Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Vetëlavdërim i pamerituar

Vetëlavdërim i pamerituar

Nga Artan Hoxha - 11/10/2020

Fjalimi i Kryerilindësit para asamblistëve rilindas ishte fillim e fund vetëlavdërim i pamerituar.

Kjo nuk ishte hera e parë e vetëlavdërimit te tij e nuk është as i vetmi politikan se vetëlavdërimi është refren i përhershëm i politikes. E veçanta kësaj here duket se qëndron ne atë se jo vetëm masa e gjere e shqiptareve por edhe vetëlavdëruesi, ai vete, edhe mbështetësit me te flakte te tij, si kurrë me pare, duket se nuk i besojnë as vete e asfare vetëlavdërimet.

Ai pretendoi se e gjeti ekonominë dhe financat e shtetit te rrënuara e, ndërsa FMN i kërkonte uljen e pagave, ai jo vetëm nuk i uli por përmes politikave te veta fiskale, reduktimit te informalitetit dhe displinimit te sektorit energjetik stabilizoi gjendjen, riktheu rritjen ekonomike dhe punësimin masiv, për rrjedhoje tashme do te rrisë edhe pagat. Kështu foli Kryerilindesi.

Vitet 2014 e ne vijim ishin vitet me te mbara ekonomike ne shkalle botërore, europiane dhe ballkanike krahasuar me vitet 2008-2013, me efekt pozitiv ne rigjallërimin edhe te ekonomisë shqiptare gjate qeverisjes rilindëse. Ndonëse ne rrethana te favorshme, politikat rilindëse ne vend qe te shfrytëzonin situatën për një rritje me te larte ekonomike, me taksat e renduara dhe shtetin burokratik, autoritar dhe klientelist u shfaqen si frenues te rritjes. Ndaj rritja reale ekonomike ne vitet rilindëse mbeti ne nivele te ulëta, 2-4% ne vit, ndërsa duhej te kalonte te paktën nivelin prej 5%.

Rilindësit rriten normën e takses mbi pagën dhe te ardhurat e tjera përfshire fitimin korporativ, normën e akcizave te disa mallrave përfshire taksat mbi karburantet si dhe disa taksa te tjera kombëtare. Ne periudhën 6 vjeçare 2014-2019 te ardhurat nga tatimet dhe doganat u rriten me rreth 486 miliard leke krahasuar me periudhën 2006-2011 apo rreth 40% me shume. Per te njëjtën periudhe Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) Nominal u rrit krahasimisht periudhës tjetër me rreth 2570 Miliard leke apo rreth 40% me shume.

Nga shifrat zyrtare rezulton se, ose rritja e te ardhurave tatimore e doganore ka ardhur nga rritja ekonomike dhe pra rritja e taksave është shndërruar e gjitha ne rritje evazioni, ose nuk është rritur asfare evazioni dhe te ardhurat janë rritur nga rritja e taksave dhe ekonomia nuk është rritur aq sa pretendohet. Edhe ulje apo mosrritje evazioni edhe rritje ekonomike ne shifrat e pretenduara, te dyja njëherazi nuk mund te qëndrojnë, duke rrezuar te paktën një nga vetëlëvdatat e kryerilindësit.

Gjithsesi është e vërtete e faktuar me shifra se shkalla e deklarimit te të punësuarve ne sektorin privat jobujqësor është rritur gjate qeverisjes rilindëse duke rritur te ardhurat për sigurimet shoqërore e shëndetësore e po kështu është ulur shkalla e vjedhjes apo e mospagimit te energjisë elektrike.

Këto arritje janë me vlere. Por ato u arritën me forcën e ndëshkimeve masive, shpesh me tejkalim te se drejtës e ne disa raste me pasoja te renda ne jetën e njerëzve. Ky është aspekti me negativ i metodës se ashpër te ndjekur nga rilindësit.

