kosto financiare mbi 100 milion euro të paguara direkt nga xhepat e qytetarëve.

Borat! 

Është e kotë që përpiqesh t'u mbushësh mendjen njerëzve se vaksina jote po bën mrekullira! Është e kotë të prishësh gjumin për vonesën një ditore që nuk pati asnjë rol në procesin e vaksinimit, pasi depot e Institutit të Shëndetit Publik janë ende plot me vaksina kineze!

Shqiptarët janë të bindur se vaksinat e tua nuk kanë asnjë rol në rënien e numrit të rasteve me COVID! Rastet po ulen sepse shqiptarët po arrijnë imunitetin e grupit, Borat! 

Ti vazhdon të mashtrosh, Borat, siç bëre gjatë gjithë pandemisë! Vaksinën tënde kineze e ke sjellë si kofini pas të vjeli për t’i shërbyer fushatës elektorale dhe aspak shëndetit dhe jetës së qytetarëve!

Mjaft me patetizma dhe netë pa gjumë, Borat! Dështimi i përgjigjes tënde kundër COVID nuk mbulohet dot me shoshën e vaksinave kineze! As edhe me deklaratat e lakenjve të oborrit tënd mbi "armiqtë" e programit të vaksinimit!

Askush nuk është kundër vaksinimit, Borat! Të gjithë e mbështetim atë! 

Verëm se jo vaksinimin elektoral në sheshe dhe stadiume, por vaksinimin në qendra shëndetësore dhe ambulanca. 

Jo vaksinimin me vaksina të pasigurta dhe të sjella nga tregëtarë, por vaksinimin me vaksina të certifikuara nga EMA dhe të blera direkt në origjinë! 

Jo vaksinimin ku efektet anësore fshihen dhe vdekjet mbulohen, por vaksinimin ku gjithçka hetohet në mënyrë transparente dhe shkencore! 

Bëju një shërbim të fundit shqiptarëve, Borat! Dërgojua vaksinat atyre që kanë nevojë! Lër mjekët e familjes t'i evidentojnë ata dhe mjaft me sheshe e stadiume! 

Këtë përpjekje për të përdorur epideminë dhe vdekjet si taktikë elektorale e ke të humbur, Borat! 

Shqiptarët nuk janë budallenj!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

liu 11/04/2021 20:54

Ore doktor edhe ti mund te kesh te drejte po puna osht te shifrat e ktij rrumpalles si i ka shkrujt.Kur don me e shterngu i shto kur don me e liru i pakson. vete shkruj vete vulos.kan shajt 50 vjet lal (abdurrahman) klosin e ahmet zogut.

MANI,USA.09/04/2021 23:33

HEU,RASTET PO ULËN, SHQIPTARËT ARRINË IMUNITETIN; EU, BASTET PRO VULËN,
SHQIPTARËT DO NA MBRRINË RIKUMIVETIN!! IMUNITET NATYRALË NDAJ EPIDEMISË
VDEKJEPRURËSE; RIKOMUNITET FATË IDEALË HAJ,EPIGREMISË O,PREKJETRURËSE;
GJAKU ME GJENË SHQIPTARIE; PRAGU ME KRENE SHKRIPKAVRRIE; AJËRIE E PATËR,
ARBËRIE VATËR; BIJË E BIJA TË SHQIPES LEGJËNDARE, PRIJE PRIJA TË SHKRIPS MË
REGJENDARE; FRYTE MË TË EMBËLA DHE,MË T'SHISHME,ME PËMË,PERIME KËTYRE
VISEVE; ME GJENË GJENERATË, KRENE KRENFATË; DUKE TRIUMFUAR, RIGUFUAR O,
SI VIGAJ,DUKE FITUAR LUFTËN DHE ME KATALLAJ; SI DHE, DUKE RITRIUMFUAR, OUH,
RIGUFUAR,EDHE RISHNDËRRUAR N'KRYELEGJENDA, HYREGJENDA, TËRËBOTËRORE
GJERË MË NJERËZORE; SI PASARDHËS O,VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKAVRRIA
OUUU, PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIA; HEEEJ,MBARË SHQIPTARIA!. MANI,USA.

Higgins09/04/2021 09:09

Ju falenderoj per shkrimin!
Kjo eshte vetem e verteta.

Gj 09/04/2021 08:59

I bderuar Dasho, keta buratet qe kur erdhen ne pushtet e kishin bo mire skenarin e vjedhjes dhe te mashtrimit.

Albi09/04/2021 08:38

Ndonjehere tek tuk shoh faqen e top-channel. Me thene te drejten me ka pelqyer dikur por tani me duket sikur hap ndo nje kanal te korese se veriut. Nje kanal aq lepires i qeverise nuk ekziston kerrkund. Pse qenkan Shqiptaret kaq te marrosur dhe kaq te ulet kundrejt nje ryshfeti korrupsioni , dhe komunizmit. Pse mor zot nuk po behemi normal por akoma te marrosur dhe fundosur sikurr me keq.

Shto koment

Denonco