Përse ka shumë rëndësi që opozita i fiton thellë sondazhet online

Përse ka shumë rëndësi që opozita i fiton thellë sondazhet online

Nga Enton Palushi - 22/10/2020

Para pak ditësh, një mesazh nga kompania Google nisi të shfaqej sipër në dritaren e kompjuterit, në formë paralajmërimi sa herë që përdorja ndonjë nga pasuordet e shërbimeve që ofron kompania. Në botën e madhe virtuale, sidomos kur përdor shërbime që ofrohen falas, të tilla gjëra mund të duken normalitet. “Hakera të mbështetur nga qeveria mund të jenë duke tentuar të vjedhin pasuordin tuaj,” lexonte paralajmërimi.

Për shkak se kompani si Google duan të shesin shërbime sigurie, por duke e ditur se burime të hapura si Gmail nuk janë aq të sigurta, nuk i vura shumë rëndësi. Por mesazhi vazhdonte të shfaqej sa herë hapja celularin dhe përdorja ndonjë shërbim të makinerisë së madhe të Google. “Ekziston një shans që ky të jetë një alarm fals, por ne besojmë se kemi pikasur sulmues të mbështetur nga qeveria, që po tentojnë të vjedhin pasuordin tuaj,” vijonte më tej mesazhi, duke theksuar se kjo i ndodh më pak se 0.1 përqind të të gjithë përdoruesve.

Pa deliruar se isha bërë objekt sulmi, por më shumë i bezdisur dhe në kuriozitet për të parë se çfarë ishte ky paralajmërim, kërkova në internet. Kalev Leetaru i revistës Forbes, të cilit i është shfaqur ky paralajmërim, thotë se nuk të ndodh shpesh të marrësh një mesazh të tillë nga Google. “Rezulton se Google e ofron këtë sinjalizim që nga viti 2012. Sipas Alphabet Jigsaw, marrësit më të zakonshëm të këtyre sinjalizimeve janë gazetarë, aktivistë dhe politikbërës, veçanërisht njerëz që mbajnë qëndrime të guximshme në mbarë globin”, shkruan ai.

Vetë Google shkruan se në prill të këtij viti u ka dërguar një mesazh të tillë 1755 personave në 50 vende të globit. Ata thonë se kanë identifikuar mbi 12 grupe hakerash të mbështetur nga qeveria, që po e përdorin situatën e pandemisë për qëllimet e tyre.

Çfarë duhet bërë në këtë rast? Google të ofron një sistem verifikimi me dy hapa dhe pasuordet janë të mbrojtura. Askujt nuk i bën keq pak më shumë siguri.

Të gjithë e dinë se qeveria ka një makineri të madhe që e përdor për luftën kibernetike. E shqetësuar nga fakti se bota virtuale nuk është nën kontrollin e saj, ajo po tenton përdhunshëm që të çojë përpara një paketë antishpifje, e cila është kritikuar ashpër nga ndërkombëtarët. Qëllimi i vetëm është që të fusë në dorë ato oaze të vetme lirie që po pluskojnë online.

Pavarësisht se ka brigadat e saj virtuale të komenteve, edhe pse ka ekipet e saj të hakerave, ndonëse e kërcënon administratën që të reagojë me pëlqime dhe ripostime në çdo gjë, sërish të bie në sy diçka shumë interesante. Shumicën e sondazheve që zhvillohen në botën online, qeveria e Edi Ramës e humb thellë. Nuk ka rëndësi nëse pyetja është për mandatin e tretë, për paketat që propozon opozita apo për punën e ministrave, në të gjitha rastet, sondazhet online janë ndjeshëm kundër saj dhe në favor të opozitës.

Dikush mund të thotë menjëherë me ironi se nuk mund të merren seriozisht sondazhet online, për shkak se janë të manipulueshme. Pikërisht për këtë duhet të merren seriozisht. Sepse supozohet se makineria e madhe qeveritare do ndikojë në favorin e saj. Sado të supozosh se edhe opozita ka angazhuar njerëzit e saj nëpër votime, sërish këtu po flasim për një dallgë sinqeriteti, që e mbyt çdo tendencë manipulimi.

Sepse në thelb problemi mbetet te hendeku mes realitetit dhe manipulimeve. Shikoni se çfarë ndodhi në Bjellorusi, ku pushteti shpalli fitoren me 80 përqind dhe gazeta BILD publikonte të dhëna nga qendrat e votimit ku opozita kishte fituar 70 deri në 80 përqind të votave. Apo merrni rastin e Kirgistanit, ku rezultati në votime ishte ku e ku larg asaj që u prodhua në rrugë.

Një rëndësi të madhe ka edhe fakti se sondazhet online po e nxjerrin opozitën fituese edhe në ato media të thekura pro-qeveritare. Arsyeja është e qartë: kurrë më parë se tani ekspertët e komunikimit nuk kanë folur për terma si ‘flluska’, ‘konfirmimi i paragjykimeve’ apo ‘dhomat e jehonës’. E shpjeguar me fjalë të tjera, kurrë më shumë se tani njerëzit nuk po zgjedhin të shkojnë vetëm te ato media që u shkojnë për shtat pikëpamjeve të tyre politike. Dhe këto sondazhe tregojnë se vala e zemërimit kundër qeverisë është shumë e madhe edhe aty ku duhet të jetë foleja e besimit ndaj saj.

Të gjitha këto janë tregues se një gjë e madhe po vjen. Ajo është 'shumica e heshtur' shqiptare që bërtet fort në median sociale. Fuqia e saj do të marrë përpara edhe atë marzh manipulimi, sado i madh të jetë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Aurel23/10/2020 13:37

Rama eshte mjeshter i manipulimt, por me gjthse e din se nuk i merr 70 mandate me 25 prill ska shanc, por perpiqet te dal parti e par, per te quajrur veten fitues qe te mbaj kreun e PS, po ju dha mundesia te trafikoj Deputet nga opzita sikur e beri e ben perseri, e formon nje qeveri jo perfaqsuese , nje shumice Fallco te bler , a nuke ka para ?

ReBo22/10/2020 22:53

Shume keq syri! Mos harroni, se luften nuk e bejne komentet ne portal, por,sjelljet e vendimmarresve.

ReBo22/10/2020 20:09

Por nuk duhet harruar se per pak muaj ne Diber, nga avantazh me disa dhjetera vota, perfundoi ne avantazh me disa mijera?! Po kesaj a ke c'i ben? Ky psikopat e ka ndare mendjen ta coje vendin ne lufte. Mua keshtu me duket. Pastaj, po duket ashiqare qe ambasadoren amerikane e ka me vete. Pse keshtu, nuk e di, por duket diten per diell. Opozita duhet te rrezikoje, jo tani, por, pas zgjedhjeve. Duhet te pergatitet per lufte. Jo me arme. Te pakten le te shpresojme. Kur lufta vjen, eshte e kote qe t'i shmangesh. Vetem prish pune. Dhe nuk e kam fjalen per pune partie.

Shto koment

Denonco