Po ti ku ishe kur u shemb Teatri?!

Po ti ku ishe kur u shemb Teatri?!

Nga Dritan Laci - 18/05/2020

Jam shume i lodhur dhe i dërrmuar fizikisht por edhe shpirterisht. Me nje kembe të copëtuar që nuk është asgjë para dhimbjes qe kam në zemër.

Sot në mengjes kisha vetëm 30 minuta që isha kthyer në shtëpi pas qendrimit prej disa oresh në Teatrin Kombëtar. Kisha bërë 8 km në këmbë vajtje ardhje për të qenë pranë Teatrit. Do kisha bërë 42 vetëm të kthehesha si maratonamak me lajmin që Teatri nuk u shëmb. Por nuk ishte e thënë të ishte kështu. Ora shenonte 4.00 kur një mesazh ne ëhat’s app ma fshiu gjumin.

Dhe ashtu kam vrapuar si kalë i hazdisur në amok në agun e mengjesit edhe 4 km të tjerë për tu kthyer sërish te Teatri. Por nuk munda ta shoh serish.

Hordhitë barbare ishin sulur sapo kishin parë që kishim levizur nga istikami. Madje pa dalë drita e diellit. Në pabesi. Ashtu siç vepronin dikur baballarët e tyre xhelatë. Natën. Në errësirë. Me arrestime. Me zhdukje. Me pushkatime pa nam e pa nishan. Ishte sikur ta parandjeja. Në bisedat e mia gjatë mbrëmjes e kisha theksuar disa herë që kishte ardhur koha të përplaseshim. Por burrërisht ballë për ballë.

Por ata zgjodhën modelin e baballarëve katile. Tinëzisht. Duke u fshehur si skutha. Fillimisht vinin vërdallë duke provokuar me gjoba. Më pas si e panë që njerëzit u shtuan pas thirrjeve për grumbullim u shpërndanë si hiena për tu grumbulluar më pas në një sulm frontal.

Madje që të bënin të besueshëm se lajmi për shëmbje ishte gjetiu dhe jo te Teatri në orën 23.00 stimuluan shëmbje në një zonë vetëm 500 m më tej aty ku dikur ndodhej Kafe Flora pranë 15 Kateshit. Kush tjetër mund ti bëjë këto makinacione përveçse Sigurimit të Shtetit. Po ne jemi me faj.

Dhe kjo është e verteta. Sepse civilizimi yne si qytetar nuk mund të funksionojë si mendje perverse. Ne nuk mundem ta mbanin zgjuar fanarin tonë sepse ne nuk funksionojmë si mendje talebanësh. Na ndjeni. Shumë nga ju madje sot sulmuat edhe opozitën. Ju mendoni se demokraci është të sulmosh opozitën në ditën që kemi autorin e një krimi.

Opozita ka të metat e saj. Jam kujdesur shumë edhe për natyren time kritike që të jem i rezervuar në qëndrimet e mia ndaj opozitës. Por mbreme Luli ju pengoi të vini te Teatri? Luli ishte aty, bashkë me Gaz Bardhin dhe shumë deputetë të tjerë. Por ju qe rrini zgjuar në rrjetet sociale deri në orët e para të mengjesit me kotësira e keni marrë lajmin për sulmin ndaj Teatrit që në orën 22.00. E pra une nuk ju pashë gjëkundi.

Une mund të kem kritika ndaj Bashës përse ishte ai dhe nuk ishin kryetarët e degët e PD-së në Tiranë. Por juve nuk ju pengoi Luli të vini. Jo, ju nuk donit të vinit. Luli ishte aty deri ne 2.30. Ju nuk ishit. Ndaj turpin mbajeni për vete. Nëse mendoni që historia do ju falë sepse u fshehet poshtë Lulit e keni kot. Ju nuk keni lidhje në historinë.

Historia ju thirri dhe ju u rreshtuat ca me gjumin dhe ca me llumin. Kjo është e verteta e kesaj dite. Dhe pyetja që do ju vrasë gjithmone sa herë t’ju shoh në sy do të jetë;

Po ti ku ishe kur u shemb Teatri?

