Edi Rama, si 'vëlla i Vuçiqit' i mban leksione demagogjike 'vëllait' të vogël!

Edi Rama, si 'vëlla i Vuçiqit' i mban leksione demagogjike 'vëllait' të vogël!

Nga Fadil Maloku - 30/06/2020

1. Në etnopsikologjinë shqiptare, zakonisht mysafiri kur konsistohet si përçarës, si fjalëbartës e ngucakeq i tepruar, siç na u imponua gjatë sundimit (jo qeverisjes demokratike) t? tij shoku Edi Rama, me vizitën e tij qëllimëkeqe dhe imponuese me ide dhe konceptet serbomadhe, bile edhe me identifikimin e tij vullnetar, si "vëlla i Vuqiçit"; na del jo vetëm i pasinqert, por edhe shumë qesharak!

2. I njejti serish, para ca minutash ripërsëriti në konferencë për mediet dokrrat e "minishengenit Ballkanik", ku qartazi dihet se përfituesi kryesor është Serbia! Ripërsëriti, tërthorazi edhe "kumbarin?" e tij lidhur me idenë e "korigjimit të kufirit" me Serbinë! Si i tillë, ky njeri me arrogancën e tij somnabule, shihet ashiqare që po na shet "dushk për gogla"!

Autoritetin e tij të rrënuar skajshmërisht përmes ideve dhe koncepteve antishqiptare, ai sot sërish para medieve, u mundua t'i "riafirmoj" e rikonsolidoj përmes floskulave të "atdhetarizmit, nacionalizmit"të vonuar! 

3. Duke harruar kështu se shqiptarët e Kosovës, këtë tipologji e çift somnabul, e njohin shumë para se ai të merrej me artin e politikës. Andaj, kjo "paradë" demagogjike mediatike, asesi s'mundet më as ta fascinoj, e as ta animoj edhe një shqiptar të vetëm, kudo që ai gjendet! Koha e ti ka përënduar. Dhe llogarinë për gjitha të (pa)bëmat do di t'i vlerësoj vetëm historia e sociologjisë politike

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco