Ja vlerësimi i ‘Forbes’ për menaxhimin e COVID nga Rama…!

Ja vlerësimi i ‘Forbes’ për menaxhimin e COVID nga Rama…!

Nga Kastriot Islami - 02/12/2020

Kjo që po ju riparaqitet s’është e re dhe as e panjohur më parë. Studimi i Forbes në 200 vënde të botës për të vlerësuar menaxhimin e pandemisë COVID është publikuar në 9/06/2020. Përfundimet e këtij studimi i janë bërë me dije publikut shqiptar… Por shumë prej tyre mund të jenë harruar… Rama përmes një interviste të dhënë FORBES po luan diabolikisht me “harresën”… Prandaj më poshtë në formë kujtese për publikun po jepen disa nga përfundimet kryesore të këtij studimi për Shqipërinë, ose më saktë “vlerësimin e FORBES për menaxhimin e pandemisë nga Rama..”

***
FORBES-Deep Knoëledge Group ka kryer një STUDIM në 200 vënde të botës (https://ëëë.dkv.global/covid-safety-assessment-200-regions) për të vlerësuar cilësinë e menaxhimit të pandemisë duke kryer me këtë rast edhe klasfikimin e vëndeve sipas pikëve të grumbulluar nga cdo shtet…FORBES e klasifikon Shqipërinë në vendin e tretë nga fundi në Europë nga 43 vënde europiane, duke lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut dhe Ishujt Man. Pra nga ky studim rezulton se SHQIPËRIA për “merita” e mburrje të Edi Ramës rezulton një HISTORI DËSHTIMI përsa i përket menaxhimit të COVID-19. Thënë më shkoqur, ky studim zbulon në sytë e shqiptarëve të “vërtetën” mbi dështimin e Edi Ramës në menaxhimin e krizës sanitare të krijuar nga COVID-19. Ose më saktë ky studim hedh në koshin e plehrave të gjithë mburrjet që ka shitur Edi Rama në Shqipëri dhe në Europë, duke deklaruar se “jam më i miri dhe më i suksesshmi në Europë” për menaxhimin e pandemisë, madje duke shkuar edhe shumë larg me megallomaninë e tij “se jam më i suksseshëm se Gjermania, Franca, Italia, Spanja, e tjerë të cilat ndonëse me shifër shumë të të lartë viktimash nga COVID-19 kanë qënë sipas studimit të Forbes shumë më të suksesshme në menaxhimin e pandemisë sesa Shqipëria..”

FORBES/ 6 kriteret për studimin e menaxhimit të pandemisë

Studimi i FORBES për menaxhimin e pandemisë së COVID-19, është bazuar në 6 kriteret e mëposhtme: i) efikasiteti i karantinimit; ii) efikasiteti i veprimeve të qeverisë; iii) zbulimi i rasteve dhe ndjekja e kontakteve; iv) gadishmëria e sistemit shëndetsor; v) parapërgatitjet për emergjencën, dhe; vi) aftësia për tju përgjigjur krizës sanitare. Të gjitha këto kritere vlerësohen me nga 100 pikë dhe shumatorja e tyre përcakton vlerën finale të “sigurisë nga pandemia” përmes së cilës bëhet klasifikimi final i 200 vëndeve.

Shqipëria në vendin e tretë nga fundi në Europë përsa përket “sigurisë nga pandemia”

Shqipëria përsa i përket “sigurisë nga pendemia” ka mundur të grumbullojë në total 476 pikë dhe është në vendin e 41-të në Europë, në vendin e tretë nga fundi nga 43 vënde europiane. Vendi që e ka menaxhuar më mirë këtë pandemi është Zvicra, e cila me 752 pikë për “sigurinë” gjëndet në vendin e parë. Para Shqipërisë në këtë klasfikim janë të gjithë vëndet e Ballkanit, Rumania në vendin e 30 me 531 pikë, Serbia në vendin e 29 me 532 pikë, Mali i Zi në vendin e 22 me 548 pikë, Kroacia në vendin e 18 me 556 pikë, Greqia në vendin e 16 me 560 pikë dhe Sllovenia në vendin e 15 me 564 pikë. Shqipëria ka mundur të kalojë vetëm Maqedoninë e Veriut që është në vendin e fundit me 431 pikë (shiko edhe ikonogafikun).