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

tui19/05/2020 16:01

Shume e drejte thirrja juaj deshperuese! 1-Por besoj se nje nejri nuk mund te mare inisiativen per te ardhur atje kur vete Pd, nuk paska grumbulluar kryetaret e degeve te saja! 2- Me veprimet as mish as peshk te opozites, qe prej ardhjes ne pushte te pushteve, njerezit e kane humbur besimin tek kjo opozite! ( Kujto se asnje proteste nuk egziton po qe se organizatoret nuk jane te vendosur, vendosmeri llulli nuk ka treguar asnjehere) 3- Njerezit jane mbledhur sa here i ka thirrur opozita, por opozita nuk ka qene e vendosur te shkoje deri ne fund gjerave , keshtu njerezit e kane humbur besimin krejtesisht!...Avazi i llullit eshte i njeti.......kritikon hajdutet dhe thote se kur te vij une ne pushtet do ti anulloj te gjitha veprmet antikushtetuese te kesaj haleqeverie! E thote aq shpesh saqe te forcohet bindja se merveshja e 17 majit 2017, doçin ka qene pikereisht kjo; Lerme mua te qeveris, e te vjedh edhe per ty, edhe per kater vjet pastaj te jap pushtetin; e me keto perseritje, duket se i kujton hajdutit se me ke dhene fjalen per te me lene pushtetin, sepse pikerish e ka kuptuar qe i gjalle doçi pushtetin nuk ja le askujt, pra as llullit! Leme rehat mua qe nuk erdha tek teatri sepse llulli nuk ishte as ne protesten qe organizoi meta ne fillim te marsit! Ju i dashur intelektual ( nuk e di se mund te quaj keshtu) mos kujtoni se njerezit nuk i kuptojne dredhite e llullit! Me sulme verbale dhe me denocime ky hajdut nuk iken dhe llulli nuk eshte aq naiv sa te mosee kuptoje kete, por keshtu jane mare vesh ndoshta me dioçin,.. I ka thene ai, ( doçi pra) qe ti me kritko, keshtu qe je ne rregull me pd- dhe me popullin turme qe nuk kupton asgje ! E ne kalerojme mbi varferine e tyre! Shih mik i dashur qe nuk ka gjykate te lare nuk ka gjykate kushtetuse nuk, ka ghykete telarte te apelit!keshtu qe shqiptaret nuk ka kush ti mbroje, aq me pak e llulli e opoziçka e tije! Popull jetim i tradhetuar nga politikucet doçer te dy kraheve!

gazep19/05/2020 13:49

Po mer i dashtun ke shume te drejte por ka nje gje qe nuk shkon ne ate shkrim .Kur thua qe opozita ka gabimet e veta duket sikur e anashkalon ate qe eshte me kryesorja .Opozita me kryetarin e saj ka vite qe sperdridhet me poziten per marreveshje dhe me paturpesine me te madhe thote kam bere gabim .A e kupton ti mor zoteri se cfar pergjegjesije ka ky lider .Ky po ben gati nje dekade qe i lan trurin shqipetareve pe pazaret qe ka bere me poziten deri me sot .Per te mos u zgjatur me shume gati pjesa me e madhe e shqiptareve po e kuptojne se sot se bashku me poziten "opozita ''po ben poziten .Me fal po ate titullin "Ku Ishe Ti " duhet te na e shpjegosh pikerisht ti me shume se kushdo .Populli ka humbur shpresat tek ju dhe kjo eshte humnera qe i keni pregatitur Shqiperise dhe shqiptareve

antidiktature19/05/2020 12:03

Nje pergjigje per artikullshkruesin, kur u shemb teatri po shikoja vijen e kuqe te Bashes qe po behej e gjelber.

antidiktature19/05/2020 12:02

Antirilindas, pushteti merret me gryken e pushkes dhe mbrohet me gryken e pushkes, eshte teori komuniste. Nje pushtet i fituar me dhune do pjelle dhune te jesh i bindur per kete. Sulmi ndaj institucioneve per mua nuk i sherben vendosjes se demokracise dhe kjo eshte e vetmja gje e perbashket me Bashen, por edhe kety ka nje ndryshim. Une e mendoj sepse kam ideale, ndersa Basha vetem e thote se per te menduar mendon ndryshe dhe ideali i tij eshte diku tjeter. Une e urrej diktaturen, ndersa Basha e enderron te jete ai diktatori, ose ne rastin me te mire t'i shitet diktatorit. Fjalimet kunder diktatures qe ka mbajtur Rama dikur kane qene ekselente, veprimet e tij sot si jane? Basha pasi vuri disa vija te kuqe, i nxori te gjitha portokalli. Nuk eshte gjumash Basha jo, nuk eshte as kunder dhunes, por interesi i tij personal e ben te jete i tille. Radikalizimi qe con ne vellavrasje nuk me duket i drejte. Radikalizimi ne mosbindje civile, po. Vazhdoj t'i mbetem kesaj ideje dhe do jem i kesaj ideje deri ne vdekje.

Antidiktatura18/05/2020 20:38

Perfundimisht Basha po e kthen PD-ne nje nga ato organizatat joqeveritare.

Antidiktatura18/05/2020 18:38

Plotesisht dakord me Skraparin. E gjithe opozita, kushdo qe eshte kunder kesaj diktature te rikthyer, te dale dhe ta rrethoje kryeministrine deri sa qeveria te jape doreheqjen. Kjo eshte e vetmja zgjidhje. Ne te kundert Zoti e shpetofte Shqiperine...

krasasi tp18/05/2020 16:35

Unë e vlerësoj dhe ndjehem i keqardhur edhe për Teatrin edhe për mundimin dhe zhgënjimin tuaj z.Laçi. Më mjafton dhe ju besoi që ju ka ardhur mesazhi që do prishet teatri në orën 04.00. Ky mesazh ka qarkulluar kudo. Mirëpo ky mesazh për Ju, vetëm sa tregon se Ju, jeni një militant i PD opozitar me regjimin dhe kjo ju bën nder. Por mendoni se z.Basha dhe znj.Monika nuk e dinin se Teatri do prishej në orën 04.00 dhe ata i kapi gafil qeveria dhe bashkia, se ata(Q-B) në gjithë instrumentat e luftës përdorën befasinë. Jo zotëri.Të gjithë e dinin dhe të gjithë ja kanë bër "varrin" Teatrit bashkarisht. Mazhorancat dhe opozitat e kohës. E kanë delegjimituar me kohë,Janë disa VKM në vite deri sa u krijuan kushtet për rrëzim. E çfarë mund të bënin Artistët sipas meje. Po jap një rast nga përvoja ime. Para Parlamentit në një tavolinë ishte ulur një zonjë A.Lubonja. A e firmos më tha pas përshëndetjeve të rastit, pasi e njifja dhe më njifte, një peticion për kundërshtimin e Vendimeve që jo vetëm vjedhin thesarin shtetit por edhe vazhdojnë ta thellojnë turpin?. Ishte rasti Fullani. Po i thash. Rastësisht të nesërmen po kaloja me bashkëshorten dhe në tavolinë krahas Atankës ishte ulur edhe Basir Collaku. Firmosi edhe bashkëshortja. Do thotë dikush , e çfarë i bët ?. Nuk u pajtuam me atë që në perceptimin tonë ishte grabitje, padrejtësi dhe hedhje hi syve opinionit. As sot nuk e di çu bë me peticionin dhe as çfarë mendon sot Basiri. A nuk do ishte e udhës që komuniteti i artistëve të inicionte një peticion ku qytetarët të shpreheshin se e duan Teatrin,e ndjejnë Teatrin, e se VKM e të gjitha qeverive nuk i mbështesnin, se kishin arsye të dyshonin se pas VKM qëndronin interesa okulte. Ky peticion do arrinte në mos shëmbjen e Teatrit, të paktën nuk do kish sjell përçarjen e Artistëve dhe ndarjen e tyre për së gjalli me njeri tjetrin. Ky peticion qytetar i iniciuar nga Artistët firmosur nga qytetar pamvarësisht bindjeve politike duhet ti drejtohej Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ,me palë qytetarët, kundër VKM që e vendos Teatrin një herë,si të kategorisë së II-të e pa vlerë, një herë si të kategorisë së II-të. e pastaj "me barrë" e në vitin 2018 "pa barrë" si pa vlerë e hajt ta prishim. Vetëm prishja natën si skuth dhe hapja e qytetit pas shëmbjes së Teatrit është një rast që vërteton se COVID-19, ashtu siç kam komentuar qysh në krye të herës në këtë portal, se është një 'fiksacion' dhe një komplot me shtrirje globale, kundër ekonomisë
dhe shëndetit mendor të qytetarëve. Ishte Prokuroria dhe vendimi i Gjykatës që do vendoste nëse ish, apo nëse nuk do ish, të ishte apo mos të ishte, si e ndjente Rama -Basha dhe Velija dhe si e ndjente njerëzia çështjen e Teatrit dhe ështjen e trashëgimnisë kulturore. Ankimi në SPAK është njera nga metodat e sofistikuara që përdor Paria e Tiranës për të vrar me "një gur tre zogj'. Edhe Teatrin ta shembnin edhe Artistet ti përçanin edhe SPAK ta bënin objekt të perceptimit qytetar si një vegël të Ramës. Po pse Presidenti nuk dinte se nuk kishte GJ.K apo pas pilafit kur Teatri të prishej, të dërgonte bashkëshorten, ta qante Teatrin dhe të merte revanshin ndaj PD dhe z.Basha duke e injoruar me thirrjet ik ik. Aleanca për Teatrin dhe Shoqëria Civile, jo ajo e kapura, duhet të kaloj nga kërkesa "pos mortum" për rindërtim të Teatrit siç ishte, me fonde të Europa- Nostra edhe me fonde të qytetarëve edhe nga diaspora , por të avancoi duke paraqitur edhe kërkesa politike, ndaj SPAK-Prokurorisë Pëgjithshme, për mos veprim, apo, sidomos ato që lidhen me sistemin zgjedhor ku Paria e Tiranës , herë varros trashëgimninë kulturore, herë fondet publike herë të drejta të qytetarëve etj etj. Shoqërija Civile - grupacione të tjera që kërkojnë ndryshim dhe progres dhe Aleanca për Teatrin mund të përfaqësoi një polë garues në zgjedhjet e ardhshme. Ku në Parlament edhe Kultura, Arti, Diaspora do kenë përfaqësuesit e tyre të zgjedhur sipas tre kritereve të njohura . Listës mund ti mungoi ndonji nga benjaminët e Parisë që ju kundërvihet shokëve,kolegëve ,kulturës dhe trashëgimnisë, për shkak të një lokali apo hyrje, të marrë apo të premtuar.

Antirilindas18/05/2020 13:36

Për komentuesin me emrin antidiktaturë.

Me të gjitha çfarë ke shkruar për përgjegjësitë e kreut të PD jam dakrd.

Nuk jam dakord vetëm me konceptin e përdorimit të dhunës.

Edhe unë ka bindje të djathta si ti.

I kam shërbyer të djathtës që në 1990, pothuaj gjithmonë për PD.

Edhe ti je si Luli, nuk do përdorimin e dhunës.

Nqs kundërshtari yt politik ndjek rregullat e një lufte politike si në të gjitha vendet normale, është mëkat të përdorësh dhunë për arritjet e qëllimeve tuaja politike.

Por nqs kundërshtari yt politik përdor çdo mjet që i jep pushteti, por të gjitha këto mjete i përdor në mënyrë të paligjshme, është naivitet më e pakta, të shpresosh në arritjen e qëllimeve tua politike.
Edhe në vitet 1943-1944 e djathta shqiptare hezitoi të përdorte të njëjtat metoda të dhunshme si komunistët, dhe e dimë çfarë ndodhi me të djathtën shqiptare.

Prandaj sot, që të mos përsëritet ajo që ndodhi në 1944, e djathta dhe demokracia ka vetëm një rrugë:Dhunën për rrëzimine diktaturës rilindase.

Ju siguroj që çdo rrugë tjetër demokratike për të rrëzuar edvinin nga pushteti do të dështojë, sikur realisht opozita të jetë votuar edhe nga 90% e votuesve.