Bazuar ne fuqinë e nje maxhorance te gjere parlamentare ne mandatin e pare Rilindja arriti te zbatonte disa masa jopopuliste me efekt pozitiv. Por masa te këtilla kane zbatuar te gjitha supermazhorancat, edhe ajo demokrate ne 1992-1996, edhe ajo socialiste ne 1997-2001. Asgjë e jashtëzakonshme apo e papare siç pretendon Kryerilindësi.

Ndaj, shume mire qe u rrit shkalla e formalizmit te marrëdhënieve te punës por nuk mund te vetëlavderohesh njëherazi se u krijuan 300 mije vende te reja pune. Formalizmi i një marrëdhënie ekzistuese nuk e krijon nga zero atë.

Ndaj, shume mire qe u disiplinua lidhja me rrjetin e energjisë dhe pagesa e saj, por këtu nuk ka vend për kaq shume vetëlavdërim. Aq me pak për sharje rende te pararendësve. Punët e kane një radhe e një kohe. Socialisteve te Nanos, Majkos e Metës u ra per rol ta mbanin ne këmbë sistemin energjetik, demokrateve te Berishës u ra për rol te siguronin furnizimin, te shtonin prodhimin, te fuqizonin transmetimin. Rilindësve te Rames, te ulnin abuzimin. Kaq.

Ndërsa te ardhurat gjithsej te buxhetit te shtetit ne 2014-2019 u rriten me rreth 767 miliard leke krahasuar me 2006-2011, rreth 95% e kësaj rritjeje apo 686 miliard leke me shume u destinuan për rritjen e shpenzime korrente (jo investuese) pa rritur pagat e administratës – arsimtareve, mjekeve, infermiereve-e qe ne fakt u ngrinë për shume vite ndërsa pensionet vetëm u indeksuan me inflacionin.

Pra, leke për te rritur shpenzimet paskërka patur lume ne vitet rilindëse duke rrezuar vetelevdaten kryesore te Kryerilindesit lidhur me mosuljen e pagave prej tij ne 2013-ten e duke diskredituar rritjen e premtuar te tyre ne 2021-shin ndërsa rritja mund te ishte bere e përvitshme qe nga fillimi.

Rilindja, ndërsa kishte me shume para, qofte nga rritja e taksave, e ekonomisë, e formalizmit apo e borxhit, as nuk rriti pagat as nuk rriti investimet. Për 6 vitet rilindese nga buxheti i shtetit u investua një vlere prej 421 miliard lekesh - 15 miliard leke me pak se ne gjashte vitet demokrate - duke rene kështu ndjeshëm pesha e investimeve ne buxhetin e shtetit apo ne PBB. Ndërkaq, ndonëse shpenzuan nominalisht thuajse njësoj sa demokratet, veprat publike te rilindësve ne territor janë shume, shume te pakta krahasuar me ç’lane pas demokratet.

Sa për hapat integrues, ndërsa e nisem me vizionin ‘Shqipëria si gjithë Europa’, me rilindësit po e mbyllim me deluzionin se ‘Shqipëria s’behet as si Maqedonia e Veriut’. E, sa për drejtësi, mos paçi çështje për te zgjidhur ne gjykatat e sotme - as hasmi nuk do te ta uronte atë fat te zi.

Ne përfundim, shpërdorim te këtillë te kohës e te parasë, siç kane bere rilindësit këto vite, vështire te gjendet tjetërkund a te ndodhe ne tjetërkohë. Ne vijim, derisa te largohen me votën masive te shqiptareve me 25 prill, kosto e tyre do te rritet ekspotencialisht nga dita ne dite.

Qeveria e re me gjasa do filloje punën me arkën grope, borxhin mal, problemet lume.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari12/10/2020 15:45

Megjithe respektin qe kam per Z. Hoxha per shkrimet e tij lidhur me probleme te ndryshme, sot mbeshtes konkluzionet e komentuesit "shqiptar" ne komentin qe ka bere per analizen ne fjale te z. Hoxha.

shqiptar12/10/2020 12:34

Në këtë analizë z.Hoxha duke e lënë veten rob të shifrave të propoganduara nga kjo mazhorancë, që ai që në titull e quan "vetëlavdëruese", sikur bie në kontradiktë me veten, kur në bazë të atyre shifrave të mara nga Rama, i mer ato si të vërteta e i quan arritje..
Performanca ekonomike e një qeverisje, nuk ka sepse bazohet në shifra vetëlavdërues të saj, por në produktin e përgjithshëm të saj që është niveli i jetesës.
Niveli i jetesës mund të analizohet në ngritjen e pagave e pensioneve e të uljes së çmimeve e nëse në një vend 41% e popullsisë ka të ardhura ditore rreth 5 dollarë sipas Bankës botërore, analiza dekonomike duhej të niste me këtë fakt.
Po i marim disa nga "arritjet" që përmend z.Hoxha, dhe efektet e tyre në ngritjen e ekonomisë apo më saktë nivelit të jetesës.
Është një arritje e qeverisë që ka çuar në paksimin e papunësisë, lufta kundër informalitetit dhe vjelja e taksave, thotë autori i shkrimit.
Se sa është zhdukur informaliteti, kjo u zbulua me fushatën e ndihmave për pasojat e pandemisë kur na dolën gjithë ata të punësuar ilegalisht, që nuk përfituan edhe ndihmat.
Nuk na e shpjegon z.Hoxha se si ka mundësi që të shtohen taksat e të rritet numuri i paguesve të saj, e nga rreth 60% që ishte borxhi publik në qeverinë Berisha, po shkon sot në 100% ?
Qeveria Berisha i pat dhënë prioritet investimeve në dy fushat më të rëndësishme për perspektivën e zhvillimit eknomik, infrastrukturën energjitike dhe asaj të komunikacionit , përfshirë edhe komunikimin dixhital. As që mund të mendohet një progres ekonomik i një vendi të prapambetur si Shqipëria, pa këto dy prioritete.Janë investime që kërkojnë para e energji të shumta nga një qeveri, që megjithëate, edhe në periudhën e krizës botërore financiare, ndonëse më pak, vazhdoi të riste pagat e pensionet.
Çfarë investimesh të rëndësishme publike ka bërë qeveria Rama në këto dy mandate, ndonëse paska vjelur taksa dyfish më shuimë ?
Mburet se ka bërë "rilindjen urbane".
Fasadën propogandistike të "zbukurimit" të qyteteve , sipas shijeve ekstravagante të Ramës, e të qindra milionave të parave të pista të trafikut të drogës
Po sa ndikon kjo fasadë në ritjen ekonomike e në atë të nivelit të jetesës ?
Po kush na qenkan këta shqiptarë të pasur që të banojnë në kullat ku metri katror i tyre kushton më shumë se 4 mijë euro ?
Do të kisha dashur që z Hoxha të cilin e kam vlerësuar si një ndër analistët më të mirë të ekonomisë, të bënte një analizë edhe për kanabizimin e gjithë Shqipërisë e rekordet e trafikut të drogave nga Shqipëria, se çfarë ndikimi ka pasur kjo për ekonominë shqiptare.
Në sferën e analizës ekonomike hyjnë edhe konçesionet e PPP abuzive, dhe mungesa e investimeve të huaja në Shqipëri.

krasasi tp11/10/2020 18:03

Ai u vetëlavdërua, Ju po e lavdëroni. Shifni analizën dhe pohimet. Edhe ne nuk na ngelet gjë tjetër . Të tregohemi realist. Por nëse partitë politike dhe vetë Edi Rama nuk jep shëmbull, duke larguar të korruptuarët dhe të lidhurit me krimin nga lista e deputetëve, punët do shkojnë keq e më keq. ONM- BKH- SPAK të futen në lojë, duke j'ua lehtësuar punën kryetarëve. Qytetarët janë në pritje.

Shto koment

Denonco