Frroku i Netës dhe Çupi i Sonilës

Frroku i Netës dhe Çupi i Sonilës

Nga Ermal Mulosmani - 06/08/2020

Frrok Çupi, një emër i njohur në botën shqiptare të gazetarisë, u kthye në qendër të opinionit publik këto ditë. Së pari shkroi për vdekjen e nënës së Kryeministrit tonë, Edi Rama, ditën e varrimit të saj. Duke qenë se Çupi kishte vjellë vrer të madh për të shoqin dhe të birin e saj, 8 vjet të shkuara, u bëra mjaft kurioz të lexoja se çfarë do thoshte sot. Shkrimi fillonte me fjalinë:

“Po them për nënën e Edi Ramës që shkoi sot në mëngjes, dhe për nënën time që ka shkuar shumë vite më parë. Ka mes tyre një ndjesi sikur dita e fundit e njërës ka jetuar përmes ditës së fundit të tjetrës, në një distancë me shumë vjet”.

E pabesueshme!

Po bënte një përqasje mes nënës së tij të vdekur kushëdi sa vite më parë në Mirditë dhe personazhit të ditës, nënës së sapovdekur të Kryeministrit më të pushtetshëm në historinë e Shqipërisë. Përtej gjithçkaje që do shkruante më poshtë, futja e pronorit “ime”, “nëna ime”, “miqtë e mi”, “sulmet e miqve të mi” m’u duk një përpjekje vulgare për protagonizëm. Ishte si një femër që vishet me të kuqe dhe bën tualet të rëndë kur shkon në funeral.

50% e shkrimit i dedikohej Frrokut, nënës së tij dhe vuajtjeve të Frrokut prej gjuhës së keqe ndaj saj “për shkak të tij”.

Aty përmendeshin me delikatesë, dashuri, përkëdheli e afërsi prej biri nënat e Edi Ramës, Spartak Ngjelës e Gramoz Ruçit. Aty mësova se nënat e tyre quheshin Neta, Vera dhe Eleni. Në listën e nënave me të cilat Frroku krahasonte të tijën, bashkë me të sipërpërmendurat, ishte edhe nëna e Sali Berishës. Por asaj nuk ia përmendte emrin as me përkëdheli e asfare. Mundet edhe të mos ia dinte. As nënës së tij mirditore nuk ia përmendte emrin. Se ato nuk kishin rëndësi, ato ishin nëna të paemra në raport me “qytetaret” e tjera, një kompleks inferioriteti që nuk po i del qysh ditën kur mbërriti në Tiranë, nga Mirdita. Frroku nuk ka shokë “malokë” megjithëse vjen nga malet as katundarë, as lezhjanë e mirditas. Jo. Frroku mendon se “veriorët janë ujk për njëri tjetrin” ndaj larg tyre.  Frroku është shok me ish bllokmenët, qytetarët e jugut. Nëna e Frrokut nuk ka emër në shkrim sepse qëllimi nuk është ajo, është i biri, shkruesi. Ajo nuk duhet t’i bëjë hije të birit duke pasur emër. Mjafton të thuhet “Nëna e Frrokut”.

Neta, Vera dhe Eleni kishin emra, ato vinin nga qyteti. Mirëpo për t’i paraprirë këtij kontrasti që kërciste shumë, Frroku thotë pak më poshtë në shkrim:

“Këto lloj nënash (e Frrokut) dukej sikur nuk ngjasonin fare me nënat e qytetit, por në fakt në thelb nuk kishin asnjë ndryshim.

Thelbi i shkrimit qëndronte. Nënat janë të pafajshme për mëkatet e të bijve, nënat e vdekura kurrë nuk duhet të shahen.

Mirëpo në stomak më rrinte pezull përpjekja “kurvërore” e gazetarit për të vjedhur vëmendje në ditën e vdekjes së nënës së kryeministrit. Dukej se atë shkrim e kishte shkruar kohë përpara se të vdiste Neta e ndjerë për të bërë përqasjen me nënën e tij të paemër. Si në pjesën e Çajupit.

