Krimi në avantazh, policia ka dalë jashtë kontekstit

Krimi në avantazh, policia ka dalë jashtë kontekstit

Nga Artan Cena - 31/05/2020

Do të ishte mesi i vitit 2007, kur Policia e Shtetit do të organizohej me një ligj të ri dhe bashkëkohor. Do të ishte pikërisht ky vit, kur policia më në fund do të konsiderohej një organizatë autonome dhe e ndarë nga Ministria e Brendshme.

Deri në këtë kohë, varësia ndaj ministrisë ishte e madhe, por me ligjin e vitit 2007, Policia e Shtetit do të konsiderohej një organizatë e veçantë nga ministria dhe do të kishte një autonomi mjaft të madhe.

Pikërisht me ligjin e ri të Policisë së Shtetit dhe autonominë e fituar, kishte nisur ndarja nga pushteti.

Edhe vetë oficerët e policisë me ligjin e ri ndiheshin më të lirë në punën e tyre. Tani më edhe drejtuesi i Policisë së Shtetit do të kishte autonomi të plotë në emërimet e drejtuesve dhe strukturave.

Puna e policisë do të fillonte të ndihej shumë gjatë kësaj periudhe dhe do të vazhdonte të ishte autonome deri në vitin 2014.

Me ardhjen e PS-së në pushtet dhe emërimin e Saimir Tahirit ministër, policia filloi të shkatërrohej me rregulla. Shpejt e shpejt socialistët krijuan një ligj që do të sillte pikërisht atë që donin: varësinë politike të policisë.

Menjëherë nisi rikthimi i kuadrove të vjetra në polici, largimin e atyre që kishin vite që po punonin dhe filloi propaganda, si arma më e fortë socialiste. Tani më në krye të policisë nuk do të kishte një drejtor që drejtonte punët, por vetë ministri jepte urdhrat, ndërsa largimet dhe emërimet duhej të kalonin pikërisht nga dhoma e vetë ministrit.

Nisi shkatërrimi i strukturave të terrenit, agjentët u shkarkuan, e gjithë strategjia që kishte funksionuar më së miri deri në atë kohë, u shkatërrua pikërisht për të shkatërruar të gjithë policinë.

Efektet e para të policisë politike u dalluan që në mbjelljen masive të kanabisit në vend, lidhjeve polici-krim, vendosjes së drejtuesve të policisë në dispozicion të politikës, presioneve të vazhdueshme dhe në fund vjedhjes së votave.

Kur Saimir Tahiri u shkarkua nga ministër i Brendshëm për lidhje e tij me Habilajt, ishin pikërisht forcat e Policisë së Tiranës, që i dedikuan edhe një këngë dhe parrulla. Dukej që policia si strukturë autonome kishte marrë fund dhe ishte rikthyer policia politike. Me ardhjen e Fatmir Xhafajt ministër, vazhdoi lidhja e policisë me qeverinë dhe u forcua sidomos me vendosjen e Ardi Veliut drejtor policie.

Edhe pse i shkolluar në Turqi për ushtarak, Ardi Veliu nuk plotësonte asnjë kusht për të qenë në krye të Policisë së Shtetit. Por kur në dorë i merr punët politika, atëherë gjithçka është e realizueshme.

Por ndërsa kishte mbetur ndopak polici brenda Policisë së Shtetit, kjo pakicë u shkatërrua me emërimin e Sandër Lleshit ministër.

Duke qenë në krye të ministrisë, ai e përdori policinë vetëm për sulme politike. Pikërisht këtu u vu re edhe fakti që policia nuk po u përmbahej më detyrave të saj, atë të luftës ndaj krimit, por po përdorej për luftë politike.

Mbahen mend shumë mirë, sulmet ndaj opozitës, gazi lotsjellës ndaj qytetarëve të Tiranës. Përdorimi i policisë si kamxhik ndaj qytetarëve që dalin kundër pushtetit.

Policia u përdor për të ndërhyrë dhe shkatërruar shtëpi, u përdor për të nxjerrë në mes të natës njerëzit nga banesat e tyre, si mashë e kryebashkiakut Erion Veliaj.

E në sulmet e tjera, duke ardhur deri në kohërat e tanishme të dhunës ndaj protestuesve të Teatrit, këtë herë për llogari të Ramës dhe oligarkëve të tij.

