Ato që shqiptarët nuk i thonë dot për  ‘27 qershor 2020’

Ato që shqiptarët nuk i thonë dot për ‘27 qershor 2020’

Nga Andi Bejtja - 18/06/2020

Pak ditë na ndajnë nga 27 Qershori 2020, kur Beogradi dhe Prishtina do të ulen në Shtëpinë e Bardhë, në prani të Ambasadorit Grenell dhe Presidentit Donald Trump, për të arritur një marrëveshje të përfolur, për të cilën askush nuk jep detaje, askush nga klasa politike si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, o nuk di asgjë o bën sikur nuk di.

Dhe në këtë situatë të gjithë shqiptarët, kudo ku ndodhen janë të mpirë.  Askush nuk është i qetë, edhe pse Presidenti Thaçi është shprehur së fundmi disa herë se nuk do të ketë ndarje apo korrigjim kufijsh, edhe pse vetë Grenell tha se do të flitet për ekonomi dhe nëse palët nuk arrijnë dakordësinë mund rikthehen prapë te ‘status quo’.

Por, askush nuk mund të qetësojë askënd kur po shkohet në një marrëveshje jo si rezultat i një dialogu të bazuar në paritet, me zero transparencë dhe për më tepër pa praninë e BE. BE di për këtë marrëveshje vetëm një javë përpara se të fillojnë bisedimet, hiç më pak e hiç më shumë se një gazetar sporti në një televizion lokal në Kosovë apo Shqipëri.

Amerika ka hije të rëndë për shqiptarët, jo pak prej tyre sidomos në Kosovë e thërrasin dhe ‘Nënë’ apo ‘Babë’. Ka prapë nga ata që dhe në këto ditë të mjegullta citojnë atë thënien e famshme kur Amerika shpëtoi ekzistencën e shtetit shqiptar ‘Mbahu nëno mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë’, etj, etj., si këto, po pak ditë përpara se palët të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë, duhet t’ua themi shqiptarëve disa të vërteta të cilat ata as nuk guxojnë ti mendojnë.

Së pari dhe mbi të gjitha, pavarësisht dyshimeve të forta për nga mënyra, mungesa e transparencës dhe shumë faktorë të tjerë negativë, ndër to dhe rrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit në kohë pandemie, (i cili pranoi t’i ‘japë dorën Grenell, por jo të shtrihet në këmbët e tij’): pra duke i harruar në një moment të gjitha këto, duhet të mos harrojmë e mos ta themi, se po shkohet për një marrëveshje, jo në prani të të një personaliteti demokratik si Ahtisari, por në prani të Donald Trump, që jo vetëm mishëron një filozofi të caktuar, por më shumë në politikën e jashtme vepron si biznesmen, sesi politikan.

Jo më larg se para disa ditësh, ai u shpreh se nuk do të dërgojë më ushtrinë për të zgjidhur problemet në vende të tjera dhe këtu hapini sytë mirë: nuk do të përfshihet më në eksperimente për të krijuar shtete të reja që nuk janë në gjendje të qëndrojnë në këmbë me forcat e veta.

Dhe jo më larg se dje ish njeriu i tij i afërt, Jonh Bolton, si shumë njerëz të tjerë të afërt të tij që po kundërshtojnë sjelljen dhe vendimet e tij aspak demokratike, në librin e fundit të sapo botuar flet dhe për favorizime konkrete, direkte dhe jo ligjore nga ana e Trump të diktatorëve të ndryshëm në botë.

Nga ana tjetër ky është dhe momenti më i disfavorshëm për shqiptarët. Nuk e mohon dot askush që serbët janë në supremaci lobuese aktualisht, kanë zhbërë shumë njohje të Kosovës, ashtu sikurse laj thaj shqiptarëve u ka mbetur vetëm një njeri në kongres si Eliot Engel, shqetësimet e të cilit të shprehura dhe në letra për Kosovën, nuk marrin as përgjigje.