Kompleksi i servilit të pakpërfillur shpërfaqej edhe më poshtë, në qëndrimin po kaq me pekule ndaj babait të Kryeministrit të vdekur kohë më parë. Teksti që shkruante për Kristaqin e ndjerë ishte si më poshtë:

“Këshilltarët e presidentit, që në mëngjes pasi nëna e Edit dha shpirt, vërshuan të publikojnë vjershat e një poeti nga Kukësi që u var tragjikisht në regjimin komunist, dhe që këta duan t’ia ngarkojnë Kristaqit. Një marrëzi me dashje e regjimit stalinist ‘anti- komunist’. Tani priten postime të tjera prej ‘zombie’ në media sociale”

Jam dakort që vullneti i Kristaq Ramës nuk kishte të bënte me fatin e poetit të varur në litar. Nëse Kristaqi nuk do të firmoste mundej të vuloste fatin e vet, në të ardhmen, por poeti përsëri do pushkatohej. Mirëpo Kristaqi mund të refuzonte pjesëmarrjen në këtë Komision qysh në krye të herës, mundej të merrej me art, skulpturë, pikturë. Askush nuk e detyronte pjesëmarrjen në krye të një komisioni dëbim internimi.

Frroku vetë mendonte ndryshe më 20 Shkurt 2012 në një intervistë televizive. Sali Berisha po futej në vitin e tetë e të fundit të qeverisjes së tij, shumica e publikut e shihte Ramën si Kryeministrin e ardhshëm. Mirëpo jo edhe Frroku që kërkonte “zhdukjen e tij nga politika si pasardhës i të atit vrasës”:

Para tre ditësh Frroku u bë protagonist sërish. Ai u mor me Sonila Meçon, gazetaren e mirënjohur televizive prej 20 vitesh. Subjekti i shkrimit ishte deklarata publike e Sonilës në mbrojtje të pronarit të sulmuar të Ora News. Shkrimi i tij fillonte me fjalinë:

“Mos mendoni se kam gabuar gjininë teksa shkruaj “lajmëtari” si mbiemër mashkullor dhe Sonila si emër “femëror”.

Këtu shkrimi mbaroi për mua. Një mizogjin gjithë komplekse, një vrerëhedhës, arrin të bëjë publike një frazë të tillë në një media të licensuar publike? Çfarë duhej të mendonte publiku kur të lexonte këtë fjali përveçse linçim, denigrim, fyerje, mizogjinizëm i kulluar?

Frroku delikat i Netës, Elenit apo Verës, i kompleksuari i periferisë për nënat e bllokut, përdor një gjuhë të tillë ndaj një nëne të re, kurajoze, kundërshtare të pushtetit, një gazetareje televizive qendrore prej 20 vitesh? Çfarë rëndësie ka se çfarë shkruan më poshtë nëse niveli i urrejtjes, përdorimit shkon deri në këtë nivel?! Si mundet një burrë rreth të 70-ave që mund të ketë mbesën në klasë me vajzën e Sonilës të shkruajë me gjuhën e rrugaçëve të rrugës? Si mundet të mos ndërhyjë autoritetet që kontrollojnë gjuhën e përdorur nga mediat online?

Sonila duhet të ndjehet mirë kur sulmohet nga Frroku. Ai përzgjedh të sulmojë ata që i reflektojnë atij diçka nga fama  e tyre. Përmes sharjes së tyre ai gjallon vanitetin e vet. Të gjitha ato që ia thotë Sonilës janë pamundësitë e veta. Ai nuk mund të bëjë buzët, ai nuk mundet të jetë figurë qendrore, ai nuk mundet të jetë vetvetja. Personaliteti i tij gjithmonë do të jetë hijëzim i të tjerëve: të pushtetshmëve, qytetarëve, pasanikëve apo bukurosheve. Ai do të shajë apo lavdërojë (është e njëjta gjë për të) gjithmonë të tillë njerëz me shpresën që pak nga vëmendja e këtyre të reflektohet e ta zeznojë edhe atë vetë./Express

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp09/08/2020 19:39

Osumi, me komentin je dakord. Me Frrokun je dakord. Spiunët e Sigurimit të Shtetit shpesh kanë kryer edhe shërbime për vëndin me që ra fjala. Nuk kam dijeni që Frroku paska qenë spiun i UDB. As Doktorin nuk e kam dëgjuar të shprehet publikisht. As G.Sulën. Ti si i 'zonës së dytë operative Skrapar- Berat' mund të kesh të dhëna ekstra. Po habitem se si një agjent i UDB u bashkoka me frymën popullore për shtet ndërtim dhe kundër mafjes.

