Shembja e Teatrit/ Pse lodhja nga zemërimi na nxit të fajësojmë opozitën

Shembja e Teatrit/ Pse lodhja nga zemërimi na nxit të fajësojmë opozitën

Nga Enton Palushi - 17/05/2020

Mëngjesin e së dielës, shqiptarët zbuluan plotësisht se përse Edi Rama nuk është i shqetësuar as për shëndetin dhe as për mirëqenien e tyre. Pamjet e godinës së Teatrit Kombëtar teksa shembej në errësirën e orëve të para të ditës do të kujtohen gjatë në histori dhe do jenë ilustrim i këtyre kohërave të errëta që po kalojmë, jo për shkak të koronavirusit, por për shkak të shembjes së demokracisë, sundimit të ligjit dhe ekonomisë në vend.

Ato pamje kanë trembur edhe vetë kryeministrin Edi Rama dhe kopjen e tij të shëmtuar në bashki, dhe kjo duket qartë. Dikush mund t’i mbajë me gajret se kanë bërë një gjë të mirë, por është e qartë se Edi Rama ka firmosur fundin e tij politik me atë vendim, kurse Erion Veliaj e ka siluruar mundësinë për të bërë karrierë më tej. Pa llogaritur këtu krimet e konsumuara, që do ua ‘rezervonin’ një vend në qeli.

Rrjetet sociale shpërthyen me zemërim, në një ‘shitstorm’ që nuk është parë ndoshta që prej prezantimit të mediave online në Shqipëri. Por ndërsa shihje atë shpërthim të zemërimit online, e kuptoje se sa të rënda janë ndonjëherë efektet anësore të mediave sociale.

Fillimisht duhet thënë se mediat sociale amplifikojnë shpërthimet morale. Të gjithë algoritmet janë të projektuar për të shpërndarë gjithmonë e më shumë atë që preferojnë njerëzit për momentin, dhe statuset me zemërim moral janë në krye të listës. Studimet tregojnë se nëse bëni një postim të tillë, ai ka më shumë gjasë që të qarkullojë më shumë.
Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Por ky kthehet në problem për shkak të një fenomeni, që njihet edhe si lodhja nga zemërimi. Me fjalë të tjera, truri ynë mban një ngarkesë të caktuar zemërimi dhe më pas lodhet. Meqë këtë zemërim e shkarkojmë aty ku është më e lehtë, pra përpara ekranit të celularit, televizorit apo kompjuterit, ‘puna’ shkon dëm. Zemërimin nuk e shkarkojmë aty ku duhet ta kishim shkarkuar sot, te sheshi përpara Teatrit Kombëtar, ku ishin mbledhur një grumbull shumë i vogël njerëzish  po të llogarisësh popullsinë e Tiranës dhe sigurisht shumë, shumë më i vogël se të gjithë ata të zemëruarit online.

Dhe meqë zemërimi online është si flaka, që merr përpara gjithçka që i del, pati prej atyre që shënjestruan më shumë opozitën shqiptare, duke menduar se edhe ajo është fajtore për situatën e rëndë. Qeveria nga ana tjetër ‘fërkoi’ duart dhe u përpoq me sa të mundej të përhapte këto zëra.

Që të kuptohemi, nuk ka asgjë të keqe që njerëzit të mendojnë se opozita ka fajet e saj. Sikundër duket pak qesharake që opozita, e kompleksuar nga kjo situatë, të përdorë një retorikë groteske.

Por duhet sqaruar se nga na buron dëshira për të akuzuar opozitën në këtë situatë. Janë të paktën dy manipulime logjike (fallacies) që na shtyjnë drejt kësaj.
E para, opozitën e shohim si anën tjetër të medaljes të qeverisjes. Por disa shkojnë më larg kur mendojnë se opozita është një qeveri tjetër. Fakt është se ajo nuk ka asgjë në dorë, aq më tepër kjo opozitë që ka hequr dorë nga të gjitha pushtetet. Maksimumi i saj është fjala e lirë dhe protestat. Të dyja i ka bërë mirë. Po sikur të ankoheshim për qeverinë apo për institucionet që nuk po funksionojnë, sidomos ato të drejtësisë?

