Eksperimentet e Ramës si provë për diktaturën e re

Eksperimentet e Ramës si provë për diktaturën e re

Nga Nga Namir Lapardhaja - 25/05/2020

Kushdo që nuk e kishte besuar deri këtë të diel kohën e provës së Kryeministrit Rama me durimin e shqiptarëve ndaj çdo mase kufizuese, në emër të pandemisë, tashmë nuk duhet të ketë asnjë dilemë. Lajmi i tij për të vijuar edhe pas verës kufizimet, ndërkohë që askush nuk e di se çfarë do të ndodhë, janë vazhdim i talljes së hapur publike me ta, tashmë pa asnjë frikë se do të ketë revoltë.

Këtë mungesë vetëdijeje, këtë mpirje të shoqërisë, ai e vulosi fundjavën e shkuar kur prishi godinën e Teatrit Kombëtar, ndërkohë që njerëzit i kërkonin llogari Lulzim Bashës se përse nuk e ndaloi. A thua se Basha dhe Rama ishin me polici dhe struktura të barabarta shtetërore dhe kreu i PD-së u tregua i pavendosur! Kjo është një tjetër histori, që ndodh rëndom me manipulimin që bëjnë të gjithë autoritaristët, ku i gjithë debati fokusohet te kundërshtari. Madje, edhe ata me bindje të majtë, u justifikuan që nuk shkuan në protestë se “ishin ata të PD-së”. Pra, pranojnë të dhunohen, të përdoren, të jenë në një diktaturë të re, ku do i përcaktohet se ku do të dalë, kur do përdorë makinën, apo se cilët miq do të duhet të takojë, pasi nuk i besojnë liderit të opozitës.

Ky lloj paradoksi është pikërisht ai që i duhet Ramës për të vijuar provat e tij eksperimentale të talljes me shqiptarët. Sikur të jetë një kryevirolog, shpall masat pesë muaj përpara. Ai është njëkohësisht edhe një frikacak. E tregoi mëngjesin e faljes së Bajramit nga muslimanët, që, edhe pse i kishte ndaluar të dilnin nga shtëpitë, ata e sfiduan. Pra, kur njerëzit bashkohen, atëherë Rama nuk del dot nga furriku i Surrelit. Dhe si një frikacak, që nuk e pranon se u frikësua, del në mbrëmje dhe, ashtu, i zemëruar nga sfida e besimtarëve, shpall ndalesa dhe eksperimente sociale për muajt në vazhdim.

Pas këtyre paralajmërimeve, mosreagimi ndaj Ramës është vetëm një justifikim më shumë që anon nga perversiteti. Kush mendon se e bënë këtë se nuk është me opozitën, është thjesht një njeri që kërkon t’i fshihet së vërtetës. Kjo do ndodhë edhe për pak kohë.

Historia e diktaturave ka treguar se, gjetja e grupeve armiqësore, e grupeve kundërshtuese, është narrativa e domosdoshme për të vijuar. E nëse deri më tani e ka gjetur këtë narrativë vetëm te Lulzim Basha, nga tetori do nisë ta kërkojë kudo. Sepse mbajtja e një pushteti të tillë nuk bëhet vetëm me ndëshkimin e fajtorëve dhe të kundërshtarëve. Një pushtet i tillë ka nevojë të ndëshkojë, më shumë se gjithçka, të pafajshmit.

Ndëshkimi i njerëzve të zakonshëm është qëllimi i pushtetit të diktaturave dhe autokracive, pasi kështu ata mbajnë gjithnjë nën fre bashkimin e shumicës së qytetarëve, duke i bërë të besojnë se nuk kemi nevojë për asnjë ndryshim. Edi Rama nuk ka nevojë më për asgjë më shumë. Nuk ka nevojë të na saktësojë listën e rrugëve që duhet të ecim, të njerëzve që duhet të takojmë, numrin e miqve që duhet të kemi, të fëmijëve që duhet të bëjmë. Mjaftojnë këto eksperimente sociale dhe ai është gati të vendosë vetë llojin e qeverisjes. Sepse shumica është munduar të gjejë një justifikim, duke besuar në mënyrë naive te një njeri që as nuk do t’ia dijë për liritë apo për pronën e individëve.

Projekti ka nisur me eliminimin e gjykatave. Tashmë edhe institucioni i hetimit, duke qenë se ka në krye një ish-prokuror të kohës së diktaturës, duket se e ka të lehtë të nisë llojin e ri të hetimit për agjitacion-propagandë.

Edi Rama nuk largohet nga idetë e tij për t’i marrë shqiptarëve çdo lloj lirie nga revoltat e facebook-ut. Edi Rama ka nevojë që shqiptarët të zgjohen e të kuptojnë se çdo ditë po humbin nga liria e tyre dhe se historia e diktaturës nuk është më aq larg. Natyrisht, ëndrra e tij është që qeveria të furnizojë shqiptarët me nga një qese me bukë dhe të mos vdesin urie. Këtë po, ka shumë gjasa që ta bëjë. Dhe mund të ndodhë, nëse do vijojmë me justifikimet se “PD nuk është e fortë”, se “Fajin e ka Basha”, se “Hija e Berishës është aty”.

As shpresat se ndërkombëtarët do e zgjojnë këtë popull nuk vlejnë, pas këtu ishte Enver Hoxha për 45 vite duke e dhunuar në çdo aspekt.

Ne rrezikojmë të mos ia dimë vërtet të keqen asaj kohe, sepse në këto tridhejtë vite nuk e lexuam kurrë si duhet, duke e lënë të shkuarën të na zërë sytë, e të kthehet si nostalgji.