Osumi07/08/2020 22:01

Krasastp! Mos bej avokatin e Frrok spiunit. Eshte agjent i UDB-se. Nuk e njeh ti ka burra te tjere qe ja dine historine. Njeri i infiltruar ne radhet e PD-se nga sigurimi i shtetit dhe UDB. Kur Doktori e mesoi kete te vertete e fluturoi nga RD dhe nga PD. Keshtu krasastp, meru me ndonje koment kur ke njohuri te sakta jo ne cdo rast se del keq.

Nardi06/08/2020 17:11

Kompleksi i inferioritetit e ka shoqeruar gjirh kohen ndaj dhe eshte kthyer ne nje bythlepires pushteti qe per te qene i sinqerte kalon deri ne neveri . Eshte vertet e neveritshme kur mendon se ekzistojne akoma keto lloj qenjesh qe padrejtesisht i thone vetes gazetare apo edhe analistel , qe vegjetojne pa boshtin kurizor dhe paturpesisht kapen me duar e thonj pas pushtetit ( kushdo qofte ai , per ta ka pak rendesi ) , dhe kerkojne te mari qofte edhe fara pak protogonizem nga protogonizmi i tyre qe jane ne pushtet . Nuk e di ne do vije ndonje dite qe te zhduket kjo lloj specie ( qe fatkeqesisht nuk jane pak ) duke futur ketu Cupin , Bazen qofte edhe politikane te tipit Patozi qe vjellin vrer gjith diten per opoziten , thuaj se e keqja ketij vendi i vjen prej opozites , dhe nuk thone asnje fjane per pushtetaret e per vjedhjet e tyre maramendese qe po e shkaterojne perdite kete vend , por dine te thurin vec elozhe . Mallkuar qofte kjo rrace e ndyre pushtetarlepires .

krasasi tp06/08/2020 16:46

Sipas meje, Frroku e ka tepruar me Sonilën, duke ekspozuar marëdhëniet ekstra të saj me pronarin e medias ku punonte dhe shërbente njëkohësisht. Por Frroku e ka kryesisht me median me pronarët e tyre, se sa ata i shfrytëzojnë hapsirat publike ,frekuencat që ju janë besuar , edhe si mjet biznesi, por edhe si një shërbim publik. Kujt shteti ja beson një aset të tillë ,duhet ta kqyr nga burimi i të ardhurave,nga e kaluara dhe nga e sotmja, por edhe nga produkti që ofron në tregun mediatik. Roli opozitar i ORA NEW me qeverisjen e sotme është një kontribut i vlerësuar nga qytetarët ,pasi dihet që qeverisja e sotme ka mëkate pa fund . Unë nuk mund të themë se sa masat e Gjykatës Speciale dhe të OFL janë një zbatim i vullnetit dhe porosisë kryeministrore, që po më bezdis ORA NEWs, ndaj futjani ju pronarit. Nuk e kam të qartë se kush në një media përcakton politikat editoriale por dukshëm vihet re se gazetarët, nga formati i emisionit, nga të ftuarët, nga pyetjet që formulon, nga tonacioni ,nga shprehjet e fytyrës, nga materiali i qëmtuar në teren, apo nga kronikat nga arkivat,e nga shumë detaje të tjera, e kthejnë veten në zot hauri . Këtë rol ka luajtur dikur edhe Z.Frrok në fillimet e demokracisë te RD. Se ka luajtur mirë, ndaj edhe e kanë zbuar që andej.Ndaj reagimet e herë pas hershme të Frroku-t tregojnë se Ai ka zgjedhur të jetë opozitar me pushtetin dhe shërbyes, jo ndaj qeveritarëve, por ndaj disa proçeseve që kontribojnë në shtet ndërtim. Gazetarët janë dhe duhet të jenë elitë. Kushdo zgjedh të kthehet në ndihmës të partisë në edukimin komunist të masave si dikur, në shërbyes të tekeve të shefit, të asaj çfarë mbart e përfaqëson shefi. Por të gjithë janë nën vëzhgimin e syrit të qikllopit popull dhe jo vetëm. Shtypi në kapitalizëm thoshte dikur Ibsen, është shtypje e përgjithshme. Nuk di se çfarë përfaqësonte shkrimtari politikisht dhe ideologjikisht në ato kohë të kaluara, por edhe duke mos qenë ndakort me atë përcaktim,them, se sa sot gazetarët , punonjës apo pronar të medias, shërbejnë duke përçuar te publiku, interesat, aspiratat progresive për demokraci dhe lumturi, për investigim ndaj prapsive, fenomeneve dhe praktikave korruptive,
dhe kriminale. Në promovim të së resë dhe modernitetit, por edhe ndaj traditës dhe trashëgimisë kulturore e materiale, ndaj vlerave konsevatore të familjes, moralit etj. Shumë gazetar pa personalitet ,me defiçite në formimin profesional, kulturor, etik dhe moral, e kanë futur veten në atë që jo vetëm kryeministri, por edhe qytetarët, gjithmonë e më shumë i etiketojnë me qesëndi si fund kazani. Në perceptimin tim, Frroku nuk më duket as si i spërkatur me cikla nga uji kazanit mediatik, kazanit të korrupsinit dhe kazanit të krimit.