Edhe ndërmjetësimi dhe prania e Grenell për shqiptarët shkon në këtë trajektore. Ai në Berlin është përshkruar vazhdimisht nga shtypi si një diplomat kontroversial, dhe diplomatikisht i izoluar nga kolegët europianë. Shumica e politikanëve gjermanë i kanë evituar kontaktet me të për shkak se e ka identifikuar gjithmonë veten me të djathtën ekstreme. Mjafton të kujtosh si rrëzoi qeverinë Kurti në kohë pandemie, për të kuptuar se çfarë lloj respekti ka për Kosovën si shtet.

Është fare e qartë për këdo se Prishtina po shkon e pabarabartë me Beogradin në Uashington. Dhe Serbia është aq e favorizuar sa dhe në një analizë të fundit të gazetës The Guardian, nënvizohet frika e Rusisë, që Serbia do të përfitojë aq shumë nga kjo marrëveshje e beftë, sa që mund t’i kthejë kurrizin dhe Moskës.

Nuk dua të bëj profetin për ‘27 Qershor 2020’, po nga të gjitha këto fakte dhe elementë që rendita më sipër vetëm një varg i poetit tonë të dashur Xhevahir Spahiu më vjen hë për hë në mënd:

Nëse më pyet:

Si qe ky vit që shkoi?

Të përgjigjem: I zi.

Ky vit që vjen

O Zot se s’të besoj

Në mos i bardhë

Të paktën qoftë gri.

© SYRI.net

Lexo edhe

Tags

Komentet

Tani22/06/2020 09:58

USA dhe Presidenti Trump, nuk do e lere ne balte Kosoven trime, kreshnike e fisnike, mbajeni mend qe kosova do dalin e fituar me kufinj me shume se ka sot, gjithashtu do jete me krenare ne arenen nderkombetare. Oj Kosove e dashur, mos ke frige se je ne dore te zotit. Te uroj suksese o nena kosove. Respekte nga Shqiperia. Lavdi djemve tu.

Selman Dervishi-Mani,USA.poet19/06/2020 19:28

KOHË DIFERENCIMESH PAS DEMOSTRATA MASIVE O, MË REVOLUCIOANRE,TË 1981.
DIKUND NË NJË KOMUNE DRENICË,NJËRI ISH SHPIUN I UDB-ËS SERBO JUGOSLAVE,
KISHTE DALUR NË PENSION;KOMANDANTI I POLOCISË KISHTE VREJTUR O,GADI PËR
ÇDO MËNGJES,NJË PLAKUQ,SI SKARRUQ;QË VINTE NË STACIONIN E POLICISË O,PËR
SHPIUNAZHË,QË I KISHTE MBETUR VES,NGA KOHA KRYEKRIMINELË GJAKPIRËSE,MË
ANTISHPITARE RANKOVIÇIT DHE MILLOSHEVIÇIT;DHE,NJË DITË KOMANDANTI I STACI-
ONIT TË POLICISË,URDHËRON PORTEIRËT E STACIONIT;AI PLAKU PENZOINER,QË PO
VIE GADI ÇDO DITË NË STACION;TREGONI SE PO TË THËRRET KOMANDANTI,PËR NJË
BISEDË ZYRTARE:AI PLAKARUÇI,SKARRATRUQI,SHKON TE KOMANDANTI S'I QEFUAR;
DHE,KOMANDANTI PO E PYET:ÇKA PO VIE GADI ÇDO MËMGJES TI NË STACION TONË?
A NUK KE DALË NË PENZION,A PO MERR EDHE NJË RROGË,PËR BASHKËPUNIM;DHE,
KUSH PO TË PAGUAN,PËR KËSO,PËSO INFORMACIONE?!"AI,PËRGJEGJEJ:JO O ZOTRI
KOMANDANT;KAM PUNUAR SI INFORAMATOR GJATË TERË JETËS,TANI M'KA MBETUR
VES,DHE STRES;QË ÇDO DITË TA VIZITOJË SATCIONIN E POLICISË;DHE,T'U TREGOJË
PËR GJENDJEN NË RAJONI TONË?!"KOMANDANTI:SHIQO TI PLAKUQ-SKARRUQ,SHKO
TEK SHTËPIA,NËSE NE,TË FTOJMË PËR NDONJË IFROMACION,NE TA SIGUROJMË ME
MEDITJE DHE ME GJITHA BENIFITJE;PA SHIQO,PËRÇKA I KEMI CAKTUAR,ÇDO FSHATI
NGA DY POLICË,PËR TË MBAJTUR RENDIN DHE TRENDIN;SI EDHE,PËR INFOMACIONE
ME ZYRËTARE;DHE MË HYRËMBARE;PRANDAJ,EDHE NJË HERË VIE NË STACION TEK
POLICISË,KAM ME TË I THYER TERË KËTA ASHTA,RRASHTA PLEQERISË,DREQERISË!"
MANI,USA.