Dhe faktin se policia e ka humbur të gjithë kuptimin e saj si një strukturë që siguron rendin, e tregoi vetë Ardi Veliu, kur na tregoi videon e nënës së djalit të dhunuar nga 4 policë. Kur vetë drejtori i policisë nuk e ka mendjen të luftojë krimin, por të rrëmojë nëpër rrjetet sociale, atëherë këtë institucion e ka marrë lumi.

Dhe vetë Veliu na tregoi pikërisht gjendjen ku ndodhet policia. Në një reagim për sjelljen, Veliu na tha se fjala e tij ishte nxjerrë jashtë kontekstit.

Në fakt po ta shikosh pak më hollë është policia që është nxjerrë jashtë kontekstit të punës së saj, kur shikohet se krimi ka marrë revanshin dhe nuk po di të ndalet, ndërsa policia e ka mendjen të kontrollojë rrjetet sociale për të gjetur prova inkriminuese për kundërshtarët e pushtetit.

E këtë e vërtetojnë edhe më shumë ngjarjet e fundit kriminale dhe pritet të vërtetohet, kur ndërkombëtarët të na tregojë se sërish Shqipëria është mbushur sivjet me kanabis.

‘Bravo çunat’, po bëhen gati për korrjet e reja dhe po presin zgjedhjet e ardhshme për të treguar sërish besnikërinë politike të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari31/05/2020 15:05

SHQIPERIA ESHTE RIKTHYER NE FILLIMET E VITEVE 1990!!!
POLICIA E LLESHT DHE ARDI DAULLVELIUT SOT TE RREH, TE OFENDON, TE HELMON ME GAZ, NDERSA DJE POLICIA E GRAMOZ RUCIT VRAU 4 TE RINJ NE MES TE SHKODRES QE PROTESTON PA ARME, PA GURE, PA DRURE, POR VETEM ME FLAMUJT KOMBETAR DHE KERKONIN LIRINE DHE DEMOKRACINE E MUNGUAR. SOT PER IRONI DHE INJORIM TE GJAKUT TE ATYRE DJEMVE, GRAMOZ RUCI, KRYEPOLICI I FUNDIT I REGJIMIT TE DIKTATURES KOMUNISTE, ESHTE KRYEPARLAMENTARI I PARLAMENTIT DEMOKRATIK!!!! O ZOT! CFARE SHQIPERIE!!!
EDHE BE KA MARRE FUND!!! NUK KA ME PIKEN E AUTORITETIT NE VENDET E BALLKANIT!! SOT EDHE EDVIN KRISTAQ RAMA, SPIROPALE DHE TAULANT BALLA TALLEN ME PERSONALITET E BE E OSBE DHE U NXJERRIN GJUHEN, PASI ATA TANI JANE RROGETARET E TYRE!!!
CDO VEND I BOTES, SIDOMOS VENDET E BE, KANE NEVOJE PER RESTART!!!
BE DUHET TE SHPERBEHET URGJENTISHT PASI NUK FUNKSIONON ME DHE NUK ESHTE ME ASPIRATE DEMOKRATIKE DHE EKONOMIKE SIC KA QENE NE FILLIMET E SAJ DHE DERI NE 1990!!! BE ESHTE LARGUAR 70% NGA PARIMET MBI TE CILAT U KRIJUA!! JANE ANTARESUAR VENDE PA DEMOKRACI APO ME GJYSEM DEMOKRACI, SHTETE ME NIVELE EKONOMIKE SHUME LARG NIVELIT TE BE, SHTETE AUTORITARE DHE DERI ME REGJIME MONISTO-KUMUNISTE-TOTALITARISTE, KU VENDET TIPIKE JANE SHQIPERIA DHE SERBIA!!!
VENDET E BE KANE NEVOJE PER NJE SELF-ASSESSMENT!!!
BE NUK ESHTE ME NJE ASPIRATE DHE OBJEKTIV PER VENDET ISH-KOMUNISTE!!!
MISIONARET E BE DHE OSBE PO I SHERBEJNE REGJIMEVE, QEVERIVE TE KORRUPTUARA DHE JO ME ASPIRATEVE DEMOKRATIKE TE POPULLIT!!!
MISIONARET DHE AMBASADORET E BE, SHBA DHE OSBE JANE BERE MJAFT TE KORRUPTUAR DHE SHUME QESHARAKE DHE PA PIKEN E AUTORITETIT NE SYTE E POPULLIT. ATA SOT POPULLI I SHIKON VETEM SI BASHKEPUNETORE, AVOKATE DHE ORTAKE TE QEVERIVE TE KORRUPTUARA!!!
BE ESHTE THJESHT NJE ENDERR NE DIELL!!!

Shto koment

Denonco