E dyta lidhet me një tendencë, sidomos në shoqëri dhe vende si i yni, për të fajësuar viktimën. Meqë pushtetit nuk kemi çfarë i bëjmë, tani duhet fajësuar edhe viktima. Dhe nuk e besoni se sa e përhapur është kultura e fajësimit të viktimës, që nga marrëdhëniet prindër-fëmijë e deri te vrasjet mafioze. Sa herë e keni gjetur veten duke thënë pas vrasjes së dikujt, se ai e ka bërë diçka dhe e meritonte? A është opozita viktimë, mund të jetë një pyetje? Sigurisht, opozitat janë viktimë e dhunës së pushtetit, mos t’ju gënjejë mendja ndryshe. Dikush humbet punën nga kjo dhunë, dikush përfundon në burg, të tjerë goditen moralisht dhe mendërisht, etj.

*
Studiuesja Antonia Malchik thotë se perceptimi ynë ndryshon rrënjësisht kur bëhemi pjesë e protestave agresive, ndryshe nga ajo që shohim në media. “Ndjen një afirmim politik,” thotë ajo. Sepse me afirmim politik zgjidhen këto situata. Vetëm zemërimi nuk mjafton.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

teater ne pedonale18/05/2020 19:47

Po keta politikane qe po ju pret barku per teatrin meqenese e paskan dashur kaq shume perse nuk i ben rikonstruksion kur ishin ne pushtet dhe sot ky i gjati nuk do kishte shansin qe ta prishte! Teatri po luhet ne shesh me regjizore partish aktoret e te ciles mendojne te ndajne rrolet duke vene ne skene pjesen "vritu o popull per karriket tona". O e mjera Shqiperi per kete klase politike qe ke, nuk ka me nga ato nena qe te pjellin burra shteti por jemi mbush me hajdute e te korruptuar qe per 5 lek shesin edhe nenen e vet. Duhet klase e re politike se me keta qe kemi dhe parardhesit e tyre kemi 29 vjet qe mashtrohemi

edvin18/05/2020 18:05

Kur isha e vogel,kam lexuar nje tregim(perralle),mos gabofsha ruse.Edhe ju mbase e dini,por e keni harruar,siç harrojme ne shqiptaret.Tregimi ben fjale per nje çoban,i cili mashtroj fshatin dy here,me thirrjet e tij nga mali per ndihme,gjoja per ujkun qe ikish sulmuar tufen e bagetise se tij ne kullose.Dy here i shkuan ne ndihme fshataret dhe dy here ai ndjehej i lumtur ,pse i genjeu ata.Heren e trete,kur ujku vertete po i priste tufen,thirrjeve te çobanit per ndihme askush nuk i besoi.Fabula e tregimit...eshte "çobani"Lulzim Basha,i cili na kerkoj falje per 17 majin e 2017-tes,pasi teatri u shemb,drejtesia u shemb,pushteti vendor u shemb.....

edvin18/05/2020 18:02

edvin18/05/2020 17:58

Skrapari18/05/2020 12:16

Ka shume komentues injorante, qe nuk dine cfare flasin. Po pse ore injorante opozita gardiane institucionesh eshte? Kur ajo nuk ka as ushtri, as polici, as gjykata e prokurori. Opozita vec fjalen ka. Ju te "nderuar" komentues dua te di ku ishit ate mengjez te shembjes se teatrit? Po ndonje dite a keni ardhur tek teatri per te mbeshtetur kauzen. Si nuk keni turp kur gjithe diten mereni me kritika ndaj liderit te opozites z. Basha. Me siguri jeni ose pseudodemokrate ose ne rastin me te mire beni punen e qeverise kriminale te Edvin Taq Sumqirit. Shkurt njerez te zinj me shpirt te qelbezuar

Opozitari.18/05/2020 09:01

Sot ne protestat e opozites nuk duhet permendur me fjala paqesore.Opozita duhet te organizoje protesta dhe fjalen tia lere popullit.Ai do te vete zgjedhe rrugen e protestes.Ndryshe me mire mblidhni 50 vete dhe bejeni me ta protesten paqesore,ndryshimi i numurit te protestuesve paqesore nuk ka asnje ndikim.Pushteti perdor dhunen si mjet te ligjshem per te realizuar qellimin.Edhe protestuesit kane te drejten e tyre te perdorin mjetet e tyre per te treguar qellimin.Kete te drejte e kane treguar protesat ne France,Greqi etj.Protestat paqesore jane si manifestimet e kohes se "qoftelargut"ku mblidheshim,nuk degjonim fare se cfare thuhej dhe mezi pritnim qe te mbaronte.

Balo Bna18/05/2020 01:02

Darling Lulëzim homo e fundosi vetë veten sot,kur kërkoi ndjesë për marrëveshjen e 17 majit të ,2017...
Domethënë sot përfundoi ajo marrveshje???????
Ouuuu...tërë këtë kohë paska mbajtur besën e Ramës ai!???
Basha ka mbyllur karrierën politike darling....
Po të vija unë në krye të opozitës do i betohesha popullit me jetën time se sikur një ditë qeveri të kisha do burgosja,pasi ti rripja nga koqet për çdo qindarkë të vjedhur ,mbi njëqind mijë njerëz....gjithë bythëqirët e këtij vendi nga PS,PD,LSI etj...Sali Berishën të parin.Edi Rama do shkonte në çmendinë kurse Erion Veliaj në bordello...
Të shikonim pastaj sa vota do merrja...
Populli shqiptar do prova...dhe bythëqiri Lul nuk ka shans t'ja japë ato...
Prandaj,po ore po ,të ulërijnë se nuk kemi opozitë...

Erald17/05/2020 23:39

O shoku po a tha vet lulka qe kish bo marveshje. Dhe qe kish bo gabim. Shoku nje
15- vjecar Ben gabime. E thot bera gabim ndersa nje i rritur mban pergjegjesi nuk ben gjoja autokritik si ne kohen e xhaxhit. Po ma pergjegjesi e iken e grric bythen.
Mase vje nje qe e Ben me mire ate pune.

Emri pak rendesi ka17/05/2020 22:47

Z. Palushi. Kam lexuar shume shkrime tuajat dhe ne pergjithesi kam qene dakord me ato qe thoni. Por sot ka nje ndryshim te madh. Ne paranteze po ju them se si qytetar, ne pergjitjesi jam ne opozite me qeverine per me teper kur ne qeveri jane te majtet pasi nuk kam piken e besimit tek ideologjia e majte. Thene kete, po merrem me shkrimin tuaj. Deziluzionimi nga PD, ose me mire nga Basha, nuk vjen nga lodhja, por nga fjalet e pambajtura. Vetem tre dite perpara vete Basha tha qe teatri eshte vija e kuqe dhe ne do shkojme ne Surrel nese teatri prishet, nese nuk e mbani mend shikoni kronikat, sot kjo gje sikur u harrua. Mbreme sipas lajmeve te syri.net, ne telefonat e militanteve te PD ka shkuar nje sms qe i ftonte te dilnin tek teatri, numri i vogel i njerezve tregon mosbesim. Por jo vetem kaq, sot shteti paksa ligjor vdiq perfundimisht e bashke me te edhe koha per retorika. Nuk mjaftojne me fjalet e bukura, duhet veprim. Me veprim, natyrisht nuk nenkuptoj dhunen, si i djathte besoj tek evolucioni dhe jo tek revolucioni, ama njerezit duhet te qendrojne ne rruge para kryeministrise deri sa te kete ndryshime thelbesore. Ne te kundert, ky vend ka marre fund. Bashes i eshte dhene shanci disa here, nuk ka ditur apo nuk ka dashur, kete mund ta shpjegojne njerezit qe jane afer tij. Dua te besoj se nuk ka ditur, por dyshimet jane te forta. Akuza me e lehte qe mund t'i behet Bashes eshte se ne momentet kruciale nuk ka qene i gatshem. Sot, momentet kruciale kane marre fund, jemi zyrtarisht ne diktature. Basha ose te vihet ne krye te protestave, ose te terhiqet dhe t'ia leshoje vendin dikujt tjeter. Dita e hene eshte vendimtare per Bashen. Nuk eshte me momenti per ta mbrojtur, por per ta nxitur. Me retorika jemi merzitur te gjithe. Edhe te majtet e ndershem. Ka vetem nje klike qe po ben cfare don me vendin dhe njerezit ndihen te pafuqishem. Duhet lidership i forte, i vendosur dhe i pakorruptueshem per te dale nga kjo spirale. Mos harro qe Gandi, me rezistence paqesore, shkaterroi sistemin kolonial ne Indi.

