Greqia zgjerohet me 13 mijë, Shqipëria zvogëlohet së paku me 3 mijë milje!

Greqia zgjerohet me 13 mijë, Shqipëria zvogëlohet së paku me 3 mijë milje!

Nga Sali Berisha - 20/01/2021

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendia, deklaroi dje publikisht se si rezultat i marrëveshjes së fshehte Rama - Dendia për zgjerimin e ujërave territoriale të Greqisë nga 6 ne 12 milje në detin Jon, dheu helen zmadhohet me një sipërfaqe prej 13 000 milje, kurse Shqipëria automatikisht humbet nga zgjerimi i dheut helen, mbi 3 000 milje ujëra territoriale, shelf kontinental dhe zonë ekskluzive ekonomike e triliona euro depozita nënujore të gazit dhe naftës, të cilat aktualisht gjenden në ujërat territoriale të Shqipërisë dhe - me zgjerimin nga 6 në 12 të ujërave territoriale të Greqisë - kalojnë në territorin ujor të republikës helenike.

Avokat i marrëveshjes së fshehtë të shitjes së detit Rama - Dendia, Edvin Zografi Bis, pas aktit të tradhtisë së lartë kombëtare, ka mobilizuar të gjitha mediat nën kontrollin e tij të Arben dhe Karlo Malavitës, Ymer Çorapes dhe tualetit të Kol Ballës, për të bindur shqiptarët se zmadhimi me 13 000 milje i dheut helen, nuk prek dheun arbëror dhe shqiptarët.

Këta lëpirës antishqiptarë me në krye padronin e tyre Zografin Bis, servirin si të vërtetë matematikën e tradhtisë kombëtare duke u thënë shqiptarëve se ne nuk prekemi nga zgjerimi i Greqisë nga 6 në 12 milje, pasi sipas tyre 12-a është më e vogël apo e barabartë me 6 dhe 6-a është më e madhe apo e barabartë me 12-ën.

Ndërkohë që në të gjithë gjatësinë e zonës, ku distanca ujore midis dy vendeve është nën 24 milje, Shqipëria dhe Greqia do të marrin barabartë në raport 1:1 dhe jo në raport 2:1 siç merrnin para marrëveshjes së fshehtë Rama - Dendia kur Shqipëria ishte me 12 milje dhe Greqia me 6 milje ujëra territoriale në detin Jon.

Si përfundim, deklarata e Nikos Dendia fakton qartë dhe përfundimisht shitjen në një akt tradhtie të lartë kombëtare nga ana e Zografit Bis, të territorit ujor, pasurive përrallore nënujore dhe hapësirës ajrore së Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

opionist21/01/2021 07:44

nuk e mre dote greqi13 milje .KOVENTA binzatine neviti55para ereson po preke ja mere shuma dedeve greqise po afrohetearmanda ushtriaclimtare camerise bashke me ushtria climtare kosove dhe ushtria armande ballkanike shqiptare ai vidjo eshte palajmerimi greqise

Selman Dervishi-Mani,USA.poet21/01/2021 07:36

HEU,GREQIA ZGJËROHET A,SHQIPËRIA ZVOGËLOHET,PËR 13 MIJË MILE DETIT TONË!
EU, DREQËRIA GJËRBOHET A,SHTIPEGRIA SHOKËKOHET 13 MIJË MILE T'DETIT JON!!
AHIII,MARRËVESHJE MISTERIOZE;ËËËH,VARRËRESHJE KRIZERMRIOZE O,TREGTARË
TË PASHPIRT,BRENGVARRË TEKSA SHQIRT;DUKE SHQITUR,SHKITUR;TERGTI,GËRRDI,
KËRRDI;Ç'GODITJE MBËSHEHTA,TRONDITJE T'BEFTA,PREFTA;SHITJE PASURISË OUH,
SHKITJE DASHURISË; DUKE U FUTUR NË TRADHËTI MBARË KOMBËTARE SHQIPTARE;
DUKE U MRUTUR KATRANDI FARË KORBËTARE SHTIPFARE;VETËM,OUUH VETËM,PËR
INETRESA PËRSONALE;PORSE,HORSE;KAFSHORE E TRADHËTISË KOMBËTARE HEEJ,
AFSHORE E TRAGJEDISË KOBËTARE,KORBËTARE;TRADHTARIT DO IA QARROJË T'DY
SYTË DHE,DO IA SHURDHOJË DY VESHËT;DO IA VARROJË TË FYE MBYTË EDHE,DO IA
KURTHOJË DRYE NDESHET;NGA TURPI NDAJ KOMBIT T'VETË; MËSA KURPI VAJ KOBIT
QË TRETË;TRADHËTARI MBETEJ DHE TRETËJ;AS I GJALLË AS I VDEKUR; QAS I KALLË
QAS I PREKUR;AS NË TOKË AS NË QIELL;OUUUH,AS ME LOKË,AS ME DIELL;S'KA VARR
ATDHEU,PËR FAQEZI TRADHTARI;TUK KA ZJARR ATKREU,VRER PLAQEGRI BARËBARI!
MANI,USA.

N20/01/2021 12:45

Ku është ai Myslim Pashai qe na u hoq si patriot i madh.

Shqiptari20/01/2021 12:39

I nderuar doktor te falenderoj per sensibilizimin qe i ben Shqiptareve per ceshtjen kombetare,po desha te ngrw nje shqetesim pse lideri i opozites rri pasiv per keto probleme.1. te gjitha tokat e bregdetit vene ne duart e 5 oligarkeve ,duke i ber presion dhe ja marrin me dhune ish pronareve.2 para pak kohesh e ngriti me te madhe problemin e incereratoreve tani nuk bezan me pse ?3 .Nga te fundit darka e famshme e Dubait dhe cfare fshihet pas saj!4 .Vaksinat kunderr covidit te ardhura ne menyre te fshehte asnje reagim ,miratimi ne kuved per te njejten ceshtje asnje reagim per te njejtin problem.Cfar e mundon zotin Basha,gjuha te shkoje ku dhemb dhembi ,nuk eshte kot shpresa e Shqiptareve

Shto koment

Denonco