Ben Blushi, akrepi që thumbon për forcë zakoni

Ben Blushi, akrepi që thumbon për forcë zakoni

Nga Ermal Mulosmani - 11/08/2020

Në ditët e fundit të Parlamentit të shkuar, shumë prej nesh i kujtojnë replikat plot nëntekst e ironi mes Kryeministrit Rama dhe deputetit Blushi. Mbaj mend në atë seancë një Ramë fytyrëvrerosur e buzëvarur që, për të përmbledhur esencën e Blushit, përdori anekdotën e famshme të akrepit dhe bretkosës.

“I thotë akrepi bretkosës - tregonte Rama atë kohë - të të hipi në kurriz që ta kalojmë këtë lumë”?

“Hajde” – i thotë bretkosa.

Bash në mes të lumit akrepi i fut thumbin!

“Çfarë bëre?” – i tha bretkosa - tani do mbytemi të dy”.

“Nuk kam çfarë të bëj” –iu përgjigj akrepi- “është në natyrën time”.

Por sa të vërtetë ka në konstatimin e Ramës që “akrepi Blushi” nuk rri dot pa hedhë helm edhe sikur të rrezikohet jeta e atij vetë?

Këto vite kanë treguar që  nuk lëshon thumbin e helmit pa arsye të llogaritura mirë. Ajo shprehje e Kryeministrit ishte e llogaritur dhe, sipas mendimit tim, mëshiruese e jo fort dashakeqe.

Nuk ka akrep që krahasohet me Blushin.

Blushi është shumë më i rrezikshëm sesa një qenie instiktive helmuese. Prandaj Rama e hoqi nga shpina e vet për t’a lëshuar në kurrizin e gjithë shqiptarëve. E çoi bash në një nga dritaret e tyre më të dashura të informimit dhe argëtimit, Televizionin Top Channel.

Se çfarë ka bërë Blushi aty dhe sesi e shndërroi atë televizion kam shkruar herë tjetër dhe nuk do të zgjatem.

Image

Mirëpo helmi blushian nuk mund të kufizohej vetëm në stafin, informacionin apo programacionin e  një Televizioni. Ai shkon më tutje.

Prej shumë kohësh në hapësirën publike të informacionit qarkullon një konflikt i fortë mes tij dhe një duzine emrash të mirënjohur. Përfshihet aty Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, Ridvan Bode, Aleksandër Frangaj, Çim Peka, biznesmenët e njohur Nadir Çausholli, Pandi Carapuli, Arben Rreli e plot e plot të tjerë.

E vërteta është që ky konflikt, përtej interesave të të përfshirëve në të, është mjaft i dobishëm e i mirëseardhur për publikun dhe sidomos për institucionet e reja të Drejtësisë. Nuk e di se sa interesante u janë dukur atyre ato publikime kutërbuese, reciproke, por, lexuesit kanë vënë  duart në kokë.

Hapësira publike  e Televizionit Kombëtar  Top Channel (një pasuri kombëtare e shqiptarëve) u kthye si kurrë më parë në një kreditore cinike e interesave të drejtuesve.  Një gjyqtar, me gjasë i korruptuar, (si 70% e sistemit të drejtësisë) hapte çdo ditë lajmet e Top-it me bëmat e tij. Publiku e kuptoi shpejt se ky gjyqtar kishte një çështje të Top Channel në dorë e prandaj ua kishte bllokuar ekranin numër 1 për nja tre muaj.

Pas tij doli në skenë Nadir Çausholli. Saga Top Channel Nadir Çausholli vazhdoi një vit të tërë.

Akuzat e publikuara nga Top Channel duhet të çonin pas hekurave njërin nga të dy, Blushin ose Çaushollin. Aq shumë u bë tërkuzë dhe e rëndomtë situata mes tyre sa u detyrua Shefi i Mardhënieve me Publikun në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Brian Beckman, të deklaronte:

Çdo takim ditor editorial në Shqipëri duhet të fillojë me pyetjen “Cila është historia që duhet të tregojmë?” dhe jo “Kujt do t’i vihemi nga pas sot? Lajmet duhet të përqendrohen tek e vërteta, dhe jo si mund të përdoret forca e shtypit si një armë kundër një personi, biznesi, apo një partie politike”.

Mirëpo çfarë ndodh një vit më vonë. Konflikti mbyllet si me magji, Nadir Çausholli dhe Ben Blushi nuk shkojnë në organet e reja të drejtësisë për të sqaruar akuzat por vazhdojnë “bashkëpunimin paqësor” siç e kishin më parë. Ilaçet e Çaushollit tani janë sponsorë të Top Channel.

