Kur 'Lancet' përdoret si gjethe fiku për të mbuluar turpin e shëndetësisë rilindase

Kur 'Lancet' përdoret si gjethe fiku për të mbuluar turpin e shëndetësisë rilindase

Nga Erion Dasho - 27/10/2020

Dje Kryeministri vrapoi të publikonte një video të nje studimi te prestigjozes “Lancet” mbi mbulimin shendetesor universal ku Shqiperia me 70 pike renditej “me mire se Turqia, Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut, etj”

Po si qendron e verteta??

Se pari, studimi perfshin nje hapesire kohore prej 29 vitesh (1990 deri 2019) nga te cilat qeverisja e rilindjes ze vetem 24% te kohes pra me pak se nje e katerta.

Se dyti, sipas ketij studimi, Shqiperia “shkelqen” ne disa tregues si shkalla e vaksinimit te disa semundjeve infektive, ndjekja e trajtimi i disa semundjeve si Tuberkulozi, te cilat tradicionalisht qe nga koha e socializmit jane jane realizuar ne nivele shume te larta (mbi 98%) dhe fatkeqesisht ne vitet e fundit jane ne renie te ndjeshme.

Se treti, “shkelqimi” vazhdon edhe ne trajtimin e disa semundjeve si diabeti, semundjet diarrheike, kanceri, apendiciti, etj. Si ka mundesi qe Shqiperia shkelqen ketu kur ne database-et e OBSH mbijetesa nga kanceri ne Shqiperi eshte gati 2 here me e ulet se ajo ne vendet e zhvilluara?!

Se katerti, studimi i “Lancet” mbeshtetet ne te dhenat statistikore qe raporton Shqiperia, vertetesia e te cilave eshte teper e dyshimte. Te gjithe e njohim mire “kasapanen” rilindase mbi burimet njerezore ne Ministrine e Shendetesise (e materializuar deri ne shkrirjen e vete ministrise) dhe institucionet e tjera kombetare shendetesore duke zevendesuar specialistet e afte me militante partie. Per tu bindur shihni ne videon e KM se si Tuberkulozin e quajne Turbekulozi, pra realizuesi i videos eshte ndonje informaticien i kohes se Beqes ose kimiste e Manastirliut!!

Se pesti, se sa te sakta jane statistikat e Ministrise sone te shendetesise mjafton te shohesh ne website-in e saj ku te dhenat me te fresketa jane te viteve 2010 – 2011!!!(ndiq linkun: https://shendetesia.gov.al/dokumenta-statistikor-per.../)

Shendetesia eshte nje nga fushat ku qeverisja e rilindjes, me politikat e saja te mbrapshta (kujtoni PPP-te, koncesionet, atj.) ka bere demet e shkaterrimet me te renda te cilat nuk ka gjethe fiku, qofte kjo edhe me marken e “Lancet”, qe mund t’i fshehe.

Vetem nje program reformues e modern mund ta reformoje sistemin tone shendetesor sipas modeleve me te perparuara te kohes se sotme.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet27/10/2020 20:22

KUR "LANCET" PËRDOREN SI GJETHË FIKU PËR T'MBULUAR TURPIN E SHËNDETSISË
RILINDASE;VUR GANCET PËRKORËN SHI,GRETHË TRIKU ZË TRULLUAR KURPIN TRE-
NDETZISË GRIRIVRARSE!;HEJ,MALLKUAR QOFTË QELLIMI TRAGJEDISË KINEZË,DUKE
NA GJUAJTUR INFEKTIMIN PËRMES LAKURIQIT SHPELLAK TË ERRËSIRËS KATASTRO-
FALË;FERRËNXIRËS ËH,SA KANIBALË;DUKE MBJELLË SËMUNDJEN VDEKJEPRURËSE;
KUKE SJELLË ÇFARROSJEN NJERËZIMIT,ÇRRANOSJEN NDJERËZIMIT;SPECIALË OUUH
NGECZHVALË;POPULLKOBIN E VARFËR,ROPULLKOBIN KRATËR;PASOJA TË SISTEMIT;
VRASPLOJA E KRIZEMIT;DIKTATURA KOMUNSITE,FRIKASKURA RROKUPISTE;HEU OR,
LAKURIQ I MALLKUAR,HARBURVDIQ I SHKALLMUAR;NGA FRIGA E DRITËS SË DIELLIT;
DHE,NGA SFINGA E SHNDRITËS SË QIELLIT;LAKURIQ I TERRIT,FARBUVDIQ I FERRIT;O,
NA MBËRRINI KOHË REVOLUCIONI;NA ARRINI KOHË EVOLUCIONI;EDHE TY LAKURIQ I
SHPELLËS,NDËRSY THARKUHIQ I SHTELLËS;QË T'SHNDRITEJ NËN RREZET E DIELLIT,
QË TË ZDRITEJ NËN BREZET E QIELLIT;DUKE TRIUMFUAR ERRSIRA SHEKULLORE;OH,
KUKE RIGUFUAR FERRNIXIRA TEMPULLORE;LIRI PAVARËSI KOMBËTARE SHQIPTARE!.
MANI,USA.

Fiku bashkis27/10/2020 15:41

Keta llumrat e kuq edhe kur Shqiperia vuante per kafshaten e bukes dhe mbreti i kohes ishte talloni, thoshin pa piken e turpit qe kemi marre çmimin e pare ne Meksike per ushqimin!!! Propaganda e kuqe vazhdon, ne pushtet jane pinjollet.

Pa emer 27/10/2020 14:59

Po Lancet e Meksikes esthe?

Shto koment

Denonco