Shqipëria e fundit në Europë përsa i përket “efikasitetit të veprimeve të qeverisë”

Meqë Rama është mburrur se ka qënë më “i miri dhe më i sukseshmi” në Europë për meanxhimin e COVID-19 dhe pasi prej tre muajsh me fakte dhe prova ekspertët e pavarur vëndas kanë provuar se marifetet, mashtrimet e manipulimet e Ramës me statistikat dhe menaxhimin e pandemisë kanë mundësuar perfundimin logjik se “Shqipëria është Histori Dështimi” për menaxhimin e kësaj pandemie. Më qartë këtë përfundim e nxjerr studimi nga FORBES. Cfarë thotë ky studim për veprimet e qeverisë së drejtuar nga Rama për menaxhimin e pandemisë? Përfundmi nga studimi i FORBES është i qartë: Shqipëria është në vendin e fundit në Europë përsa i përket “efikasitetit të veprimeve të qeverisë”. Më konkretisht nga 100 vende në botë, Shqipëria është në vendin e 95 me 102 pikë, ndërkohë që të gjithë vëndet e Ballkanit gjënden para Shqipërisë: BiH në vendin e 91 me 104 pikë, Mali i Zi në vendin e 74 me 112 pikë, Serbia në vendin e 67 me 114 pikë, Bullgaria në vendin e 59 me 117 pikë, Rumania në vendin e 43 me 131 pikë, Greqia në vendin e 33 me 139 pikë, Kroacia në vendin e 29 me 142 pikë dhe Sllovenia në vendin e 22 me 148 pikë, ndërkohë që Gjermania është në vendin e parë me 194 pikë.

Shqipëria është në vend të fundit edhe përsa i përket “zbulimit të rasteve dhe monitorimit”

Situata është më e rëndë po ti referohemi parametrit të “zbulimit të rasteve dhe monitorimit të kontakteve”…. Shqipëria është renditur në vendin e 98 me 80 pikë nga 100 vende përsa i përket “zbulimit të rasteve dhe monitorimit të tyre” duke provuar shurdhërinë e qeverisë dhe arrogancën e drejtuesit të saj ndaj kërkesave të vazhdueshme të ekspertëve të pavarur dhe medias për të rritur numrin e testeve dhe të gjurmimit të rasteve të kontaktit. (shiko ikonografikun).

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet03/12/2020 22:51

JA,VLERËSIMI "FORBES"PËR MENAXHIMIN E COVID 19 NGA KRYEMNISTRI SHQIPTAR;
NA DJERËZIMI KORBES,KOBËS;ZËR KRENAKRIMI COVID 19 A,KRYMINISTRI SHTIPVAR!
NJËFARË QURË QURANI;KRIZARË FURË FURANI;DUKE PRIRË PLIMË ME QURA;ÇKUKE
NXIRË KLIMË ZGURË ZGURANA,QURË QURANA;QURANI GJËJA,KREJA;SI FURANI,AUH
SI QURANI;DUKE U KËRLESHUR,GJËR PËNDËLAT PËRTOKE;KUKE JU NGERDHESHUR
TRËNDËLAT TËRKRROKE;ÇDO THIRRJE,ÇDO QIRRJE;NJERËZIMI,SHPENIE,DJERËZIMI
NDJERËZIMI SHKENDIE;PËRGJEGJË,NDËRGJEGJË;KURTHU KURTHUAR;ÇKRUDHU OH
ÇKURDHUAR;SA KRENOHEJ,LAVDOHEJ;PRAN PULAVE O PATAVE;DRAN VUALVE EDHE
RATAVE;GJËJA SI KRYEPRIS,KREJA SHI,FRYEKRIS;KOR,HORR;NË DITË MJEGULLNAJE
ZË PRIRË VJEDULLGRAJE;DUKE PRIR QURAT,KUKE GRIR SHKURAT;QURANI KURTHEJ
KURTHULLUAR,SKURRANI SKURTHEJ SKURTHULLUAR;A QURAT SI SKURRAT;FIKAÇE,
ME FIKE,FIKE;LIGAÇE,ZËN LIKE,LIKE;DHE,NË VEND RIKTHIMIT,RIZGJIMIT SHTËPINË E
SHQIPTARISË;AI QURË QURANI;HAJ,SKURË SKURANI;O DREJTË,KREJTË,E NË GOJËN
E UJK GJAKATRIT;AH,NË PLOJËN E ZHUJK GJAKAVRARIT;DUKE E ÇFARROSUR,KUKE I
ÇRRANOSUR;PLIMEN OH,BRIMEN E QURAVE DHE QURANIT;DUKE I BERË KURBAN OR
FURGAN,PËR UJKUN E DHELPRËN;KUKE NXERRË MURGAN PËR KUJKUN E ÇELBRËN;
OH,LUM QURANI,LLUM GUBANI;MOS MERR NË QAFË PLIMEN E QURAVE;SOS ÇFERRË
MË GAFË BRIMËN;SHPENDË ME BREZORE;EDHE,KRENË MË NJRERËZORE!MANI,USA.

krasasi tp03/12/2020 17:51

qytetar, Unë statistika po i kërkoi z.Islami. Statistikat të konfirmuara zyrtarisht do na paraqisnin gjëndjen reale. Pastaj do gjykojmë se nëse kemi vdekje të shtuara krahasuar me vitet e mëparëshme, të cilat mund ti faturoheshin COVID-19, mjekimeve të gabuara, pakujdesisë dhe neglixhencës së stafeve etj. Ku hynë z. Frroku këtu nuk po e kuptoi. Unë dhe jo Z.F.C kam 'paragjykuar' një konspiracion planetar të pregatitur nga Korporata Internacionales Komuniste dhe OBSH etj për të rrëzuar Republikanët dhe z.Trump nga pushteti, për të gjunjëzuar Amerikën dhe perëndimin. Neomaltuzianët dhe varrmihësit e demokracisë , para gjyqit të historisë. Kartat së shpejti do tu hapen së pari në SHBA dhe me radhë. Kush mbjellë, korr. Mbjellë erë. korr furtunë.

qytetar03/12/2020 09:48

More kuqalashi i Tepelenës !
Po a lexove shkrimin e profesor Islamit apo shkon me mendjen e Frrok Çupit. ?
Z.Islami vërtet që ka qenë një politikan me poste të larta në PS, por ama ai ka përfunduar studimet e larta për shkenca të sakta në Francë e nuk ka shitur ikona të vjedhura si Rama në Paris.
Është pikërisht formimi shkencor intelektual në perëndim i z.Islami, që ndikoi në evoluimin e mendimit të tij politik, nga i majtë, në një mendim realist. të djathtë
Shkrimi me fakte e shifra kokëforta të Forbes, hedh poshtë gënjeshtrat e Ramës që pa pikë turpi , duke gjetur një gazetare si Spiropali në Forbes, kujton se mund të mashtrojë gjithë botën.
Duhet tju besojmë shifrave kokëforta që ka marë profesor Islami nga Forbes, apo gënjeshtrave të shitësit të ikonave të vjedhura ?
Më përmend këtu "gripin e derrave" për ta krahasuar me këtë pandemi që ka kapllosur gjithë planetin.
Po sigurisht që ka në këtë planet vende ku njerëzit vdesin nga uria, e pikërisht për këtë duhet të bëjnë kujdes qeveritë që tju vijnë në ndihmë të varfërve me ndihma në raste pandemie, pasi mortaliteti nga epidemitë , shumëfishohet tek ata që nuk kanë as bukë për të ngrënë.
Po i lemë mënjanë të gjitha karagjozllëqet e Ramës në trajtimin e pasojave të tërmetit e të pandemisë.
Mjafton të përmendim me shifra faktin se qeveria e tij, ka shpërndarë më pak ndihma për të varfërit por edhe për biznesmenët e vegjël që janë shndruar në të varfër, jo vetëm në Europë, por edhe në Ballkan.
Mendo pastaj se Shqipëria ka pensionet më të ulta në Europë e shtresa më e rrezikuar mga kjo pandemi , janë pensionistët..
Rama kujton se mund të mbulojë shkaqet e vdekjeve të tyre, duke i deklaruar se kanë vdekur në sppitalet e Kovidit, nga arresti kardiak apo pulmonar.
Sigurisht që epidemitë virale nuk shkaktojnë në mënyrë masive vdekjen vetëm nga virusi, por nga sulmi i këtij virusi në organet jetësore si zemra, mushkëritë apo edhe truri..
Po a ka mdonjë idiot të besojë se mjeksia ruse qenka e një niveli më të lartë se ajo amerikane dhe e Europës perëndimore, sepse qeveria ka raportuar numra të ulta viktimash krahasuar me to ?
Po e njejta histori edhe me Serbinë e me Shqipërinë
Raporton Belgjika mbi 1400 viktima për një milion banorë e Shqipëria as 300.
Ndërkaq Belgjika ka testuar 1/5 e popullsisë e në Shqipëri as 1/100
A mos belgët qenkan populli më i varfër në Europë e niveli i mjeksisë belge është pesë herë më i ulët se i Shqipërisë ?
Është norma themelore e shtetit demokratik, niveli i transparencës së qeverisë që prodhon këto kontraste të pabesueshme.
Nuk zgjidhen këto probleme me frymë reavolucionare bollshevike, "publiçitare". të Tërmet Peçit të Tepelenës,por me argumente e statistika shkencore.

Fiku bashkis02/12/2020 17:47

Po çdo mer krasas i Tepelenes qe shkruan tek Syri, shko e gjej ndonje portal te shokut Gramoz nga Salaria ose kryespiunit te sigurimit me pseudonimin "Cigarja", ato portale e paraqesin Shqiperine kopesht te lulezuar dhe qe e menaxhon pandemine me mire se Gjermania!!! Salaria gryk e topit, 5 pellembe leshi gopit!

krasasi tp02/12/2020 15:47

Një familjar e zë COVID-19. Pjesëtar të tjerë të familjes i shërbejnë pa mbajt as maskë dhe as distancim fizikë. Në fund gjithë shpëtojnë paq. Cili është numuri i vdekjeve nga viti 2009 kur na panikosët me 'gripin e derrit'?. Sa më shumë ?. Sa milion vdesin në botë nga kequshqyerja dhe mungesa e ujit dhe kushtet mizerabël të jetesës?. Bëni ndonji grafik, Ju 'Marathonomakët e Vdekjes".

Shto koment

Denonco