Kronikat denoncuese njëvjeçare u shpaguan. Sa u trafikua interesi publik për abuzimet me çmimet e ilaçeve nga CFO Pharma? A e bleu Çausholli heshtjen e Top Channelit? Po SPAK-u a u mor me këtë çështje? A u rregulluan mardhëniet miqësore të Top Channel me Televizionin Ora që për pak do ua vinte flakën Nadir Çausholli?

Këto mbeten pyetje pa përgjigje.

Blushi vërtetë nuk u bë Ministër por padyshim që sot është më i rëndësishëm se secili nga Ministrat e Qeverisë Rama. Teatri i sharjeve dhe batutave Rama-Blushi mbaroi shpejt dhe e vërteta doli në mejdan. Heroi i vegjëlisë, ai që do taksonte të pasurit progresivisht, ai që sulmonte koncesionet dhe Qeverinë pse u jepte para atyre, shpejt u bë ortak në biznes me një nga më të përfolurit. TCH filloi të transmetojën kronika qesharake ku qytetarët lavdërojnë oligarkun-koncesionar që i shpëtoi nga plehrat dhe era e rëndë që po i mbyste.

Mirëpo asnjë nga këto arsye apo edhe të gjitha bashkë nuk më shtynë për këtë shkrim. Secili nga të përmendurit në konflikt me Blushin ka mundësitë e veta mediatike dhe mund t’i përgjigjet vetë. Ajo që më nxiti më së shumti të shkruaj këta rreshta është zhdukja e një kodi etike që ka ekzistuar mes kolegëve gazetarë të brezit të parë pas ’90. Asnjë prej tyre nuk e kaloi atë kod të heshtur, një marrëveshje e pashkruar për të mos u marrë me jetët private të njëri-tjetrit.

Asnjë gazetar, redaktor apo drejtues gazete, deri më sot nuk ka lejuar tekste  përbuzëse për cenet shëndetësore apo varfërinë e të të gjallëve. Kur lexova në paçavuren e Blushit tekstin:

“Këta intelektualë që po investojnë miliona euro, jo vetëm që ndonjëri prej tyre paguhet nga Top Channel ose kanë aplikuar për punë në Top Channel,  janë aq të pasur sa edhe ilaçet i marrin me klering në farmacitë e Partisë për shkrimet pa emër që bëjnë kundër Top Channel”

Më erdhi në mendje fraza e Ramës për Akrepin dhe forcën e zakonit.

Ato fjalë i drejtoheshin Andi Bejtes i cili prej vitesh vuan nga një sëmundje e vështirë, munduese. Ai është i detyruar të kurohet  me ilaçe të shtrenjta. Kjo është një poshtërsi që nuk njeh kufinj, një helm blushian që nuk ka stomak t’i mbijetojë!  

Gjuha raciste nuk ishte për herë të parë.

Në një shkrim tjetër i paçavures së Blushit titullohej: “Edhe gruaja e Bejtes kërkon të bëhet gjyqtare!”.

Titulli mbyllej sigurisht me pikëçuditëse për të mos lënë asnjë shenjë dyshimi për habinë e racës superiore që edhe racat inferiore po guxojnë të kandidojnë, madje edhe pa lejen e të parave!

Gjuha përbuzëse ndaj të sëmurëve ka qenë tipike e nazistëve, ajo buron prej skutave më të errëta të nëntokës së qenies njerëzore. Atje mungojnë skrupujt, dashuria, mëshira atje është një kallkan i zi e helmues.

Dje Blushi i shkruante një letër të bukur së bijës, Natalisë për të sharë kundërshtarët.

Të cilët gabuan që e futën Natalinë në këtë histori. 

Natali, ti nuk ke asnjë faj. Ti je e re dhe përfolja e emrit tënd për një firmë të vënë, në emër tëndin, nga dikush tjetër, nuk është akuzë për ty, madje nuk është fare akuzë.

Por teksti fyes, përbuzës, naziskin, që babai yt ka bërë ndaj kolegut të sëmurë duhet të turpërojë edhe ty Nat. Të paktën sa më turpëron mua.

Katrani do zbardhëllonte nga nxirja e shpirtit të tij.

Nat, edhe nazistët përpara se të digjnin kufomat në Aushvic uleshin e shkruanin letra dashurie romantike për të dashurat e tyre. Madje ishin gati të vdisnin për to. I binin violinës, porosisnin lule dhe ndërkohë vrisnin ndonjë të sëmurë për të vrarë kohën që nuk kalonte. U ishte bërë forcë zakoni./ Marrë nga Gazeta Express

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Loni13/08/2020 22:29

Te rente corona o ben vrioma

Shto koment

Denonco