Ndryshim dramatik i qëndrimit të PE-së për hapjen e negociatave

Ndryshim dramatik i qëndrimit të PE-së për hapjen e negociatave

Nga Sali Berisha - 19/06/2020

Nga miratim për hapjen e negociatave pa kushte në katër rezolutat e përvitshme të mëparshme, rezoluta e mbrëmshme voton që Shqipëria të plotësojë 15 kushte para se të hapë negociatat me BE.

Miq, për katër vite me radhë Parlamenti Europian ka votuar katër rezoluta, në të cilat i kërkohej Këshillit të Ministrave të BE hapja pa kushte e negociatave me Shqipërinë.

Kurse dje pasdite Parlamenti Europian votoi me 388 vota pro dhe 280 kundër për 15 kushte që duhet të plotësojë Shqipëria për hapjen e negociatave me BE.

Ky ndryshim dramatik i Parlamentit Europian është rezultat i dhunimit, shkatërrimit me ligje, vendime dhe qëndrime nga Edvin Hajduti dhe narkoshteti i tij normave, parimeve dhe standardeve europiane dhe ndërkombëtare çdo javë e muaj.

Parlamenti Europian e detyrua të ndryshoje dramatikisht qëndrimin e tij dhe të votojë plotësimin e 15 kushteve për hapjen e negociatave me Shqipërinë sepse:

1-Shqipëria është sot i vetmi vend në Europë pa shtet ligjor, madje i vetmi vend në botë me sistem drejtësie të dekapituar dy shkallësh.

2-Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që zhvillon zgjedhje moniste dhe në të cilin rezultatin e caktojnë bandat qeveritare të krimit të drogës.

3-Shqipëria është shpallur rëndom në media si narkoshteti i vetëm në Europë.

4-Shqipëria qëndron në krye të listës së zezë për shtypjen e lirisë së fjalës dhe mediave.

5-Shqipëria qëndron në çatinë e botës për korrupsionin në të gjitha nivelet e narko-shtetit.

Si përfundim, mund të themi të dashur miq se për të gjitha këto me Edvin Drogën (medicinale) Shqipëria ka zero shanse për hapjen e negociatave me BE.

© SYRI.net

Lexo edhe

Tags

Komentet

Balo Bna19/06/2020 23:36

Asgjë s'ka ngjarë...
Rama do shtojë pagesat
Dhe çdo gjë do t'i shkojë mbarë
Kanabisi i bekuar prodhon flori..
Blen deputetë e qeveri..
Pas pak ditësh do dalë vetë PE
Të shpjegojë që nuk ka 15 kushte
Por vetëm theksim të ç'është parathënë
Paraja ka vlerë vetëm kur është dhënë..

krasasi tp19/06/2020 19:36

Kanë ngjarë pa tregohen.Dikur,diku ,krushqit u nisën për të marë nusen. Rruga ishte e largët dhe gjatë pushimit hëngrën e pinë dhe seç u kujtuan për ca hatërmbetje të hershme. U zunë, u vranë dhe u kthyen ata që ngelën nër shtëpitë e veta, por tashmë me një hasmëri të re në vllezëri dhe miqësi.Plotësimi i kushteve nuk mund të realizohet vetëm nga mazhoranca. Mazhoranca ka kontribuar që kushtet të rriten, nëse kanë qenë psh 12, janë bër 15. Ashtu sikurse një sërë kushtesh , kërkojnë një vullnet të fortë politk nga gjithë spektri politik Kur një makinë del nga rruga dhe dikush ta vë kavon të nxjerr në xhade dhe kur konstaton që njerëzit janë shëndosh e mirë dhe makina nuk ka pësuar dëme serioze dhe mund ta vazhdoi udhëtimin, e para gjë që të vjenë në mënd është të ikësh pa ardhur policia. Bini në një mëndje z.Berisha pë çeljen e negociatave dhe kontriboni të gjithë, duke lënë mënjanë llogaritë elektorale dhe ndasitë. Mazhoranca është në 'rregull'. Segmentin rrugor Vlorë-Orikum e realizon për 70. milion Euro, e çi duhet integrimi në BE. Europianët thonë që ne këtë segment e ndërtojmë për 8 milion Euro. Mora vetëm një shëmbull. Kur ngordh Luani mbreti i pyllit bëhet Tigri. Integrimi në BE na kthen nga një shtet dhe shoqëri ku mbizotërojnë 'rregullat e pyllit' në një shoqëri vlerash dhe rregullash . Ujdia ndër partiake dhe politike për tu pajtuar dhe bashkëpunuar për këtë kapëxim epokal, është i domosdoshëm. Brezat do ju jenë mirë njohës. Celja e negociatave është edhe një shansë i madh për të djathtën shqiptare për të ardhur në pushtet , me forcat e veta e jo si një ujdi pazari.

Shto koment

Denonco