Ridhjeresi06/08/2020 16:46

Mos e ka fis Mero Bazen? Se jane si dy pika uji...

London 06/08/2020 16:37

Ermal bravo. Ky tipi 'mendon se akoma ështê kryeredaktori i'Bashkimii organise frontit demokratik'. Cubi I mirdites,ne kuptimin e vjeter origjinal te fjales, lepires dhe njeperdorimesh do vdesin.

London 06/08/2020 16:37

Ermal bravo. Ky tipi 'mendon se akoma ështê kryeredaktori i'Bashkimii organise frontit demokratik'. Cubi I mirdites,ne kuptimin e vjeter origjinal te fjales, lepires dhe njeperdorimesh do vdesin.

Sulua06/08/2020 16:18

Bravo!!!Ky tipi eshte modelli "gazetar vrases" me pages....!!!

Re bo06/08/2020 15:59

Asnje fjale nuk i heq! Kush eshte i zi ne shpirt, i tille edhe do te vdese. ( me vjen keq per konotacionin e pamerituar te nje ngjyre,ne fund te fundit, por nuk
me shkon ne mend tjeter gje). Sahanlepires pushtetesh. Po keshtu e mbaj mend. Madje sahanlepires edhe i Berishes qe vete e kishte anatemuar. Si lum keta birbo qe jane dakort me te gjitha pushtetet. Mjere ne te tjeret qe ngelem gjithe jeten ne opozite! Apo jo.

Skrapari06/08/2020 15:56

Nga nje bashkepuntor i sigurimit te shtetit nuk ke cfare pret i nderuar z. Mulosmani, sado i ditur dhe i lexuar qofte ai. Keshtu qe mos u cudit me qendrimin e spiunit Frrok.

Nebil06/08/2020 15:54

Shkrim shume i pritur, Frroku e meriton nje dacke publike. Shkrimi i tij ndaj gazetares Sonila Mece dhe eshte poshtersisht i ulet.
I lutem autorit te korregjoje Gramoz Rucin me Gramoz Pashko pasi ketij te fundit ja quanin nenen Eleni, nuk ma ha mendja qe Gramoz Ruci ti quhet e ema Eleni. E them kete pasi Frroku ja kushton karieren ne shtypin e shkruar treshes Rama, Ngjela, Pashko.

Nebil06/08/2020 15:53

Shkrim shume i pritur, Frroku e meriton nje dacke publike. Shkrimi i tij ndaj gazetares Sonila Mece dhe eshte poshtersisht i ulet.
I lutem autorit te korregjoje Gramoz Rucin me Gramoz Pashko pasi ketij te fundit ja quanin nenen Eleni, nuk ma ha mendja qe Gramoz Ruci ti quhet e ema Eleni. E them kete pasi Frroku ja kushton karieren ne shtypin e shkruar treshes Rama, Ngjela, Pashko.

Lejla06/08/2020 15:20

Te lumte Ermal, e ke qare shkrimin

Shto koment

Denonco