Mjaft me histerizma, shihni teatrin te Pallati i Kongreseve

Mjaft me histerizma, shihni teatrin te Pallati i Kongreseve

Nga Artan Fuga - 19/05/2020

Nëse opozita nuk emancipon programin politik për vetëadministrimin e institucioneve kulturore, artistike, mediatike publike, (teatri, opera, ansambli, radiotelevizioni, muzetë, institucionet shkencore, universitetet, INSTAT, etj.) duke parashikuar depolitizimin e plotë të tyre, pra duke bërë edhe autokritikën e vet të thellë, -edhe rezistenca për teatrin tashmë të shembur, do të shkojë për lesh sikurse shkoi!

Politika do të emancipohet kur të heqi dorë nga kontrolli politik i institucioneve dhe agjencive të krijimit shkencor, kulturor dhe artistik!

Përndryshe ta harrojë se universitarët, studentët, krijuesit, artistët do t'a mbështesin!

Madje do të shkojë për lesh edhe inteligjencia krijuese artistike duke mbushur radhët e të papunëve, të pijetoreve, ose të emigrantëve.

Ca duhet të lënë patetizmat uluritëse, autizmin, vetëlegjitimimin, u duket se janë mesi dhe vetëm ata janë heronjtë, duke e lënë rehat procesin e emancipimit politik, ose të kontribuojnë si ushtarë modestë për të!

Teatri u shemb. Krimi u bë. Rezistenca fatkeqësisht dështoi. Tani luftra dhe beteja emancipuese ka nevojë të ndërmerren.

Mjaft me kundrasense, edhe do e mbrojmë trup më trup e gjak më gjak teatrin, edhe pse na ushtruan dhunë! Pse na rrahët reeeeee?

Dhunë sepse jemi pa të drejta qytetare, se nuk kemi shtet ligjor, sepse nuk kemi legjitimitet si qytetarë pa status juridike. Pa këto do të na rrahin e do të na shkepin madje! Do të na kërdisin!

Çfarë ekspertësh doni! Pse pak ekspertë shërbëtorë ka? Çfarë gjykate kushtetuese doni? Gjykata kushtetuese është me shumicë nga partia në pushtet! Çfarë kërkoni nga populli, të bëhet guerrilas profesionist??? Lëreni mo qytetarin rehat. Ai reziston mijëra herë më mirë sesa ne në format e tij, por ne na duket se rezistenca jemi ne, sikurse i duket atij të Madhit se shteti është Ai! Çfarë simetrie e çmendur! Vajte ti te minatorët, po te studentët, po te naftëtarët, po te pedagogët, po te astiriasit - veçse për të larë gojën -, çfarë legjitimiteti kemi më shumë ne sesa ata që nënshkruan peticionin e qelbur të shkatërrimit të teatrit - dhe tani thonë se nuk e kemi nënshkruar - (shërbëtorë të ndyrë të selinizuar).
Mjaft me rezistencat trup më trup rrugëve që mbarojnë si shashka!

Shihni teatrin te Pallati i Kongreseve për të kuptuar se themelet e kulturës dhe artit të çliruar nga politika nuk mund të ngrihen nëse populli nuk ka të drejtë të zgjedhë përfaqësuesit e vet!

Mjaft me ulurima histerike që na fshehin thelbin ku po humbim gjithçka, po humbim veten.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

tirana20/05/2020 14:55

Mire o z.Rebo !
Por te pakten mos e kishe treguar se kush e ka rradhen tani , sepse kjo pune nuk po ka rradhe ...???!!!
Problemi eshte se fjala " histerizma " kur te shembin Tempullin e Artit Kombetar ku eshte luajtur Shekspiri , Molieri , D.Agolli , K.Spahivogli , etj, etj , ne rastin konkret nuk duhet te perdoret nga nje intelektual i filozofise ; perndryshe hiq kepucet e çorapet e shtrenjta e futu ne kete uje te turbullt per ta pastruar ate bashke me ata qe marrin persiper te mbrojne artin e kulturen shqiptare .

berka20/05/2020 00:23

Sakte , Fuge, vecanerisht pragrafi i fundit "Shihni teatrin te Pallati i Kongreseve për të kuptuar se themelet e kulturës dhe artit të çliruar nga politika nuk mund të ngrihen nëse populli nuk ka të drejtë të zgjedhë përfaqësuesit e vet!

Mjaft me ulurima histerike që na fshehin thelbin ku po humbim gjithçka, po humbim vete'' Nese nuk shporren keta bandite 30 vjecare bataku, aty do ngordhim edhe ne si krimba bataku

Re bo19/05/2020 19:29

Jo mor z tirana jo. Profesori ka te drejte. Perfundimi eshte asgjesimi i teatrit, apo jo? Ne humbem! Pike! Cfare, per shembull do te thote " kalimi i vijes se kuqe"? Cfare ka ndodhur ne keto raste me politikane te ndryshem? Psh Kenedi e kaloi. Edhe Xhinxhic po ashtu. Sepse vijat e kuqe nuk kalohen dhe pike! Por ne nje loje te tille duhen INSTITUCIONE. Ne a kemi? Une mendoj si profesore se ne jemi treguar me shume tifoza se qytetare dhe skuadrat ne loje vec jane tallur me ne. Atehere faji eshte edhe te ne . Te mos harrojme se kemi rreth 2000 vjet qe vetem terhiqemi si ne numer ashtu edhe ne territore. Edhe sa do te vazhdoje kjo pune? A e dini se per t'u punesuar ne administrate duhet te cosh raport mjekesor nga psikiatri? Ndersa ne i japim voten nje te semuri mendor.( Une per vete jo) Si ka mundesi qe raporti nuk duhet per kryeministrin. Sa kohe do te kemi institucione " merre me leng se mishi u mbarua" do te vazhdojme te shkaterrojme jo vetem historine kulturen artin, por edhe fytyren, ndergjegjen vetveten dmth gjithcka qe ka vlere. Vetem per histerine e nje psikopati qe ne e therrasim kryeminister. Keshtu nuk vazhdohet. Mbani mend. Rradhen e ka teatri i kukullave.

tirana19/05/2020 16:09

Nje material amorf me teorine e kritikut qe kurre nuk futet n'uje me i lag kambet e veta , ani pse atij i duket se gjithmone vetem ai djersitet e ka te drejte ....???!!!

Shto koment

Denonco