© SYRI.net

Lexo edhe

Tags

Komentet

Skrapari25/05/2020 20:11

Per ju komentuesit qe deshironi nje force politike te re. Ju rekomandoj ta beni nje gje te tille dhe te shohim sa u vlen lekura. Keto jane brockulla qe kane synim konsolidimin e regjimit kriminal te Edvin Taq Sum.....Mbeshtetja e tyre per kete regjim nga njerez te tille eshte e kuptueshme per cdo njeri normal por per pjesen idiote te ketij mileti kjo lloj propagande ze vend dhe i bejne sherbimin me te keq vendit, duke barazuar vlerat. E kuptoni cdo te thote te barazosh PD partine qe solli lirine me PKSH, PP, PS, Ridhjerjen e Edvin Kellires qe ne total e ka shkerdhyer kete milet per 70 vjet? Te gjithe keta lloj komentuesish nese u ka mbetur sado pak inteligjence duhet te ndihen te turperuar dhe te pakten te heshtin.

imi25/05/2020 14:54

Pse ja vejne fajin Bashes; ka nje perse o miku Lapardhaja sepse Basha beri disa protesta te ngordhura veren qe shkoi (pas gjummit te drejkes) nga ora 17 deri ne oren 20: Nese nuk eshte tallje kjo dhe humbje e besimit na thuaj ti ç'eshte, e pse Shiptaret nuk e besojne me! Nese per kete nuk je bindur, o nuk don o nuk kupton! Pra siç ka theksuar edhe nje tjeter komentues me lart;; Basha dhe gjithe politika shqitare eshte e ka treguar antishqiptarizem, e ne tradheti, ka zhgenjyer te gjithe., Jo vetm elektoratin e djethte por edhe te majtet e ndreshem ! Duhet te formohet nje parti tjeter me moral, me dashuri per vendin e per popullin, siç bejne gjithe partite e tjer te djathta neper evrope! Ai llulli nuk eshte treguar asnjehere ne nivelin liderit te se djathtes! Shpresen e mbyti llulli me kusisjet e vazhdueshme prapa gardhit, e asgje tjeter, me gjithe partiçkat e tjera te opoziçkes!

Beratasi25/05/2020 12:48

? Si mike e shoke, do i sygjeroja Namirit edhe gjithe rinise se ndershme shqiptare, distancim radikal nga kjo elite politike dhe perpjekje per ngritjen e nje force te re.

Rekja per nençmim ndaj Rames dhe glorifikimi i opozites si mundesia e vetme per dalje nga ku batak, eshte nje cikel i pa besueshem tashme... madje po na humbe edhe ne rininë, siç u humbi prinderve tane nen komunizem...

Deshira dhe endra e shume te rinjve nen 35 apo 40 vjeçar... Eshte SHPORRJA E KËSAJ KASTE POLITIKE... E CILA E RROPI SHQIPERINE DHE KA VRARE SHPRESEN...

Kete rrevolte besoj qe e ka edhe Namiri, pasi eshte ne natyrshmerin e te rinjve te ndershem...

???????? Se di, por edhe pse e pa mundur apo idiote te duket... Duhet guxuar te ngrihet nje Parti E RE me intelektual dhe dashamires te rinj te Shqiparise...

Shqiptari25/05/2020 12:30

O z. Lapardhaja!
EKSPERIMENTET E RAMES NUK JANE PROVE PER DIKTATUREN E RE, POR PO TREGOJNE SE SA POPULL I MBARUAR DHE PULA TE TREMBURA JANE SHQIPTARET!!! PO TREGON SE VETE POPULLI SHQIPTAR E DO DIKTATUREN, E ADHURON, PA DIKTATURE NUK JETON DOT!!! PO TREGON SE JEMI POPULLI ME I NENSHTRUAR, PA DINJITET DHE ME EGOIST NE BOTE!!! KJO TREGON SE SHQIPTARIA KA VDEKUR QYSH NE 2013!!! SOT SHQIPTARET PROTESTOJNE DHE NGREJNE KRYE VETEM ME ARTIKUJ NEPER GAZETA, NEPER PORTALE, NE TWITER DHE NE FB!!!
NIVELI KULTUROR, ARSIMOR, NJEREZOR DHE INTELEKTUAL I SHQIPTAREVE PO SHKON DREJT ZEROS!!! INJORANCA PO SHKON DREJT RRITJES! SKLLAVERIMI, VETEIZOLIMI, NENSHTRIMI DHE FRIKA JANE TREGUES TE NIVELIT NE RRITJE TE INJORANCES!!
ESHTE GALLATE FARE ME SHQIPTARET!!! TE GJITHE NEPER KOMENTE SHKRUAJNE: SI NUK DOLI NJE, DY APO TRE SHQIPTARE QE T'IA NUMEROJNE NE LULE TE BALLIT KETIJ SATRAPIT TE SURRELIT!!!!??? TE GJITHE PRESIN QE SATRAPIN E SURRELIT T'UA VRASE ZOTI, T'UA RREZOJE NGA PUSHTETI SHBA, BE, MERKEL APO NDONJE FORCE E MBINATYRSHME!!!!

Saimir25/05/2020 11:08

Ktij don kishoti ja nxorri kallajin siç e vetquan ky I smure psiqik analfabet funksional, pandemic apo lifts.
Si popull me njohuri minimal apo edhe me shum Halle kur shohim mender me than si po e menaxhon pandemic, Mendoza ca ka ba tash 7 vjet me ekonomine e me partine.

Antirilindas25/05/2020 09:31

Çoja si letër Lul Bashës, se edvini tallet e eksperimenton me ne , por basha është ndihmësi nr 1 i tij.

Shto koment

Denonco