Zigur Qarri17/05/2020 22:26

Edhe opozita ka fajin e saj,sepse eshte më e organizuar.Mbrojtesit e Teatrit deklaruan se Teatri do te sulmohej,kete informacion e kishin marre nga njerezit e tyre ne Qeveri.Pra lufta ishte shpallur.Basha deklaroi se do ta mbroje me gjak,dhe kjo ngrohu zemrat e aktoreve.
Dy vite koh mjaftonin per te organizuar militantet e PD-s per nje sulm te papritur,kur dihet se Rama dhe Veliaj jan te pabese.Injoranca dhe servilizmi intelektual,jan dy nga faktoret qe nje komb nuk shkon perpara.Ne radhet e"rilindjes"keto dy habitate perbejn shumicen.Por problemi Qeverise se sotme eshte akoma me i komplikuar,sepse Kryeministri eshte nje i semure psiqik,me 6 vite terapi.Shembja e Teatrit nuk ka si qellim vetem miliona Euro perfitim nga Rama,zhdukjen e kultures shqipatare,por edhe zhdukjen e gjurmeve te nje afere korruptive kur ishte Edvin D'Rama Minister Kulture.Akuzes se Fatos Lubonjes,peversi D'Rama nuk i eshte pergjigjur akoma!“F.Lubonja,dikur mik i Edi Ramës, kujton që kur ky i fundit ishte pedagog i Institutit të Arteve, bashkë me të ngjashmit e tij, dhanë në
mjediset e këtij universiteti një kioskë me qera, ku në këmbim pronari u jepte drekatdhe darkat falas. Madje siç ndodh rëndom- kujton Lubonja- kjoska ku tregtohej paçe dhe fasule, u zbukurua në mure edhe me pikturat e Edi Ramës.Kur u bë ministër Kulture në 1998 dhe
kishte më shumë në dorë, ai i dha ambjentet e Akademisë si lokal, “House of Arts”, për mikun e tij, sot deputet i PS, Fidel Ylli.Por, Lubonja tregon edhe një histori tjetër sinjifikative (të shoqëruar me dokumenta)që zbulon mendësinë e vërtetë të kryeministrit aktual
: batakçillëkun e tij me Bingo Yllin, e futur në Teatrin Kombëtar, që Rama sot do ta shembëpër të humbur gjurmët. Sipas Ligjit të kohës, për sipërfaqet që i kalonin mbi 500 m2, dhënien me qera të njëinstitucioni duhet ta firmoste Ministria e Ekonomisë. Por ç’bëri Rama si
ministër kulture? Falsifikoi dokumentat, nga 575 m2 në më pak se 500, dhe e nënshkroi vetë kontratën që i lejonte Bingo Yllit të ushtronte aktivitet tek Teatri Kombëtar. Cili qe rezultati? Nga 74 mijë USD në vit që përfitonte teatri, me kontratën e Ramës merrte vetëm 4 milionë
lek në vit”!Ne nje Shtet normal Rama duhet te ishte ne burg tani,por fatkeqsisht Shqiperia eshte Shtet diktatorialo mafioz,ku ligjet nuk fuksionojn,sepse institucionet shtetrore jan marre peng nga nje bande gangsterash.Historia perseritet.

Shqiptari17/05/2020 21:49

FAJESOJME OPOZITEN???!!!!
PO PSE O PALUSH? NE 2017 KUSH NA E MBYLLI "CADREN E LIRISE", "CADREN E DEMOKRACISE"!!! DHE SHKOI BERI QEPALLA DHE MARREVESHJEN TEK HALET E KRYESISE SE KUVENDIT ME RAMEN?? KUSH E BERI? NE? NE TE LODHURIT NGA PRITJA? NE TE MERZITURIT NGA RRASKAPITJA? APO QE BESUAM TEK OPOZITA??
A KA DEMOKRACI NE PD?
A KA DEMOKRACI TEK LSI? E LE POSTIN BURRI DHE E MERR GRUAJA??
A KA DEMOKRACI NE NDONJE PARTI TJETER OPOZITARE NE SHQIPERI?? I KANE MARRE PARTITE KUR ISHIN NGA 27-28 VJEC, DHE I KANE PRIVATIZUAR E TANI JANE PO ATA KRYETARE, POR TASHME TE THINJUR, GJYSHER QE NUK SHQITEN NGA PARTITE PRIVATE!!!!
PRANDAJ JEMI SOT KETU, O PALUSHI!!!!
PRANDAJ NUK I BESON ME ASKUSH KESAJ OPOZITE, O PALUSHI!!!!
OPOZITA KA RENE DAKORD PERSERI ME RILINDASIT DHE RAMEN QE TE MOS E NDRYSHOJNE SISTEMIN AKTUAL ZGJEDHOR, O PALUSHI!!! POR TE JETE PERSERI SISTEMI AKTUAL ME LISTAT E MBYLLURA TE KRYETAREVE, ME LISTAT E MIQEVE, SHOKEVE, OLIGARKEVE, MOTRAVE DHE VELLEZERVE, KUNATAVE E KUNETERVE!!!
SOT VENDI KA NEVOJE PER NJE OPOZITE TE RE, PER NJE FORCE TE RE POLITIKE TE PAPERLYER, TE PAPERFOLUR, PA MASKARENJ, ME NJEREZ ME DINJITET DHE PERSONALITET, ASHTU SI LVV E ALBIN KURTIT NE KOSOVE, O PALUSHI!!!
ME PERSONALITETE, QE KUR TE DALE NE DEBAT TELEVIZIV ME RIVALET, TE MOS I THOJE ASKUSH, TI JE KESHTU E TI JE ASHTU, TI KE BERE KETE E TI KE BERE ATE, TI KE VJEDHUR KAQ E KE MARRE KAQ!!!
SHQIPERIA KA PLOT NJEREZ TE TILLE. BESOJ SE NJE NGA ATA JE EDHE TI. POR DUHET TE VENDOSET PATJETER SISTEMI ZGJEDHOR PROPORCIONAL KOMBETAR ME LISTA TE HAPURA. KY SISTEM I VENDOS TE GJITHE SURRETET DIREKT PERBALLE POPULLIT!!! POPULLI LE T'I ZGJEDHE DHE JO KRYETARET!!!
A JE DAKORD?
POR QE TE DALE KJ

kuti 17/05/2020 21:46

Jam dakord me ty or mik, por qe te thuash se nuk ishin me shume se pesedhjete vete qe mbronin teatrin ( duke pas pasasysh numrin e banoreve te Tiranes, e duke dashur t'ia ngarkosh atyre fajin, nuk eshte e moralshme ) tregon se opozita nuk arriti te mbledhe me shume, apo...... nuk deshI !?. Kjo mund te shikohet me vone, por fakti eshte se opozita nuk e beri kete! Nuk mund tu kerkkosh njerezve te dalin te mbrojne teatrin kur opozita nuk i dha nje shenje popullit te Tiranes, per te mbrojtur teatrin! Dihet historikisht se pa nje udheheqeje te vendosur njerezit nuk angazhohen, sepse me nje opozite te tille askush nuk ka besim.Ky yeshte rezultati! Per kujtese;.. sa here qe opzita ka nisur nje proteste te gjithe njerezit jane pergjigjur, por nga kjo asgje nuk ka ndodhur sepse opzita nuk e ka çuar deri ne fund aksionin e saje dhe keshtu besimi bie! Jo i dashur mik, asnje popull ne bote nuk eshte ngritur pa patrur nje udheheqje! Nuk mund te dalin njerezit ashtu kot sepse ndejehen te braktisur! Imagjinojme se sejcili do dilte te proteste per llogarri te vet! ¨Peveç se mishmash dhe shtypje nga focat e policise, asgje nuk ndryshonte! Pra; mik dashur kurseja popullit te Tiranes, e gjithe shqiptareve kritikat, e mos u bej mbrojtes te asaj qe nuk mbrohet! Basha me marreveshjen e 17 majit te 2017 me hajdutin, tradhetoi elektoratin e djathte, e bashke me te gjithe shqiptaret qe enderrojne nje jete ne demokraci si te gjithe kombet e tjera evropiane! Nuk e di qellimin tuaj te kesaj ana-lize, por nuk ke thene asgje ne sherbim te demokracise agonizante shqiptare! Tung!