antidiktature18/05/2020 11:35

Jam dakord qe me teatrin u shemben edhe enderrat e atyre qe me optimizem te pabazuar besonin tek vendosja e nje shteti ligjor. Jam dakord qe pamja e sotme tek teatri eshte fiks si shteti ligjor shqiptar, por dhe ka nje por te madhe, mos iu kerko te tjereve te bejne liderin opozitar. I nderuar zoteri, e konsideroj veten ne opozite me cdo qeveri sepse duke qene i djathte, jam fanatik per lirine dhe per ruajtjen e disa vlerave dhe jane qeverite ato qe na ngushtojne hapesirat e lirise. Kam marre pjese ne cdo proteste te opozites vitin e kaluar dhe jam larguar nga aty kur ka pasur dhune, pasi si i djathte nuk e konceptoj dot dhunen kunder institucioneve. Ne ato 12 protesta kam degjuar te njejtin fjalim ne te cilin nderroheshin vetem vendet e paragrafeve. Kam degjuar premtime pa dogane dhe me shumice. Premtimi i pare per lista te hapura nuk u mbajt. Opozita nuk e pranon sistemin me lista te hapura. Bashes kjo qeveri i ka dhene kaq shume shance saqe te duket e pabesueshme. Shancin ia dhane edhe gjermanet me publikimet ne gazeten Bild, por nuk e kapi. Basha premtoi se fundmi qe teatri nuk do shembej dhe se ai eshtet vija e kuqe (deri me tani jane kaluar shume vija te kuqe) dhe nese behej ndonje pabesi do shkonte ne Surrel. Lexo kronikat e pera disa diteve dhe do ta gjesh edhe kete premtim. Por ne momentin e prishjes se teatrit nuk ishte aty. I takonte te rrinte gjithe naten, Bashes dhe jo militanteve sepse Basha eshte lideri. Prania e kujtdo nuk barazohet me pranine e liderit te jeni i sigurt per kete zoteri i nderuar. Me fjale dhe retorike nuk rrezohet nje pushtet. Ta thashe se jam edhe kunder dhunes, por mos harro se Mahatma Gandi arriti te fitoje mbi anglezet duke i dhene pavaresine Indise vetem me metoda pacifiste. Basha eshte duke e kthyer PD ne nje OJF dhe me sa duket po pretendon te behet kryeminister duke marre votat e njerezve te merzitur me Ramen dhe jo duke ia mbushur mendjen njerezve se do kete ndryshime thebesore ne qeverisjen e tij. Megjithate mendoj se Basha e ka nje shanc te fundit, te organizoje protesta ne mbare vendin dhe kryesisht ne Tirane, jo protesta te dhunshme, por protesta te zgjatura ne kohe deri ne rrezimin e qeverise. Nese nuk eshte ne gjendje ta beje kete ka vetem dy rruge, ose te ndryshoje statusn e PD duke e kthyer ne OJF, ose ta lere drejtimin e PD-se. Bera gjithe kete koment vetem per te te sqaruar se pse njerezit nuk ishin tek teatri dhe pse i kerkojne llogari Bashes. Kaq per te mos u zgjatur me shume

Skrapari18/05/2020 11:32

Z. Dritan! Shkrim shume i goditur. Te gjithe ata qe kritikojne opoziten nuk jane gje tjeter vecse disa njerez pa shtylle kurizore, thjesht krimba. Ose pjesa tjeter mbeshtetes ose bythelepire te ketij pushteti kriminal. Ose akoma me keq injorante qe nuk kane haber nga kultura dhe trashegimia kuturore( fatkeqesisht jane shumice) qe as denjojne te degjojne te mencurit ( keshtu i ka mesuar partia te gjithe jemi njelloj). Te mos kuptosh qe akti i djeshem ishte vendosja perfundimisht e diktatures eshte miopi politike. Ndaj rruga per te rivendosur demokracine eshte e thjeshte. Diktaturat shemben me dhune, me te gjitha menyrat dhe mjetet. Detyre e opozites eshte te na therase ne proteste pastaj ne do te dime si te veprojme. Nuk ka nevoje per qindra mije. Cdo dite ne shesh 3000 - 4000 protestues te rrethojne kryeministrine dhe Edvin Kelliren ta ndjekim hap pas hapi derisa ti nxijme jeten dhe ta detyrojme qe me bisht ne shale si qen i zgjebosur te zhduket nga faqja e dheut. Kjo kerkon qe secili nga ne qe perfaqesojme popullin opozitar te ndergjegjshem te mos shikojme nga ekrani cpo ndodh, por te jemi te pranishem ne aksionin opozitar. Kaq e thjeshte eshte.

Luzi18/05/2020 11:20

Nuk mbrohet teatri nga Luli dhe Mona, sepse edhe opozitarizmi i pretenduar sot, çon ujë në sjelljen në pusht-shtet të Monës... Thirrini mendjes

Shto koment

Denonco