Osumi19/06/2020 12:50

Plotesisht dakort me komentin e te nderuarit "shqiptar". Sado analiste te zote te kemi smund te japin definicione. Aq me teper kur behet fjale per SHBA, kampionin e demokracise. Pas Zotit i kudondodhur vjen AMERIKA. Besim vetem tek Ajo dhe tek askush tjeter nga nderkombetaret.

shqiptar19/06/2020 10:14

Nga ky shkrim i Bejtjes, më tërheq vëmendjen që ai si shembull të kundërshtisë ndaj Trumpit, përmend librin anzi Trump të Boltonit.
Më kujtohet se majtistët shqiptarë, për të vetmen gjë që përgëzuan Trumpin , qe largimi i Boltonit që konsiderohet si antishqiptar e pro serb i hapur.
Tani i referohen Boltonit për të sulmuar Trump ??????????????????
I mirëkuptoj disa gazetarë shqiptarë që e shohin me neveri servilizmin e Ramës ndaj Trump, por le të na thotë ndonjë prej tyre se a e ka parë ndonjëherë ndokush presidentin Trump që makari tja vart dy metroshit tonë duke i "dhuruar" qoftë edhe një buzëqeshje ndonëse puna e ka sjellë që në takime nërkombëtare , Ramziu është ndodhur afër atij ?
Është hera e parë që presidenti Trump do të ketë përballë presidentin serb e presidentin e Kosovës.
Nëse "i del filxhani i parashikimit" Bejtjes , që Trump do të favorizojë Serbine, do tju bëja thirrje shqiptarëve që të votojnë si kryetar të partisë social-demokrate shqiptare, në vënd të Skënder Gjinushit, Andi Bejten.

krasasi tp18/06/2020 19:01

27. Qershor 2020.
z.Trump:
President Thaçi ,a jeni ju dakord për ndryshim kufijsh si kompromis për njohjen e Kosovës nga Serbia?.
Presidenti Thaçi:
Jo z.President.
z.Trump: A jeni ju President Vuçiç , për tu integruar Serbia në BE?.
Presidenti Vuçiç: Si urdhëron z.President.
z.Trump: të tjerat i dini vetë. Për problemet e brendëshme ,lexoni leksionin e fundit që vjen nga politika shqiptare. Kalofshi disa ditë të këndëshme në Uashington. Mirupafshim.

N18/06/2020 16:50

O and netflix-i qe medemek po i thua ti ato qe nuk i thoka dot poplli. Hajdeee, me shume e vrave shpresen

N18/06/2020 16:48

Pse mo andi ti kape edhe goxha pune kete vit, pse ankohesh ? Sa per te tjerat, te mungojne dy gjera te vogla qe si ke llogaritur, ose si ke pare se jane shume te vogla...por me shume rendesi. Te majtet keto gjera i kane veshtire ti shohin. Prandaj edhe rama ben pall ariu.

Shto koment

Denonco