Zigur Qarri17/05/2020 21:38

Edhe opozita ka fajin e saj,sepse eshte më e organizuar.Mbrojtesit e Teatrit deklaruan se Teatri do te sulmohej,kete informacion e kishin marre nga njerezit e tyre ne Qeveri.Pra lufta ishte shpallur.Basha deklaroi se do ta mbroje me gjak,dhe kjo ngrohu zemrat e aktoreve.
Dy vite koh mjaftonin per te organizuar militantet e PD-s per nje sulm te papritur,kur dihet se Rama dhe Veliaj jan te pabese.Injoranca dhe servilizmi intelektual,jan dy nga faktoret qe nje komb nuk shkon perpara.Ne radhet e"rilindjes"keto dy habitate perbejn shumicen.Por problemi Qeverise se sotme eshte akoma me i komplikuar,sepse Kryeministri eshte nje i semure psiqik,me 6 vite terapi.Shembja e Teatrit nuk ka si qellim vetem miliona Euro perfitim nga Rama,zhdukjen e kultures shqipatare,por edhe zhdukjen e gjurmeve te nje afere korruptive kur ishte Edvin D'Rama Minister Kulture.Akuzes se Fatos Lubonjes,peversi D'Rama nuk i eshte pergjigjur akoma!“F.Lubonja,dikur mik i Edi Ramës, kujton që kur ky i fundit ishte pedagog i Institutit të Arteve, bashkë me të ngjashmit e tij, dhanë në
mjediset e këtij universiteti një kioskë me qera, ku në këmbim pronari u jepte drekatdhe darkat falas. Madje siç ndodh rëndom- kujton Lubonja- kjoska ku tregtohej paçe dhe fasule, u zbukurua në mure edhe me pikturat e Edi Ramës.Kur u bë ministër Kulture në 1998 dhe
kishte më shumë në dorë, ai i dha ambjentet e Akademisë si lokal, “House of Arts”, për mikun e tij, sot deputet i PS, Fidel Ylli.Por, Lubonja tregon edhe një histori tjetër sinjifikative (të shoqëruar me dokumenta)që zbulon mendësinë e vërtetë të kryeministrit aktual
: batakçillëkun e tij me Bingo Yllin, e futur në Teatrin Kombëtar, që Rama sot do ta shembëpër të humbur gjurmët. Sipas Ligjit të kohës, për sipërfaqet që i kalonin mbi 500 m2, dhënien me qera të njëinstitucioni duhet ta firmoste Ministria e Ekonomisë. Por ç’bëri Rama si
ministër kulture? Falsifikoi dokumentat, nga 575 m2 në më pak se 500, dhe e nënshkroi vetë kontratën që i lejonte Bingo Yllit të ushtronte aktivitet tek Teatri Kombëtar. Cili qe rezultati? Nga 74 mijë USD në vit që përfitonte teatri, me kontratën e Ramës merrte vetëm 4 milionë
lek në vit”!Ne nje Shtet normal Rama duhet te ishte ne burg tani,por fatkeqsisht Shqiperia eshte Shtet diktatorialo mafioz,ku ligjet nuk fuksionojn,sepse institucionet shtetrore jan marre peng nga nje bande gangsterash.Historia perseritet.

t17/05/2020 21:32

Futja pordhes sa te kaloje edhe kjo nate.

Shto koment

Denonco