Qeveria Rama aplikoi masa drastike, dështake e rrënuese për ekonominë…

Qeveria Rama aplikoi masa drastike, dështake e rrënuese për ekonominë…

Nga Kastriot Islami - 07/07/2020

Qendra OPEN IN DATA e krijuar nga Universiteti i Oksfordit dhe Shkolla Martin e Oksfordit për të grumbulluar dhe analizuar të dhënat nga vende të ndryshme të botës gjatë pandemisë COVID-19 ndër të tjera ka analizuar edhe Masat e Ndërmarra nga qeveritë e vendeve të ndryshme të botës duke filluar nga fillimi i muajit mars 2020 deri më sot…

Në këtë rast, kjo qendër ka përcaktuar një TREGUES të quajtur RESPONSE STRINGENCY që është një tregues i përbërë matjejeje që llogaritet nga vlerat e 9 treguesve të tjerë, secili i lidhur me një masë “shtrënguese” të vendosur nga qeveria, të tilla si mbyllja e shkollave, mbyllja e vendeve të punës, ndalimi i udhëtimeve, e tjerë e tjerë. Vlera e këtij treguesi është nga 0 në 100 ku vlera 100 tregon se masat janë maksimalisht drastike…

Në grafikun e mëposhtëm jepet dinamika e këtij treguesi për Shqipërinë, i cili në fillim të marsit 2020 ka pasur vlerat 81.5, në mesin e marsit deri në mesin e muajit prill masat janë bërë edhe më të rrepta duke arritur vlerën 84.3 dhe kanë arritur kulmin në periudhën mesi i prillit deri në mesin e majit 2020 duke marrë vlerën 89.81…Nga 1 qershor deri më sot ky tregues ka pësuar një ulje të vogël duke mbetur përsëri shumë i lartë në vlerën 64.81 gjë që tregon se Shqipëria vazhdon të aplikojë masa drastike. Ndërkohë që shifrat e infektimeve dhe të vdekjeve vazhdojnë të rriten në mënyrë të frikshme, duke treguar se masat drastike të qeverisë Rama jo vetëm nuk kanë qenë efikase, madje kanë dështuar edhe në fazën e parë kur Shqipëria u rendit nga Fondacioni Forbes e fundit në menaxhimin qeveritar të krizës sanitare, por edhe në këtë fazë të dytë kur vendi duhet të kalonte drejt normalitetit, me përkeqësimin e gjendjes… Mbi të gjitha këto masa drastike kanë rrënuar ekonominë në mënyrë të tillë që do të duhen shumë vite për t'u kthyer në normalitet…

Shqipëria e krahasuar me vendet e Europës paraqitet në një situatë shumë të rëndë… ajo ka aplikuar dhe vazhdon të aplikojë masa shumë të egra e deri policore… Më konkretisht, Shqipëria është më keq, krahasuar më vende të tilla si Kongo, Kuba, Siria, Xhibuti, Burkina Faso, Benin, Zambia, Tanzania, Burundi dhe Bjellorusia; madje qeveria Rama ka marrë masat më të egra se edhe në Kosovë…

Image

Shqipëria nuk kalon dot asnjë vend europian përsa i përket  “egërsisë” së masave të marra sepse Edi Rama nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka lëshuar urdhra nga facebooku i Surrelit dhe ka lëshuar policinë e Lleshit për të goditur e ndaluar qytetarët dhe vënë gjoba të mëdha ndaj qytetarëve të varfër që për shkak të skamjes nuk ishin në gjendje të zbatonin urdhrat absurdë të Surrelit…

Shqipëria renditet përsa i përket “egërsisë” së masave shtërnguese në nivel pothuajse të njëjtë me vende të tilla si Libia në luftë, Iraku pas lufte, Afganistani, Venezuela e post-Chavezit apo e Maduros, Bangladeshi, Palestina, Mozambiku i varfër, Zimbabue, Gaboni e tjerë, që janë të klasifikuara si regjime hibride e autoritare të cilat e kanë “menaxhuar” krizën sanitare me rregulla drastike, duke dhunuar të drejtat themelore të njeriut e duke keqpërdorur krizën COVID-19 për të forcuar pushtetin e regjimeve te tyre…

Syri.net, 7 korrik 2020

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp07/07/2020 19:40

"I ke dhënë uji gomarit?.
I kam dhënë.
Uji të ftohtë apo uji të ngrohtë?.
Uji të ftohtë.
Pse ma ftofe gomarin?.
Jo i kam dhënë uji të ngroftë. Pse ma ngrofe gomarin?.
Në të dy rastet veshët ju tërhoqën e ju bën 'hoping'.
Pas disa muajsh ndoshta nga muaji dhjetor, z.Rama do juatifikohet se e gjitha ishte një 'flamë ' botërore. Do nxjer me siguri atë bisedën që ka bër me një ish deputet se: Unë po të isha në opozitë, do kundërshtoja karantinimin e vëndit. Por kur të mëdhenjtë e botës futen në karantinë, ne do shkojnë në plazhe?.

Shto koment

Denonco